Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
KronikeLajmi i fundit

Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Gazetarja investigative e “Fiks Fare”, Kamila Xhakaj, ka thyer heshtjen pas aksidentit të rëndë me motor që pësoi më 7 tetor, vetëm pak orë pas përballjes me Belinda Ballukun, së cilës i kishte kërkuar përgjigje për kërcënimet e denoncuara nga dëshmitarja e SPAK, Mirzeta Kashnica.

Në reagimin e saj publik, Xhakaj ka zbardhur dinamikën e aksidentit, duke treguar se një automjet i zi i kishte prerë papritur rrugën pranë Kastratit, përballë QTU-së, në orën 09:40 të mëngjesit.

“Një makinë e zezë më doli përpara. Kisha një furgon në të majtë, ndërsa makina më preu rrugën duke frenuar vetëm pak metra larg meje, me idenë për të marrë karburant. Një manovër e tij nga tri korsi në të majtë, drejt meje në të djathtë, dhe një frenim që nuk më la as kohë të reagoja. Nuk kisha ku të shkoja: furgonin në të majtë, barrierën e rrugës në të djathtë. Frenimi me dorë dhe këmbë njëkohësisht nuk mjaftonte më. Mbaj mend vetëm përplasjen dhe pastaj tokën. Për pak sekonda, humba ndjenjat”, rrëfen gazetarja.

- Publicitet -

Sipas saj, drejtuesi i automjetit kishte ndaluar pas përplasjes, por nuk i ishte afruar për ta ndihmuar. Xhakaj përshkruan momente të rënda, gjatë të cilave mezi merrte frymë, ndërsa një djalë i panjohur i qëndroi pranë dhe i mbajti dorën deri në mbërritjen e ndihmës.

Por ajo që tërheq vëmendjen është pasiguria që vetë gazetarja shpreh për rrethanat e ngjarjes.

“Nuk e di nëse ishte thjesht pakujdesi njerëzore apo një nga ato raste që të bëjnë të mendosh për planin e Zotit. Uroj dhe shpresoj të ketë qenë thjesht një aksident nga pakujdesia e personit që më preu rrugën. Aksidenti është nën hetim dhe do të shqyrtohet nga ekspertiza. Pasi të dalë përfundimi, çdo gjë do të dalë në dritë.”

Kjo deklaratë vjen pas një kronologjie që ka ngritur pikëpyetje.

Vetëm disa orë përpara aksidentit, Xhakaj ishte përballur me Belinda Ballukun për investigimin mbi dëshmitë e Mirzeta Kashnicës, e cila ka denoncuar kërcënime dhe presione në lidhje me hetimet e SPAK.

Balluku nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetares, ndërsa gjatë përballjes pretendohet se e shtyu atë dhe më pas nxori telefonin për të filmuar grupin televiziv.

Pak orë më vonë, gazetarja përfundoi në Spitalin e Traumës me fraktura, pas një manovre të papritur të një automjeti që, sipas rrëfimit të saj, i preu rrugën nga tri korsi larg.

Rastësi apo një kronologji që kërkon verifikim më të thelluar? A ishte manovra e drejtuesit të automjetit thjesht pakujdesi? Përse ai frenoi vetëm pak metra përpara motorit? A është identifikuar drejtuesi dhe a janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë?

Ngjarja rikthen në vëmendje edhe rastin e gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili më 3 nëntor 2021 kishte depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj Belinda Ballukut, përpara se të humbiste jetën pas rënies nga kati i katërt i banesës së tij. Vdekja u trajtua fillimisht si vetëhedhje dhe Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa familjarë dhe persona të afërt ngritën dyshime për rrethanat. Nuk është provuar ndonjë lidhje me kallëzimin.

Në rastin e Kamila Xhakajt, ende nuk ka një përfundim zyrtar që të përcaktojë plotësisht përgjegjësitë dhe rrethanat e aksidentit.

Marrë nga faqja “Reforma”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andi says:
    October 9, 2026 at 6:37 pm

    Eshte fakt I njohur tashme qe Balluku ka shume gjynahe per të lare per shkeljet qe ka bere ne kohen qe ishte zv/kryeministre. Keto I takojne drejtesise per t’i zgjidhur.
    Tani del dikush dhe akuzon per tentative vrasjeje perseri Ballukun. Kjo nuk shkon dhe mendoj qe eshte teresisht e pavertete.
    Duke patur nje mal me akuza mbi shpine, Ballukut as qe I shkon ne mendje te vrase apo demtoje nje gazetare investigative.
    Shtrydheni gaxetaten dhe do te dale qe nuk ka asnje lidhje me Ballukun.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      October 9, 2026 at 6:39 pm

      I intereson qe cke me të
      Se heshtin t tjerët nga frika

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?