Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith reagoi mbrëmjen e sotme pas deklaratave të bërë pak ditë më parë nga Sali Berisha në një emision në RTSH.
I ftuar në News 24, ambasadori britanik theksoi se nuk mund të bëjë komente mbi akuzat ndaj tij duke shtuar se roli i tij është të përfaqësojë popullin britanik.
“Ne i marrim këto vendime në mënyrë të pavarur. Këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor. I bëjmë thirrje popullit të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme që të shikojmë përpara.
Nuk dua të komentoj për raste individuale. Kemi një partneritet mes institucioneve tona të drejtësisë. Nuk do të komentoj konkretisht por them se në një kohë kur zgjedhjet po afrohen politikanët bëjnë deklarata për qëllimet e tyre politike.
Ky nuk është roli jonë. Nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente. Siç thashë roli im është të përfaqësoj popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve por ne kemi një qasje të ekuilibruar.
Mund të përfshijë politikanë dhe biznesmenë. Por duhet të përqendrohemi si këto masa të veprojnë për një pengesë për këta persona të akuzuar për krime dhe korrupsion.
Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët dhe nuk janë më në gjendje për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. Kjo nuk është qasje ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike.
Ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen. Duam të shohim Shqipërinë të begatë dhe jo të frenuar nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është arsyeja pse po i marrim këto masa dhe pse do vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai.
Pyetje: Britania e Madhe e ka bërë të qartë se nuk do ti bëjë publik emrat e shpallur non-grata. Cilat ishin indiciet që çuan në marrjen e një vendimi të tillë ndaj zotit Berisha?
Përgjigje: Ju, nuk do të prisnit nga unë që të komentoja për rastet që janë nën procedim ligjor apo objekt i hetimeve në vazhdim. Kështu që, nuk do të komentoj detajet. Por, ajo që do të them, është se ne kemi nevojë të shohim më shumë veprim dhe gjithashtu më tepër mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të mund t’i shohim aktualisht këto institucione të lulëzojnë. Por, unë shoh një vendosmëri të vërtetë nga ana e institucioneve të pavarura për të zbatuar drejtësinë, për të zbatuar sundimin e ligjit dhe për të rritur përgjegjësinë.
Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet të përmirësojmë përgjegjësinë dhe t’i japim fund mosndëshkimit. Në mënyrë që, ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona. Nuk mendoj se duhet të ketë presion mbi institucionet e pavarura, por përkushtim dhe mbështetje, gjë që ne e bëjmë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes prokurorëve këtu dhe shërbimit tonë të prokurorisë së Kurorës. Kemi gjithashtu, një angazhim të shkëlqyer mes të gjitha autoriteteve tona të zbatimit të ligjit. Pra, duhet të vazhdojmë kështu.
Duhet të forcohemi, dhe pa dyshim, të vlerësojmë aftësitë, në mënyrë që të mbështesim fort njëri-tjetrin. Nuk duam të shohim presion të jashtëm të panevojshëm mbi asnjë institucion, siç e thashë edhe më parë, por duam të shohim mbështetje për këto institucione dhe t’u japim atyre siguri dhe besim më të fortë për të ardhmen. Siç njoftova në muajin korrik, ashtu si edhe i dërguari ynë i posaçëm në atë kohë, Sir Stuart Peach, ne do të do të vazhdojmë të marrim masa për të përmirësuar përgjegjësinë dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, veprime që i ndërmorëm në korrik me valën e parë të një sërë masave. Kur bëhet fjalë për veprime përçarëse ndaj emigracionit, ne nuk bëjmë të ditur emra. Nuk i diskutojmë ato.
Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe që ne nuk i publikojmë kurrë globalisht. Pra, natyrisht, as unë dhe askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë, apo numrin e njerëzve të përfshirë. Ajo që bëmë ishte shpallja e politikës dhe ajo politikë mbetet. Është një qeveri e Mbretërisë së Bashkuar. Vendimet fillestare miratohen nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Dhe këto janë çështje që në thelb trajtohen në përputhje me procedurat tona standarde.
