Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuza për pronat e ushtrisë, SPAK: Presidenti Bajram Begaj nuk është nën hetim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuza për pronat e ushtrisë, SPAK: Presidenti Bajram Begaj nuk është nën hetim
KronikeKryesore

Akuza për pronat e ushtrisë, SPAK: Presidenti Bajram Begaj nuk është nën hetim

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

“Kreu i ri i shtetit nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij”.

Kjo është përgjigjja që ka dalë ditën e djeshme zyrtarisht nga SPAK duke hedhur poshtë kështu zërat se ndaj gjeneral major Bajram Begajt ka një hetim në SPAK për shpërdorim detyre.

Reagimi zyrtar i djeshëm ka shuar edhe zërat e shumtë që nxorën ditën e votimit të emrit të tij në Kuvend kallëzime që ishin kryer në SPAK për çështjen e disa pronave të ushtrisë.

- Publicitet -

Megjithatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm mori votat e maxhorancës socialiste për t’u emëruar si figura më e lartë politike në vend.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i vendit në raundin e katërt të votimit ditën e shtunë, me 4 qershor, ku mori 78 vota pro në Kuvend, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Mes zhurmës mbi zgjedhjen e tij si pasardhësi i Ilir Metës, pati edhe akuza se disa muaj më parë ai ishte kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake. Duke iu referuar këtyre akuzave, opozita ka pohuar se President nuk mund të jetë një zyrtar që implikohet në të tilla çështje.

Mirëpo SPAK e hodhi poshtë ditën e djeshme që ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të ishte nën hetim për ndonjë çështje. SPAK ka mohuar pretendimet se Begaj është regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

Mirëpo, në një kthim-përgjigje të SPAK për shtetasin Artur Meçollari, që daton 23 majin e këtij viti, thuhet se janë regjistruar dy procedime penale në muajt gusht dhe shtator të vitit të kaluar për shpërdorim detyre.

Në kthimin e përgjigjes, SPAK nuk evidenton emrin e personit ndaj të cilit janë regjistruar këto dy procedime, por në përgjigjen zyrtare për Meçollarin thuhet se “aktualisht këto procedime penale janë në fazën e hetimeve paraprake dhe aktet e hetimit janë sekret hetimor”.

Por në këtë dokument nuk dihet se kush është personi që ka kallëzuar Artur Meçollari, ish-zyrtari i lartë, i cili u tha se kishte kallëzuar edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajn.

Më herët u tha se përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por ende nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?