Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Mamurras-Fushë Krujë.
Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij.
Fillimisht ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
o.j/dita