Ndaj nuk do të hyj në detaje për sa i përket situatave individuale, por ajo që do të them është se ky nuk është fundi, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa, dhe ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion duhet ta dinë se se nuk gëzojnë pandëshkueshmëri për veprimet e tyre. Tani, duam të shohim që mosndëshkimi të marrë fund këtu në Shqipëri, ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet që mund të sjellin drejtësi këtu, por gjithashtu do të ndërmarrim masa kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të popullit britanik dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Pyetje: Ishin SHBA-të që morën një vendim të tillë ndaj biznesmenë e politikanë. A ka pasur ndikim nga SHBA në marrjen e këtij vendimi apo ishte vendim i pavarur i Britanisë?
Përgjigje: Qeveria britanike i merr këto vendime plotësisht në mënyrë të pavarur, në interes të vendit tone; dhe kur njerëzit nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik. Kjo është mënyra si i marrim këto vendime dhe kështu do të vazhdojmë t’i marrim.
Pyetje: Cili është problemi me Damir Fazllic, fakti që ju e konsideroni si një lidhje të papërshtatshme me zotin Berisha, cili është problemi me këtë personazh?
Përgjigje: Klodiana, nuk do t’ju habisë fakti që kur çështjet janë objekt procedimi ligjor, nuk do të hyj në detaje për persona individualë, por thjesht do të ritheksoj se këto çështje do të trajtohen në përputhje me shtetin ligjor; sipas proceseve që kemi shumë qartë në Britaninë e Madhe; dhe ato procese do të ndiqen ashtu siç duhet.
Pyetje: Pavarësisht masave drastike të marra ndaj zotit Berisha ai ka marrë kryesimin e PD, a nuk mendoi se duke mos dhënë detaje, po e bëni më të fuqishëm zotin Berisha?
Përgjigje: Nuk më takon mua të komentoj politikën e brendshme këtu në Shqipëri. Por kjo është një kohë kur besoj se njerëzit në Shqipëri kanë një shans për të bërë zgjedhjen e tyre. Ne presim me padurim zgjedhjet lokale dhe më pas zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe shpresojmë dhe i bëjmë thirrje popullit dhe partive që të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni, në mënyrë që Shqipëria të ndjekë një trajektore pozitive. Mendoj se është shumë e rëndësishme që në funksion të zgjedhjeve vendore, partitë të zgjedhin kandidatë të lirë nga krimi dhe korrupsioni.
Pyetje: Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje , apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare
Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.
Pyetje: Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?
Përgjigja: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.
Pyetja: Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?
Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.

Per Saliun ashtu si per atin e tij shpirteror Enverin,Anglo-Amerikanet jane rrezik per Shqiperine,ka gjithe jeten ai qe vepron keshtu.Vetem idiotet e lindur dhe zarat e tij nuk duan ta shohin kete.
a keni prova qe berisha esht i korruptuar?
në qofe se i keni pse si nxirrni.
apo dihet se skeni asnje prov dhe thjesht i hani mutin ramsiut
Kurse zarat apo zagaret e Rames ashtu si ishin mesuar ne kohen e dulles edhe sot e kesaj dite jetojne meparullat se kush nuk eshte me partine eshte armik i popullit.
Nje Ambasadore Nuk i Pergjigjet ish Kryeministrit,ish Presidentit te nje Shteti “Te Lire dhe te Pavarur”!
Kjo ndodh vetem me Albanistanin.
Ambasadori i ne vendi colonial,pushtues te Sazanit te Argentines isujt Malvinas, te amerikes veriore,te Gibraltarit,hajdutet e Veprave te popujve Greko-Ilyre te Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat i pushtimit te Qipros me ndihmen e Turqise etj!
I “Mire” apo i Keq Berisha eshte person historike i nje “Shteti”.
Dhe ankohet per Rusine qe mbron jo pushton Ukrahinen nga keta pushtues.
Ukrahinen qendren qindra vjecare te Ruseve me ane te nje Cifuti te zgjedhur qelimisht prej tyre i quajture Zhele-nsky.
Keta jane ata qe ndane Epirin e Kastriotit ne te Veriut Osmane dhe ne te Jugut.
Krijuan nje Alfabet Latine dhe nje Gluhe (Glosa) me ndihmen e Austro-Italianeve qe nuk ka lidhje me Historine dhe Identitetin para turk Greke Bizantine.
Epirotet si te Veriut (Vora greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht) kishin Qendren e tyre Kostantinopolis per 1100 vjet.
