Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksident në afërsi të Saukut: Kamioni çan barrierat dhe bie nga lartësia, 1 i vdekur, 2 të plagosur, dyshohet egjiptianë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksident në afërsi të Saukut: Kamioni çan barrierat dhe bie nga lartësia, 1 i vdekur, 2 të plagosur, dyshohet egjiptianë
KronikeLajmi i fundit

Aksident në afërsi të Saukut: Kamioni çan barrierat dhe bie nga lartësia, 1 i vdekur, 2 të plagosur, dyshohet egjiptianë

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në zonën e Saukut ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:20, një kamion me pompë betoni është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe ka rënë nga pjesa e sipërme e rrethrrotullimit në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

- Publicitet -

Nga aksidenti, njëri prej personave që udhëtonte në kamion ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion nuk janë identifikuar ende, ndërsa po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë apo pasagjeri, pasi njëri prej tyre ndodhet i shtruar në spital.

Këta dy persona që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, i cili është transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që sollën këtë aksident tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • nastradini says:
    July 22, 2026 at 5:25 pm

    POLICIA SI ZYRE STATISTIKE PERMORTORE, KU ESHTE SHTETI?

    Nuk e di se ka ndonje vend tjeter ne Bote ku policia e shtetit vetem numeron te vdekurit pas cdo aksidenti dhe ASKUSH nga shteti nuk i jep pergjigje pyetjes:

    PSE JANE CARE BARRIERAT METALIKE MBROJTESE SIKUR TE ISHIN PREJ KARTONI, KUSH I KA PROJEKTUAR, KUSH I KA MONTUAR, KUSH I KA CERTIFIKUAR, QE POLICIA TE NUMEROJE PASTAJ TE VDEKURIT SI NJE ZYRE STATISTIKE PERMORTORE PER FAQE TE ZEZE?

    njashtu:

    Sic ndodhi kur plasi BUMJA e Gerdecit, kur injoranca ne drejtimin e shtetit dhe lakmia per te fituar para nga baruti i predhave te Enverit, Sali Berisha vrau 26 femije dhe prinder dhe kur Presidenti Bamir Topi ja kishte futur me gjume ariu bashke me SHIK e tij dhe deklaroi pa piken e turpit se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes si nje President FAQEZI,

    njashtu:

    Sic ndodhi kur nje PALO termet prej me pak se 6 ballesh i rezoi pallatet e Rilindjes ne Thumane, Durres, Plazh dhe Tirane sikur te ishin prej balte dhe rere duke lene poshte betonit 56 fakire qe i kishin besuar Rilindjes se Edi Rames banesat dhe jeten e tyre, por qe injoranca ne drejtimin e shtetit i denoi me vdekje pa asnje meshire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?