Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksioni në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, policia djeg 1099 fidanë kanabis, në kërkim autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksioni në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, policia djeg 1099 fidanë kanabis, në kërkim autorët
AktualitetKronike

Aksioni në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, policia djeg 1099 fidanë kanabis, në kërkim autorët

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

 

Policia e Shtetit bën me dije se po vijon me kontrollet intensive në çdo skaj të vendit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga aksionet e zhvilluara në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, janë gjendur dhe asgjësuar me anë të djegies, 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë.

- Publicitet -

Në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtari të tilla kriminale, pasi do të përballen me pasojat penale dhe sociale të tyre. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo dyshim që mund të kenë për raste të kultivimit të bimëve narkotike.


 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare
  • Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
  • Erjoni dhe Eva, plagë që flasin
  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  2. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. drejtesi e munguar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Fjalë me vend on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Demotakercita on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?