Polis (jo Qitet italisht nga Cita) kjo e quajture ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
Arnautet e vetequajture “Skiptare” e quajne Stamboll!
Keta flasin per te “Drejta te Njeriut dhe Fetare” kurse Simbolin e Krishterimit Agia Sofian e kthyer ne Xhami as qe u behet vone.
Bile i thone Turqise qe po nuk i dorezove Ruseve S-400 nuk te japim F-35 apo F-16!
E kam thene me qindra here qe Arnautet e vetequajture “Skiptare” e quajne sot Shen Sofia latinisht kurse Perandori Ilyre Greke Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D e quajti Agia Sofia.
Cdo te thote kjo?
Qe Ilyret i thonin Agios.Agi Saranda eshte fact historike i Kombit Epirote te Kastriotit.
Ilyret ne periudhen (period angl) Bizantine i thonin Sofia Diturise nga vjen dhe termi Filo-Sofia (Mik i Diturise”.
Per Fat te Keq populli i vuajture dhe i Lashte i vetequajture “Skiptare” eshte viktime (victim) e Fuqive te Medha.
Keqardhje për Anti Shqipëtarin S.Berisha që çuditërisht quhet Shqipëtar për 155 bëmat e gjëmat që ka bërë në 32 vite..duke na bërë PISË të gjithëve NE.Në kuptimin se si ka mundësi që një ish President,Ish K.Ministër,Deputet..që të shpif edhe ndaj një AMBASADORI të huaj-Britaniik sikur të ketë përball Shaban Meminë që e shtyu të marri celularin Azem hajdarit tuj vdek,,Genc Pollon(Sqepari),Apo Tritan Preshin(Trëndafili).
-Por,Fai ka dhe GAZETARJA KLODI e TV24 e shtyrë nga Irfan HYSENVELLIU i shitur te Sb,Tredhur prej tij që në 2005 dhe agjenturat e huaja..që ngeli duke i bërë pyetje Ambasadorit sikur donte ti thoshte me ngulm.. HIQENI NON GRATËN E SB SE ËSHTË BABAI I YNË DERI NË VDEKJE..!
-Në mbrëmje pash OPEN-ENI VASILI që abandonoi deklaratën e Amerikanit ESCCOBAR dhënë në VOA dhe kërkonte FAKTE si Sb, A.Kraja i SPAK dhe gjithë Shpura berishiste pa besë e fe,kur faktet janë Aty që nga 1991 kur vrau 4 dëshmorët e Shkodrës me urdhërin e tij dhe Armët e UDB.
-Turpi e mbuloftë S.Berishën dhe hienat e tij që i nxin bojën PD e më gjërë…botërisht..!
-FLM DITA.
Po ata si Xhacka e kompani pse i pret , nderkohe qe duhet te ishin ne burg
Si nuk ka turp Xhacka e shpurra qe ikin ne keto takime, nderkohe qe jane per turp e duhet te ishin ne burg
Edhe nje mbledhes plehrash qe jeton me sakrificat e verta duhet te jete me i nderuar se Xhacka, dhe te gjithe ata qe ishin ne delegacio,
rrugacet e hajdutet, hiqen si zotrin e zonja vetem nga kallepi, vishen e parfumosen ,e hajdutelleqet TURP
Turp edhe per Bajden qe i pret. ATA TURPEROJNE SHQIPERINE
E njeh MINISTREN XHACKA ti o gomar
A e takon
Ju qelbesirat e shtetet tuaj i mbajne, qe te kete qetesi, dhe e paguan Shqiperia.
O PLEHRA BASHKE ME BERISHEN, RAMEN e kompani
Per ke e ka fjalen ?Per Toni Blair dhe te shoqen qe vjedhin nje komb te varfer si Yni?
Asnje leshim per Salikadavren “Non Grata”… sado qe te lehin zagaret shqupisa ndyresira neper blogje.
Gazetari ben pyetje pa vend. Nje ambasador nuk mund te flase per prova apo fakte sepse ato perdoren dhe jane objekt i nje procesi gjyqesor. Mire do ishte qe keta gazetare te qendrojne gjithe diten tek dera e Spak dhe tia bejne keto pyetje prokuroreve se perse ata nuk bejne detyren.