Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza e tretë ruse ndaj shqiptarëve/ Çfarë fshihet pas pretendimeve të Moskës ndaj vendit tonë? (VIDEO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Akuza e tretë ruse ndaj shqiptarëve/ Çfarë fshihet pas pretendimeve të Moskës ndaj vendit tonë? (VIDEO)
BoteKronikeKryesore

Akuza e tretë ruse ndaj shqiptarëve/ Çfarë fshihet pas pretendimeve të Moskës ndaj vendit tonë? (VIDEO)

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Një makinë me targa shqiptare që trafikon raketa amerikane ‘Javelin’ është lajmi që qarkullon prej 2 ditësh në mediet online në Shqipëri.

Në të tilla kushte Top News investigoi rreth targave të cilat mbante makina tip Volswagen në Ukrainë, për të cilën thuhet se po bënte pazar armësh në treg të zi. Sipas investigimeve dhe burimeve të sigurta, rezulton se targat janë të falsifikuara dhe nuk mbajnë elementet e sigurisë që kanë targat e lëshuara nga autoritetet tona.

Për më tepër, targat në fjalë, përkatësisht: AA851 EE, i përkasin automjetit ti Mercedes Benz c 220, në pronësi të një shtetasi shqiptar, i cili nuk dëshironte që emri i tij të bëhej publik. Në një prononcim për Top News, pronari i automjetit Mercedes që mban targat në fjalë, u shpreh se nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë teksa e konsideroi gjithçka stisje të propagandës ruse.

- Publicitet -

“E di atë si problem, por ju mediat, e para e punës duhet me i verifiku gjanat, jo me i kalu pa asnjë lloj verifikimi, sepse ju cënoni jetën e një personi privat pa asnjë lloj të drejte. Jo ju konkretisht por mediat. Për dy arsye, ose për arsye të shërbimit të propagandës ruse, ose për arsye të klikimeve.”– tha ai.

Shtetasi në fjalë, teksa tregon se makinën e tij e ka blerë në vitin 2016 dhe është përdorir nga familja, bën me dije se targat janë të falsifikuara pasi origjinalet i ka në makinë, e për këtë na siguroi edhe foton momentale të makinës së tij të bërë më 14 korrik ora 17:50.

“Unë jam më vete, me makinën tani. S’ka lidhje fare fare fare… Mënyra se si është përzgjedh është fiks si telebingo, meqë skam pas fat në telebingo, i ka ra telebingo kësaj…”– tregon ai.

Teksa tregon se është me profesion mësues, ai numëron edhe institucionet ku ai ka shërbyer, teksa shfaq shqetësimin e tij se një gjë e tillë mund ta dëmtojë atë në të ardhmen.

“Nëse unë nesër jam në një karrierë publike, politike, pse të më dalë emri për diçka kot. Dhe nesër pasnesër,.. a ky personi që ka pas atë makinën, po prandaj paska arrit ky në politikë. Më vjen shumë keq sepse unë ka 10 vite që jap mësim, kam dhënë mësim në universitete në Lindje të mesme, Universitete amerikane, kam qenë profesor i vitit për shumë vite atje, dhe duke bërë një jetë shumë të kujdesshme të atakohesh me diçka që nuk ka lidhje me ty ajo të vret shumë më shumë.”– tha ai

Personi në fjalë që shprehet se ka edhe një medie të tij online, shfaqet i zhgënjyer nga kolegët, që sipas tij publikojnë lajme për klikime, pa i përfshirë të gjitha palët.

Por teksa gjithçka rezulton e stisur dhe e falsifikuar, ngrihet pyetja, se përse po bëhet dhe nga kush? Ndonëse kjo është akuza e tretë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, pas pretendimeve ruse se mercenar shqiptarë që luftojnë kundër Rusisë, apo edhe lista e stisur emërore prej 150 shtetasve shqiptar që luftojnë për Ukrainën, Ambasada Ruse ende nuk i është përgjigjur me fakte kërkesave të Qeverisë Shqiptare, për të vërtetuar këto pretendime. Rasti i fundit rezulton të jetë tërësisht fabrikim dashakeqës.

Cilat janë interesat e Rusisë duke bërë këto fabrikime? A po kërkon Rusia të ndezë konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës? A është një hakmarrje ndaj rolit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, kur shqiptarët janë ndër mikpritësit më të mëdhenj të turistëve rus?

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Marku says:
    July 15, 2022 at 12:24 pm

    Mbas thirrjes se presidentit Zelenski ndaj komunitetit nderkombetare per ta klasifikuar rusine si shtet terrorist duhet qe te dy shtetet shqipetare ta bejne nje hap te tille . Shtetet shqipetare duhet te jene te parat qe ta bejne nje hap te tille duke marrur parasyshe ate se cfare ka bere rusia historikisht gjenocidiale kunder kombit shqipetare. Ndersa ne keshillin e sigurise se kombeve te bashkuara shqipetia duhet te hedhe hapat per nje rrezolute qe klasifikon rusine si shtet terrorist

    Reply
  • ShkoDrani says:
    July 15, 2022 at 5:44 pm

    Kjo stisje serbe po rezonohet nga shtypi i papergjegjshem shqiptar. Gazetari pise.

    Reply
    • Andi says:
      July 16, 2022 at 8:22 am

      Kjo do te thote qe Shqiperise ja kane vene syrin mire. Kur rrezuan qeverine Britanike dhe Italiane. Shqiperise kushedi cmund ti bejne. Sidomos me kto pallosha politikane qe kemi.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Ziu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  3. E habitshme !!!! on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Vlora 97 on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Aldrin on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?