Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë – deri tani 39 viktima, shumë të lënduar. Sipas Ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi. Një numër i madh forcash shpëtimi janë në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit e bllokuar nga rrënojat. Arsyet e tragjedisë të paqarta.
Pamjet televizive dhe të telefonave celularë tregojnë përmasat e katastrofës: Pasagjerët përpiqen të çlirohen nga vagonët e përmbysur me duar, duke hapur rrugën përmes dritareve të thyera. Tmerri shihet në fytyrat e tyre. “Papritmas gjithçka u errësua, isha ulur në fund të vagonit, gjithçka po rrotullohej, nuk dija më ku isha, njerëzit bërtisnin dhe valixhet po binin mbi ne”, tha një grua e re për televizionin spanjoll.
Spanja krenohet me rrjetin më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në Evropë, me një gjatësi prej 4,000 kilometrash. Trenat e saj me shpejtësi të lartë janë të njohur për besueshmërinë dhe komfortin, një fakt për të cilin vendi është krenar. Vitin e kaluar, 40 milionë pasagjerë përdorën shërbimin hekurudhor me shpejtësi të lartë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Spanjë, ku në një postim në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin me popullin dhe Qeverinë e Spanjës.
Reagimi i plotë:
I dashur Pedro,
Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje.
Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur pasi vagonët e fundit të një treni Iryo, i cili ishte nisur nga Malaga me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë Adamoth. Si pasojë, një tren tjetër i kompanisë Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me vagonët e dalë nga shinat.
Dear Pedro @sanchezcastejon
He recibido con profunda tristeza la noticia del trágico accidente ferroviario ocurrido en Adamuz.
En nombre del pueblo de Albania y en el mío propio, quiero expresar mis más sentidas condolencias a las familias de las víctimas y mi solidaridad con…
— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2026
Duke folur për shkaqet e mundshme të aksidentit, ministri Puente theksoi se ato mbeten ende të panjohura dhe se zbardhja e plotë e ngjarjes do t’i lihet Komitetit të Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore. Ai shprehu habinë për rrethanat e tragjedisë, duke vënë në dukje se treni Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç.
Gjithashtu, Puente nënvizoi se linja hekurudhore ku ndodhi aksidenti ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa segmenti ku ndodhi përplasja është një pjesë e drejtë e linjës.
j.l./ dita
