Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar:  Aksioni\ Policia zbulon dhe asgjëson 615 bimë kanabis në Milot, shpall në kërkim 5 personat qe po i kultivonin 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet >  Aksioni\ Policia zbulon dhe asgjëson 615 bimë kanabis në Milot, shpall në kërkim 5 personat qe po i kultivonin 
AktualitetKronike

 Aksioni\ Policia zbulon dhe asgjëson 615 bimë kanabis në Milot, shpall në kërkim 5 personat qe po i kultivonin 

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

 

Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në zona të thella malore të Kurbinit.

Si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren, policia bën me dije se ka zbuluar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies, 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

- Publicitet -

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Gjithashtu, po procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

 

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 16-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në zona të thella malore të fshatit Gerrnac, Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 615 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: I. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 22 vjeç dhe L. H., 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 51 vjeç (me detyrë kryetar i fshatit Gerrnac) dhe M. Gj., 37 vjeç (me detyrë inspektor i pyjeve të zonës ku u gjetën bimët narkotike).

Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?