Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas në Korçë mbrëmjen e së premtes. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës, në aksin Korçë-Pogradec.
I lënduari është transportuar në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.
o.j/dita
