Policia ka arrestuar një mjek te spitali i Traumës. Mjeku reanimator i arrestuar quhet Fitim Marku.
Marku dyshohet të jetë kapur në flagrancë brenda ambienteve të spitalit duke marrë ryshfet nga pacientët. Shuma nuk është e konfirmuar.
Mjeku ka dalë nga spitali me uniformën e punës, dhe më pas ka hipur në makinën e policisë me pranga në duar.
- Publicitet -
Është vetëm një mjek i arrestuar për korrupsion, ndërkohë që ende brenda spitalit ndodhen efektivë civilë të policisë të cilët po bëjnë sekuestrimin e disa prej kartelave të pacientëve dhe regjistrin e mjekut.
o.j/dita