Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AKSHI: E-Albania, nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > AKSHI: E-Albania, nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare
Ekonomi

AKSHI: E-Albania, nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

 

 

Në sqarim të lajmit, publikuar në media për një bashkëpunim mes portalit e-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI, bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

- Publicitet -

Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare. Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke.

AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot  e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.

Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë.

Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit.

Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online të njëjtat lehtësira që gjejnë për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron sot e-Albania.

Janë 1226 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike, të cilat që nga 1 maj i këtij viti merren tërësisht online, që nga aplikimi deri në marrjen e dokumentit administrativ final me vulë elektronike ose nënshkrim elektronik.

Disa nga këto shërbime referuar dhe bazës ligjore për ofrimin e tyre nga institucioni që i ofron ato kanë pjesë të procesit të marrjes së shërbimit dhe kryerje pagese.

Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh.  Ky bashkëpunim i AKSHI-t me bankat po hyn në këtë fazë të dytë me qëllim për ta zgjeruar e shtuar edhe më tej numrin e bankave që ofrojnë pagesa online për shërbimet elektronike; për lehtësimin e mëtejshëm të procesit të këtyre pagesave si dhe për të siguruar verifikime edhe më të shpejtë nga c’janë aktualisht, të këtyre pagesave, – thuhet në një deklaratë të AKSHI për mediat.

i.b. / dita

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 2:35 am

    Po nuk ka lidhje thoni ju tani dhe mbas nje viti do dilni dhe do na thoni se te dhenat tuaja jane hakeruar.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 23, 2022 at 5:21 am

    Id dixhitale e unifikuar me nje kriptomonedhe apo para dixhitale nga Banka e Shqiperise. Ne ju a kemi thene kohe me pare, dhe jane hapat e para te survejimit dhe kufizimeve drastike ne perdorimin e parase suaj, ne baze te pikeve sociale. Do ju kufizojne se c’fare mund te blini, ku do ta blini e kur do ta blini. Ky eshte plani i WEF dhe sustainable development agenda 2030 e UN ne Progress. Shqiperia eshte e shitur plotesisht te axhenda nga qeveria e saj.

    World Economic Forum Annual Meeting 1/11
    World Economic Forum Annual Meeting
    Davos-Klosters, Switzerland, 22 – 26 May 2022
    As of 18 May 2022
    List of confirmed Public Figures

    https://www3.weforum.org/docs/WEF_AM22_List_of_confirmed_PFs.pdf

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?