Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ndalet kokaina në Portin e Durrësit, 45 kg brenda mishit nga Brazili
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nuk ndalet kokaina në Portin e Durrësit, 45 kg brenda mishit nga Brazili
KronikeKryesore

Nuk ndalet kokaina në Portin e Durrësit, 45 kg brenda mishit nga Brazili

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Një aksion antidroge është duke u zhvilluar në portin e Durrësit.

Mësohet se një kontejner i ardhur nga Amerika Latine është duke u kontrolluar. Kontrolli është urdhëruar nga partnerët ndërkombëtarë.

Paraprakisht bëhet me dije se brenda janë gjetur rreth 45 kg kokainë.

- Publicitet -

Kontejneri në të cilën është fshehur lëndë narkotike ka ardhur me ngarkesat me mish pule nga Brazili.

Kjo është ngarkesa e radhës e kapur në Durrës.

Vetëm një muaj më parë në port u kapën 59 kg kokainë, në dy çanta. Sasia u zbulua në anijen Unistream, e ngarkuar me qymyr, ndërsa ishte nisur nga Kolumbia.

Policia ka dhënë detaje për kapjen e një sasie kokaine në portin e Durrësit, mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës – Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”.

Operacioni, nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit.

Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Nje qytetar i çuditur says:
    June 15, 2022 at 8:59 pm

    Mir mer vlla e marr vesh drogen ne kontejnerin e mishit nga Brazili, po nuk marr vesh perse duhet me ble mish nga Brazili, Jane mbaruar bagtia ne Shqiperi, apo ekonomise se Rilindjes te Mesuesit te Vizatimit i del me mire ta bleje mishin deri ne p&dh te s’emes sesa te subvencionoje rritesit vendas. Apo keshtu nuk i del se nuk ka si e fut drogen brenda. Hajt me hajer dhe ju boft mire gjeli i detit.

    Reply
  • XXXL says:
    June 15, 2022 at 11:26 pm

    Vjen mish nga Brazili nje nga vendet me getot me te medha dhe me varferat ne bote, me shume kushton transporti se mishi.
    Polici leshi kap ato qe i raportojne shtetet e tjera dhe eshte e detyruar t’a beje, pa le kur vjen qymyr edhe nga Kolumbia.
    Ballkani eshte i mbytur me qymyr, mafiozet pasi mbarojne pune me dergesat e droges e rieksportojne qymyrin te shoqeruar me kanabis etj.
    Ai psikopati Ed del e ben gjoka sic eshte rasti qe ka shkuar per kryeshnosh ne Ukraine.
    Hajde o Ed Droga, hajde ore narko-shtet, Saliu na nxiu nje faqe ti na i ke nxire jo vetem te dyja faqet por komplet si shqiptar, jemi me damke e te matrikulluar ne Evrope dhe ne Bote, vendi kryesor per tranzit, perdorim e prodhim droge.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues
  • Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?