Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Prrenjas-Librazhd.
Mësohet se nga aksidenti është përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 në vendin e quajtur ‘Ura e Xhyrës’.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Kamioni i përmbysur ka bllokuar të gjithë gjerësinë e rrugës, duke paralizuar kështu totalisht kalimin e mjeteve të tjera.
j.l./ dita
