Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajshtajni ka një përgjigje për ata që bëjnë të njëjtën gjë e të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Ajshtajni ka një përgjigje për ata që bëjnë të njëjtën gjë e të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme
Komente

Ajshtajni ka një përgjigje për ata që bëjnë të njëjtën gjë e të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme

Published: October 7, 2024
Shpërndaje

Nga viti 2015 e këtej janë zhvilluar pesë palë zgjedhje të “erës Rama”. Dy parlamentare dhe tri vendore. Të pesta i ka fituar PS-ja. Shto këtu fitoren e saj të thellë të ardhjes në pushtet në vitin 2013, bëhen gjashtë radhazi. Duke vendosur një rekord. Me gjasën për t’u thelluar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërsa nuk kanë mundur të fitojnë asnjë trofe gjithë këto vite, të frustruar nga dështimet, krerët e PD-së kanë investuar narrativën e pamundësisë së fitores me Edi Ramën kryeministër. Narrative e cila, në përsëritjen e saj nga zgjedhjet në zgjedhje ka ushqyer mitin e pathyeshmërisë së tij.

“Alternativa” e PD e rikthimit në pushtet me të njëjtët e njerëz e filozofi, duke u mbështetur në konsumimin e qeverisë, përveçse cinike, është edhe pa shanse për të fituar. Njerëzit i largohen qeverisë por nuk shkojnë te një opozitë që paraqitet me ofertën “ose na rivotoni përsëri neve që kemi qenë në timon, ose vrisni veten”. Kjo është fotografia elektorale në Shqipërinë e sotme. Shumica e njerëzve janë kundër qeverisë, por nuk janë me PD-në.

- Publicitet -

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 opozita bëri testin e gjendjes së re të krijuar nga lëvizja e Foltores dhe Rithemelimit që ndërmori Berisha në sfidë të sanksionimit të tij nga SHBA dhe Britania e Madhe. Berisha refuzoi propozimin e Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit, që drejtonin atë që quhej PD zyrtare, për të dalë në zgjedhje me kandidatë të përbashkët nën siglën e PD-së ku shumica dërrmuese e tyre do të ishin mbështetës të Berishës dhe pjesëtarë të Rithemelimit.

Berisha me koalicionin e tij regjistroi humbjen me të thellë në historinë e opozitës edhe pse PD zyrtare e Alibeajt mbeshteti kadidatët e Rithemelimit në shumicën dërmuese të bashkive.

PD e Berishës tashmë po starton sërish në termat e fatalitetit dhe justifikimit të humbjes. S’ka pak kohë që në joshjen e kapjes dorë për dorë me Ramën, kryesisht kundër SPAK dhe drejtësisë së re, PD e Berishës festoi reformën zgjedhore konsensuale me PS. Si pakuptuar edhe dy autogolat e pësuar nga kjo reformë.

Pas tryezës që ktheu paqen mes dy kampeve, ka ndodhur edhe që një numër i konsideruar i bandave që kanë vepruar në fushata elektorale janë goditur e vazhojnë të goditen nga SPAK dhe gjykatat. Kryetari i SPAK, zoti Dumani, ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij do të dalë në dhjetor me një projekt të mbrojtjes së zgjedhjeve nga çdo formë e krimit zgjedhor, një akt ky i përgjegjësisë konkrete që merr përsipër SPAK.

Rama ngjan të jetë i ndërgjegjshëm se dinamika e krimeve elektorale po del nga shtati i praktikave rutinë; se nuk do ta ketë më siç e ka patur dhe sa e ka patur mbështetjen e bandave. Ndaj shihet se për të mbushur boshllëkun e krijuar po kërkon zgjidhje të reja, me “duar të pastra”.

Në të kundërt, PD po riciklon gjithë qëndrimet dhe terminologjinë e vitit 2017 dhe 2019 në një déjà vu që në fakt është e vjetër në PD-në e drejtuar prej Berishës dhe nuk ka dhënë kurrë rezultate.

Ajshtajni ka një përgjigje për ata që bëjnë të njëjtën gjë e të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme.

Tundimet për t’i rënë përsëri nga mali lexojnë ndër të tjera zhgënjimin e Berishës me pritshmëritë që ka ngritur Rama kur palët u ulën e shtrënguan duart për reformën zgjedhore dhe sakaq morën sinjalet e korigjimit të drejtësisë së re nga një “drejtësi tjetër e re”, përmes superkomisionit “Xhafaj” me mandat përtej legjislaturës. Iluzion!

Drejtësia e re as mund të kapet, as mund të tjetërsohet e ndalet. Pavarësisht pengesave. Ajo është fuqia vendore në një betejë për sundimin e ligjit me mbështetje amerikane dhe europiane. Zaret e kësaj beteje janë hedhur dhe nuk i tërheq dot asnjë aktor politik.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?