Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzat për abuzim seksual, Trump humb një tjetër gjyq me shkrimtaren e njohur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzat për abuzim seksual, Trump humb një tjetër gjyq me shkrimtaren e njohur!
AktualitetBoteLifestylePikante

Akuzat për abuzim seksual, Trump humb një tjetër gjyq me shkrimtaren e njohur!

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Trump kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj autores E. Jean Carroll, një gjyqtar federal vendosi të mërkurën se disa komente të mëtejshme të ish-presidentit për të, ishin denigruese. Vendimi nënkupton se një gjyq tjetër do të merret vetëm me dëmshpërblimin që ish-presidenti duhet t’i paguajë zonjës Carroll.

Ky vendim e qartëson në mënyrë domethënëse gjyqin e dytë, që është caktuar të mbahet në muajin janar. Çështja ka të bëjë me disa komente që zoti Trump bëri në vitin 2019, pasi zonja Carroll deklaroi për herë të parë publikisht se ai e pati sulmuar seksualisht në një dhomë veshjeje, pas një takimi të rastësishëm në një dyqan veshjesh luksoze në vitin 1996. Ai mohon të ketë ndodhur diçka mes tyre.

Gjyqi i parë, që u mbajt këtë pranverë, kishte të bënte me akuzat për sulm seksual, si dhe nëse disa komente të bëra nga zoti Trump në vitin 2022 kishin qenë denigruese. Juria gjyqësore i dha zonjës Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh, duke vendosur se ajo ishte abuzuar seksualisht, por duke rrëzuar akuzën se ishte përdhunuar.

“Juria mori në shqyrtim dhe vendosi për aspekte që u përkasin të dyja çështjeve – përfshirë nëse zoti Trump akuzoi me pa të drejtë zonjën Carroll se i pati sajuar akuzat seksuale, dhe se nëse situata ishte e tillë, a veproi ai i ndërgjegjshëm se akuzat ishin false”, apo nëse veproi me papërgjegjshmëri ndaj së vërtetës, shkroi Gjykatësi Lewis Kaplan në vendimin e së mërkurës.

Gjykatësi shkroi se përmbajtja e deklaratave të vitit 2019 dhe 2022 ishte e njëjtë. Dhe kur juria vendosi se zoti Trump abuzoi vërtet seksualisht me zonjën Carroll, praktikisht përcaktoi edhe se deklaratat e tij të vitit 2019 ishin false dhe denigruese, tha gjykatësi.

Zonja Carroll dhe avokatët e saj “mirëpresin zhvillimin e një gjyqi të kufizuar tek dëmet për deklaratat fillestare që bëri Donald Trump-i”, tha avokatja Roberta Kaplan, e cila nuk ka lidhje me gjykatësin Kaplan.

Avokatja e ish-Presidentit Trump, Alina Habba, tha të mërkurën se ekipi i tij ligjor ka besim se vendimi i jurisë do të rrëzohet, duke e vënë kështu në dyshim edhe vlefshmërinë e vendimit të ri të gjykatësit. Zoti Trump, kandidati kryesues në garën për marrjen e emërimit të Partisë Republikane për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2024, kërkon pezullimin edhe të çështjes së dytë gjyqësore, ndërsa pret që gjykata e apelit të vendosë nëse ai ka imunitet ligjor nga padi të tilla. Zoti Trump pretendon të ketë imunitet për shkak se ishte në detyrën e presidentit kur ka bërë komentet në vitin 2019./VOA/

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?