Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, pritet të ashpërsohet masa për autorin, do akuzohet për “vrasje me dashje”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, pritet të ashpërsohet masa për autorin, do akuzohet për “vrasje me dashje”
KronikeKryesore

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, pritet të ashpërsohet masa për autorin, do akuzohet për “vrasje me dashje”

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, më 2 gusht.

Balkan Web ka mësuar se ndaj Tases do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”, ndërsa më herët ai u akuza për “vrasje nga pakujdesia”.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

- Publicitet -

Arjan Tase, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, i cili drejtonte gomonen që përplasi për vdekje një fëmijë në plazhin e Potamit rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë.

Tase nuk është shpallur i pafajshëm nga gjykata, por prokuroria e ka pushuar çështjen.

Kjo ka ndodhur për faktin se Prokurori i Çështjes Maksim Sota është arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe trafik droge.

Ngjarja e ndodhur në 2020

Më datën 03.10.2020 në kontrollin e monitorimin ajror nga Guardia di Finanza në territorin që mbulonte si shef komisariati Arjan Tase janë konstatuar 6690 rrënjë kanabis ne Vranisht, Bashkia Himarë.

Me vendim të Gjykatës Vlorë nr. 299 datë 13.12.2020 është caktuar masë sigurimi personal për A. Tasen “Pezullim te ushtrimit të një detyre ose sherbimi publik” .

Bazuar në vendimin e Gjykates Apelit Vlorë nr 60 datë 06.01.2021, e cila ka ndryshuar statusin e këtij punonjësi nga pezullim të ushtrimit publik, në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore Vlorë.

Bazuar në këtë vendim në datë 18.01.2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor i këtij punonjësi. Po kështu çështja është pushuar vetëm për këtë punonjës nga prokurori ndaj ishte përsëri në punë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • kaltra says:
    August 4, 2022 at 12:12 pm

    Koston e një shteti të kalbur ,të kapur nga krimi e pagoi një ëngjëll i pafajshëm.Edhe prapë kanë fytyrë dhe e cilësojnë “vrasje nga pakujdesia”.Nuk kanë turp dalin edhe ca nëna ,ministresha e Ramës apo gruaja e Çuçit dhe na thonë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në botë.Flasin sepse nuk ndjejnë dhimbjen e shpirtit të prindërve të vajzës dhe duan të justifikojnë qëndrimin në kolltukun ministror për të vjedhur akoma se nuk kanë të ngopur hijenat.
    Nuk jam e djathtë jam popull që çdo ditë na e keni nxirre dhe vazhdoni ta bëni ju politikanë të urryer të majtë e të djathtë.Kur do tju vijë dita të jepni llogari dhe të dorëzoni gjënë e vjedhur …

    Reply
    • korçari says:
      August 4, 2022 at 3:37 pm

      Drejtesia duhet te jete e pameshirshme per kete palo oficer pasi me mendjemadhesine e tij tregoi se nuk eshte i vetem por ka nje pjese te mire ne rradhet e policise qe e kosiderojne vehten mbi ligjin dhe jane te zhveshur nga çdo ndjenje humane edhe kur kryejne krim flagrant.Masat e rrepta duhen te vazhdojne dhe me thelle pasi atje fillon krijimi i mentalitetit te “te paprekshmit”.Mjaft me .

      Reply
  • Pilo Lala says:
    August 4, 2022 at 12:27 pm

    Kush e di, kur eshte bere polic ky tipi, nga eshte?
    Ky duket nje mafioz i rregjur, me mbeshtetje politike.
    Ka qene aq i forte ne mbeshtetje, sa ka hequr akuzen e Prokurorise per kanabisin e mbjelle ne Vranisht.
    Jam i sigurt qe e ka ditur, dhe priste te marre pjesen.

    Reply
  • Celo Mezani says:
    August 4, 2022 at 12:56 pm

    Me kete akuze ky del i pafajshem. Ne paste ndonje Gjykates me ndergjegje te paster kete e denon me 5 Vjet burg (pra denimin max per Nenin e meparshem), plus sekuestrim pasurie dhe 10 milione euro demshperblim. Kur te dale pas nje viti e gjysem nga burgu, plumbin ballit.

    Reply
    • Beni says:
      August 4, 2022 at 5:31 pm

      Nga koka duket nga Tepelena
      Ne Shqiperi policet jane ose nga fshatrat e Mirdites ose nga fshatrat e Laberise Skraparllinjte e Mallakastriotet behen kapterra ne ushtri ndersa Malesia e Shkodres (Dukagjini) bashke me Tropojanet jane ne garde Ky nuk duket verior
      Eshte 100% tepelenas

      Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    August 4, 2022 at 3:23 pm

    Vrasje me dashje duket pak e rende. Qe ky person ka pasur qellim te vrase nje femije nuk me duket fort e sakte. Ky eshte nje aksident tragjik por jo vrasje me dashje.

    Reply
    • Nuk dua të bëj juristin se nuk e bëj dot. says:
      August 4, 2022 at 6:05 pm

      Akuza; vrasje me dashje — jo e saktë, mendoj të ngarkohet me një akuzë disi ndryshe të quajtur, por masa e vuajtjes së denimit t’i jepet në maksimum si ajo e vrasjes me dashje madje më shumë.

      Reply
  • Nje tjeter njeri says:
    August 4, 2022 at 4:49 pm

    Qytetarit te zakonshem dhe gjithe qytetareve te tjere qe duhet te jene me te pergjegjshem kur flasin publikisht.
    Eshte vrasje me dashje
    e paster…pse?
    Sepse pa dashje apo aksident quhet kur je ne rruge ku lejohet qarkullimi I automatically dhe aksidentalisht nuk funksionon dicka dhe ky quhet aksident…
    Ai monstra ka bere vrasje me dashje dhe jo nga pakujdesia sepse…
    Ai me dashje dhe me ndergjegje ka hyre ne ambjentin ku nuk lejohet hyrja e mjetit…
    Me dashje dhe me pergjegjesi ka kryer manover qe eshte e jashteligjshme dhe e ka kryer me dashje …jo pa dashje…dhe per pasoje ka kryer vrasje me dashje…aksidenti kandodhur ne nje ambient ku nuk lejohet hyrja e mjrteve lundruese…PIK. KRIM I O
    PASTER ME DASHJE.
    Me ate logjike I bie qe edhe nje kamikaz me automjet hyn ne nje supermarket ku nuk lejohet hyrja e automjeteve dhe I shtyp te gjithe…pa me thuaj…eshte aksident pa dashje…???

    Reply
    • Qytetar i zakonshem says:
      August 5, 2022 at 4:42 pm

      Mendoj se ndryshon ai qe ka si qellim vrasjen , kamikazi , me ate qe nuk respekton tabelat e qarkullimit. Por mbase ju gjykoni nen emocionin e faktit se viktima eshte nje femije.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?