Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.
Mjeti tip “Volswagen” drejtohej nga shtetasi Xhuljan Çela, i cili është plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore dhe ekspertët janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.
o.j/dita
