Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza e anëtarit të KVO: Korrupsion në tenderin 9.5 milionë euro të RTSH-së, vlera u dyfishua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuza e anëtarit të KVO: Korrupsion në tenderin 9.5 milionë euro të RTSH-së, vlera u dyfishua
KronikeLajmi i fundit

Akuza e anëtarit të KVO: Korrupsion në tenderin 9.5 milionë euro të RTSH-së, vlera u dyfishua

Published: May 10, 2026
Shpërndaje

Një anëtar i Komisionit të Ofertave ka hedhur dyshime të forta mbi tenderin 9,5 milionë euro të Radiotelevizionit Shqiptar për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 për katër vitet e ardhshme.

Kapitali publikon shkresën konfidenciale, në të cilën një nga 5 anëtarët e KVO-së, i caktuar nga vetë RTSH, denoncon se vlera e tenderit që u fitua nga Idea Tel e biznesmenit Idlir Karkini është fryrë me 60 për qind krahasuar me çmimin që ka kushtuar i njëjti shërbim në katër vitet e mëparshme.

“I njëjti operator (Idea-Tel) ka kryer me nënkontraktim shërbimin për periudhën 2021-2025 me një çmim prej 5.6 milionë euro pa tvsh. Ndërkohë që për të njëjtin shërbim (e njëjta periudhë dhe objekt pune) ka ofruar 9 milionë euro ose 61 për qind më shumë” thuhet në opinionin denoncues, që anëtari i KVO i ka bashkangjitur vlerësimit të fituesit.

- Publicitet -
Pjesë nga shkresa e anetarit te KVO

Rrjeti i shpërndarjes DVB-T2 për Radiotelevizionin Shqiptar u ndërtua nga kompania gjermane Rode & Shwarz dhe kushtoi 20 milionë euro. Por mirëmbajtjen për katër vitet e shkuara kompania gjermane ja nënkontraktoi kompanisë Idea-Tel për një vlerë prej 5,6 milionë euro.

Tani që i njtji shërbim prokurohet me tender publik nga RTSH, çmimi për katër vitet e ardhshme është fryrë në mënyrë konsiderueshme dhe rritja reale e tij krahasuar me periudhën e mëparshme është edhe më e madhe se sa denoncon anëtari i KVO-së.

Kjo pasi vlera fituese e tenderit nga bashkimi i operatorëve Idea-Tel dhe Real Com është 899.3 milionë lekë, që me kursin aktual bëjnë rreth 9.4 milionë euro dhe jo 9 milionë sa thuhet në opinionin e vlerësimit.

Pra gati 4 milionë euro më shumë nga vlera me të cilën e njëjta kompani, pra Idea Tel, e e kreu këtë shërbim për katër vitet e shkuara duke e nënkontraktuar nga Rode & Shëarz, që bëri të gjithë sistemin.

Por fryrja gati dyfish e çmimit nuk është denoncimi i vetëm. Sipas shkresës, tenderi ka qenë thuajse para garë, pasi nga 3 ofertat e paraqitura, njëra ishte totalisht fiktive, pasi nuk kishte asnjë dokument, ndërkohë që oferta e dytë kishte mangësinë e autorizimit të prodhuesit.

“Praktikisht numri i ofertave të vlefshme është reduktuar në një duke eliminuar konkurrencën reale. Oferta e fituese e Idea-Tel dhe Real Com është thuajse në nivelin e fondit limit, pa reflektuar ulje të çmimit, çka tregon mungesë të presionit konkurrues,” vijon opinioni i vlerësimit që ka bërë anëtari i KVO-së.

Fondi limit i tenderit për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 të RTSH për një periudhë katër vjeçare ishte paracaktuar 906 milionë lekë. Idea-Tel dhe Real Com u shpallën fituese me çmimin 899.3 milionë lekë ose sa 99.3 për qind e fondit limit. Domethënë në një tender prej 9.5 milionë euro RTSH kurseu vetëm 70 mijë euro. Këto çmime ofrohen vetëm kur tenderi nuk ka presion konkurrues dhe kompania e paracaktuar fituese nuk ka frikë nga konkurrenca.

Megjithatë opinioni denoncon se kompania fituese nuk përmbush as kriteret. “Tek Idea-Tel dhe Real Com mungojnë diplomat e universitetit për katër inxhinierë dhe kontratat e punës për të gjithë stafin e deklaruar. Gjithashtu në bazë të informacionit në dosje nuk mund të provohet nëse stafi inxhinierik i të dy kompanive ka eksperiencë të punës në lidhje me sistemet DVB-T2,” vijon shkresa.

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga një prej anëtareve të KVO, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH shpalli fitues bashkimin e kompanive Idea-Tel dhe Real Com në një proces prokurimi pa garë dhe me vlerë të fryrë gati dyfish – shkruan Kapital.

a.n. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Bruno says:
    May 10, 2026 at 7:07 am

    Keshtu jane tenderat,me hajdutet e Shqiperise 2030,a ka nji istitrucion,ose me sakte,cdo tender qe behet me hajdutet e Shqiperise 2030,minimumi 2 here me shume,se vlera rreale.k/hajduti,me bandat e tije,do te mbesin ne histori,si hajdutet me te medhenje te shekujve.ja ka kaluar,me qindra here,monsters se vicidolit,e monsters tjeter te cepanit,me bandat e tyre.Kto vjedhje marramendese,ndollin ne mungesn,e funksionimit te,te quajtures drejtesi.

    Reply
  • rezari says:
    May 10, 2026 at 8:34 am

    Epo si do pasurohet Eni Vasili?

    Reply
  • five company says:
    May 10, 2026 at 9:18 am

    Komisioni i TVSH nga sa Vasil perbehet?
    Vasili kalec, Vasili bojaxhi, Vasili tregtar barnash, Vasili pastrues, Vasili shofer??!!!
    Une faktikisht do te protestoja jo vetem kunder TVSH qe me ka vendosur nje “taxe te majme” ne faturen e ujit kur TVSH pushoi se patur teleshikues qe he 1994, por kunder cdo media televizive ne Shqiperi .Propagande mashtruese, ideologjike, politike dhe injorance. Kam 10 vjet qe n7k ndjek asnje media vizive, perse me duhet te paguaj taxat e TVSH dhe komisionit Vasili, perse duhet te paguaj taxe per TV me komisionet e tyre re soj e sorrolopeve kur nuk i shoh dhe nuk me terheqin. Me bejne per te vjelle!!

    Reply
  • demo says:
    May 10, 2026 at 12:35 pm

    Vidh o vith e s`ka te sosur
    Hyqymeti s`ka te ngopur.
    Mire mehmuret e sulltanit,
    Por dhe Media e Shejktanit?

    Reply
  • lluku babashta says:
    May 10, 2026 at 1:11 pm

    E kam lexuar nja tre herë të njëjtën akuzë në kohë të ndryshme

    Reply
  • 1thundrak says:
    May 11, 2026 at 4:50 am

    O eni te rrassha thoma gellçin

    Reply
  • Anonymous says:
    May 12, 2026 at 4:08 pm

    Po ringjallen pashallarët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?