Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aktivitet i paligjshëm që prej 2014-s, si i zbuloi dy vite më parë Facebook muxhahedinët në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Aktivitet i paligjshëm që prej 2014-s, si i zbuloi dy vite më parë Facebook muxhahedinët në Shqipëri
KronikeKryesore

Aktivitet i paligjshëm që prej 2014-s, si i zbuloi dy vite më parë Facebook muxhahedinët në Shqipëri

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

SPAK akuzon se brenda kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë janë ndërmarrë aktivitete të paligjshme, përfshirë këtu edhe sulmet kibernetike. Por, atë që SPAK e ka identifikuar tani nga rrjetet sociale është identifikuar të paktën që prej marsit të vitit 2021.

Në atë kohë, 300 llogari personale, faqe dhe grupe që operoheshin nga përdorues me bazë Shqipërinë janë fshirë nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave dhe kushteve të përdorimit të dy platformave sociale më të mëdha në botë.

Shifra u dha në buletinin mujor të aktiviteteve të dyshimta, që Facebook bëri publike në mars 2021.

- Publicitet -

“Hoqëm nga rrjetet mbi 300 llogari, faqe dhe grupe nga Facebook dhe Instagram, të cilat drejtoheshin nga ajo që dukej si një “fermë propagande të muxhahedinëve iranianë në Shqipëri”, thotë Facebook.

Shënjestër e aktivitetit të këtyre faqeve, llogarive dhe grupeve ka qenë kryesisht publiku iranian dhe ai ndërkombëtar duke propaganduar agjendën e muxhahedinëve, që njihen ndërkombëtarisht si opozita e regjimit të ajatollahëve në Iran.

Në total, numri i këtyre llogarive, faqeve dhe grupeve që funksiononin të ndërlidhura me njëra-tjetrën kishte një numër ndjekësish që shkonte deri në 150 mijë vetë.

Por çfarë zbuloi Facebook? Kompania thotë se ra në gjurmët e këtij aktiviteti pasi zbuloi në tre raste të ndryshme aktivitete të dyshimta nga profile të rreme që operoheshin nga muxhahedinët nga Shqipëria.

Nga hetimi i thelluar, inxhinierët dhe ekspertët e sigurisë së Facebook dhe Instagram kanë zbuluar se ky rrjet kishte kulmin e aktivitetit të tij propagandistik në vitin 2017 dhe në gjysmën e dytë të 2020-ës.

Njerëzit që qëndronin pas këtij rrjeti në aktivitetin e tyre ndërthurnin përdorimin e llogarive origjinale me llogari të rreme për të komentuar në postimet e lidhura me MEK-un dhe në postimet e organizatave mediatike ndërkombëtare, si Radio Liria, BBC dhe Zëri i Amerikës.

Facebook thotë se shumica e llogarive të rreme përdorinin si foto, ose video imazhe të këngëtarëve e aktorëve iranianë, apo të disidentëve të vdekur, por nuk mungonin foto të marra nga interneti të fëmijëve.

Facebook citonte në raportin e vet faktin se muxhahedinët janë të strehuar në kampin e ngritur pranë Manzës në Shqipëri dhe raportimet e disa mediave për aktivitetin e tyre, duke u ndalur te dëshmitë publike të disa ish-anëtarëve të MEK, që thonë se ata përdornin para në dorë për të blerë kompjuterat me qëllim propagandën në rrjet.

Sipas Facebook, pjesa më e madhe e llogarive të rreme janë krijuar nga 2014 deri në 2016-ën, periudhë kur u përmbyll zhvendosja e të gjithë anëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një klithmë e heshtur për mënyrën si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?