Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr.1, pak ditë më parë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari. Kallëzimi është bërë pas aksionit të qeverisë për ndërtimet pa leje.
Kallëzimi ka të bëjë me katetet shtesë pa leje të një kompleksi pallatesh që po ndërtohet nga Salillari në zonën e Farkës në Tiranë, që u denoncua vetë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit i vuri në dispozicion dy opsione biznesmenit për shtesat pa leje, deri në sekuestrimin e plotë nga shteti, që sipas vendimit të qeverisë më pas do të përdoret për interesa publike.
Salillarri është kështu biznesmeni i parë qe vendoset përpara drejtësisë dhe mbetet për t’u parë nëse do t’i bashkohen edhe të tjerë.
Së fundmi qeveria ka ndërmarrë një aksion, i cili ka nisur në Tiranë dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin për ndërtimet pa leje. Vendimi ka të bëjë me konfiskimin e kateve shtesë në pallate, ku ndërtuesit duhet t’ia kalojë shtetit sipërfaqen kundrejt vlerës 1 euro.
a.m/dita

Show, vetem show, Salillari do te paguaj ate qe nuk ka paguar tek Ed Brekushexhiu dhe pas 3 ditesh cdo gje do te harrohet, ai do te vazhdoje njesoj si me pare do te ndertoj pa leje dhe do te marre porosi pa tender nga Qeveriu.
Xhambazet e Qeverrise po bejne presion per te gjobitur Ndertuesit per RRUSHVETET E PAPAGUARA..
Rrushfetet jepen jo vetem per Lejet e Ndertimit,por edhe per katet pa leje. KETE NUK E KA MARRE EDVINI.
Ne fund te vitit,kryeministri me VKM,i cliron ndertuesit Abuzive,nga Kamatat e pashlyera,Taxat dhe Tatimet enerdhine elekt.te pa paguara/
Kush thote qe edvini nuk merr vesh nga ekonomia,eshte i pa shkolle,,pa ekonomik,pa juridik,pa matematik,,gabohet rende. Ky ka maru shkollen e Tuc Makut.
Si spjegohet qe per Prestigj Resort IKMT nuk e moren mundimin te shkonin e te benin kallzim ne drejtesi por shkuan direkt me fadroma kurse me rastin Salillari i drejtohen drejtesise !
po kur u legalizuaka, perse duhet ta marre edroga,
apo qe te trashi vizat e kokaines.
cengeli gjuhes, njesoj si kokat e qengjave, keshtu duhet varur drogaxhinjte ne pushtet.