Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i shoqëruar nga drejtoresha e sapoemëruar e IKMT-së, Dallëndyshe Bici kanë zbritur sot në terren për të ndjekur nga afër aksionin e paralajmëruar për zbulimin e kateve mbi leje në ndërtimet e reja në Tiranë dhe konfiskimin e tyre.
Nga një pallat në zonën e Farkës, Çuçi i vendosi pronarëve dy opsione në tavolinë sipas VKM-së më të fundit të qeverisë, ose të parablejnë 1200 metër katrorë shtesë pa leje që kanë ndërtuar ose ta dhurojnë.
Pavarësisht vendimit të pronarëve, ata do të paguajnë gjobën që IKMT i ka vendosur objektit.
“Jemi në zonë e Farkës ku grupi verifikues në zbatim të VKM-së së fundit që kemi miratuar për konfiskimin e shtesave mbi leje, ka verifikuar një ndërtesë tjetër që ka 1200 metër katrorë shtesa kati.
Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do ti vihen dy opsione në dispozicion. E para është të parablejë hapësirën e shtesës së lejes .e çmimin e tregut të indeskuar dhe paratë do shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve.
Opsioni i dytë është të dhurojë katet shtesë dhe në këtë rast shkojnë në favor të Entit të Banesave për të akomoduar entin social. Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione do konfiskohet për interes publik.
Nëse zgjedh opsionet para menjëherë fillon procedura e legalizimit dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar. Dhe shpëton nga ndjekja penale.
Në të gjitha rastet, edhe në paguan ose parablen gjoba do të paguhet. Kemi nisur nga Tirana se ka intensitetin më të madh të ndërtimit, por do të shtohet mbi të gjithë Shqipërinë. Qëllimi jonë është që të mos kemi më shtesa mbi leje”, tha Çuçi.
j.l./ dita

Po me ato resortet që kanë zënë gjithë plazhet kur do të filloni nga veriu në jug …se po bëni vetëm show.
Po kujt t’ja blejnë more, edroges??!!
Kush prek pronën e pret plumbi kokës
Te sekuestrosh shtesat pa leje ne nje prone qe eshte e blere apo me marveshje me pronaret e tokes, kjo lloj grabitje me fuqin e pushteteve flet qarte se qevria po ndjek porosit e eterve, por me nje ndryshim,i thote ti blejne,ose ti dhurojne leket e tyre, ose ne ndjekje penale. Veprime anti ligjore te ngjashme me eterit e tyre shpirteror e biologjik te diktatures komuniste. Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi qe duhet hetuar e ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, ne sherbim te shtetit te se drejtes. Mjaft me diktatore eshte koha qe ligjeve te tilla skllaveruese ti thuhet NDAL, si nga gjykata kushtetuese ashtu dhe nga SPAK. Ndyshe jo shum vone do ta beje SOVRANI
Kjo propagande cinike do te thote:
DREJTESIA E RE E EDI RAMES DHE ZONJES KIM MUND TE BLIHET ME PARA DROGE
Po kush i ka lejuar keto ndertime pa leje qe tani duhet t’i shesin te Rilindja Socialiste badiava si bamiresi enveriste?
ehuuuu ato jane legalizuar tashme. te paret fituan; jane keta “pleshtat” e vegjel qe e kane filluar kete pune vone qe ju mbeti derri maç ne dore.
O Cuc handikapi.
Ja prishet pishinen Hasanbelliut dhe doni ta shisni sikur eshte fushate??!!
Hic fare. asgje nuk keni per te bere…Furtune ne gote.
Nje njeri dhe pushtetar i mbare mburret me ndertime, jo me prishje…
I gjete autoret e vrasjve qe kane marre peng Shqiperine ???
Nuk keni bythe te beni te fortin, se ju a kane kapur topet ne dare.
Prishni hotelin e Koco Kokdhimes, mbi reren e Qeparoit
Prishni “Folia” ne Jal, qe ka zaptuar detin dhe malin…
Ky eshte mesuar me te falur, se çdo gje te falur e ka.
Ore komentusa t trashe jeni?
Nuk e kuptoni cfare po bejne?
Duan leke ore leke se e kane buxhetin bosh.
Eshte legalizim, prapë, por me pagesë më të lartë.
Shteti te shtrydh, po nuk zbatove lejet.
Me e bukura eshte, se ketu komentojne ata qe nuk kane buke te hane, qajne hallin e ndertuesve pa leje.
Ne vend qe te jene me shtetin ne kete pike, mbase ju jep shteti ndonje shtese, i thone shtetit te mos gjobise …
Nuk ka me te zgjuar nga shteti.
Ketu e ka kuptimin: Qeveria e kap lepurin me qerre.
Gjithe halli ktyne eshte t ven gjoba. Shtet gjobaxhi nga parkimi deri te pallatet.
Do tu marrin lek ktyne dhe do tu legalizojn gjithcka kane bere.
Nuk ka konfiskime, eshte shantazh i trashe.
Do tua marri pasanikve tua japi fukarenjve?
Po cili fukara do mundet te jetoj ne shtepin qe i eshte marre nje te forti? Kush e ka ate kurajo? Apo do ta ruaj me polica gjithe kohen ky shtet baxhell?
Pse nuk i blen njeri pronat r sekuestruara te kriminelve?
Sepse kane frike ti prekin ato prona. Kush do ti mbroj neser kur te largohen kamerat e ktij shakaxhiut te Surelit?
Njejte pra, edhe me apartamentet e luksit qe do na i mbushka Edua me fukarenj.
shum bukur. po ato vila qe jan ngritur ne oborret e shkollave koopeshteve çerdheve ne oborret e spitaleve qe u kan zene frymen femijeve nuk shikojn drit me sy se ua kan zene dritaret vilat po spitalet qe u kan zene frymen keto duhet te prishi edi rrama pavarsisht qe i kan legalizuar zduhet tu japi koker leku por edhe tu veri gjoba te medha dhe e paguajn vet skrepat per prishjen e objekteve se kur i ben nuk moren leje nga shteti
Kush ka pare mundet me ngritur edhe i legalizohen pa probleme edhe pallatet pa leje, kush s’ka shkon ne burg per nje tegull!
Qeveri per narcotrafikantet qe te pastrojne mire paret nepermjet shtetit! Va kthen Rama me nje koncesion pastaj!