Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Kam bërë 3 vite ecejake tek Princi i Kurorës, po numëroj orët derisa të votohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Kam bërë 3 vite ecejake tek Princi i Kurorës, po numëroj orët derisa të votohet
KryesorePolitike

Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Kam bërë 3 vite ecejake tek Princi i Kurorës, po numëroj orët derisa të votohet

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama doli sot në Kuvend, për të dhënë se janë të vendosur se nuk do të tërhiqen nga projekti i Portit të Durrësi, madje ai u shpreh se mezi po pret të vijë momenti kur ta votojnë.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama me nota ironike ndaj opozitës e krahasoi këtë të fundit me gjendjen skandaloze ku ndodhet Porti aktual i Durrësit.

“Një port si në mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkura dhe ku kalben mjetet lundruese, ku shtrihen mijëra metra katror ferra dhe ndryshqe dhe qytet turistik, kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje e kupton pse jemi të shqetësuar. Ju jeni fiks si këto”, u shpreh ndër të tjera Rama.

- Publicitet -

Rama u ndal tek Porto Palermo, duke thënë se nga një mal me plehra, qyteti i Durrësit përfitoi një park, ndërsa tha se shumë përfitime do të ketë qyteti bregdetar edhe nga Porti i ri.

“Kjo nuk ka lidhje me shekullin e 21, nuk ka lidhje me Evropën dhe turizmin, duhet dhe do zhduket nga faqja e dheut. Nga zhdukja e malit të plehrave në Porto Romanio, sot Durrësi ka fituar një park. Po nga shukja e kësaj çfarë do të fitojë Durrësit?

Personalisht, jo vetëm si kryeministër por edhe si deputeti i Durrësit me shumë padurim dhe me gëzim po numëroj orët derisa të votohet për këtë marrëveshje për investimin më të madh të huaj në historinë e  vendit tonë. Ky investim do ta kthejë portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shqipërinë që nga 1912 në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.

Kjo është edhe dita për t’u dhënë disa përgjigje zëdhënësve të rinj të një mallkimi, të një poshtërsie të vjetër që e përndjek si hije këtë vend, që në 1912 që mund të përmblidhet  me shprehjen e lëshuar  mbi fytyrën e një patrioti, si Abdyl Ypi, të nesërmen e shpalljes së pavarësisë”, theksoi Rama.

Rama reagoi ashpër pas akuzave për korrupsion nga ana e opozitës.

Rama tha se të gjitha këto janë shpifje dhe sipas tij bëhen nga pasardhësit e Esat Pashë Toptanit, siç i quan ai krerët e opozitës.

Rama foli edhe për një sërë takimesh dhe negociatash të zhvilluara ndër vite, vetëm e vetëm sipas tij, që i gjithë ky investim në Portin e Durrësit të realizohej.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri. Një lodër, që siç thoshte Konica është njëlloj si punët tuaja të brëndshme, e ndyrë… Po na marrin portin, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç, që në bashkëpunim me Lulzim Bravën po pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiçit.

Siç thoshte edhe Konica, herën e parë që folëm ishte për Esat Tiranën, por tani na doli edhe një farë Dervishi. Tani hajdeni ma thoni mua, që Esati dhe ky këlyshi, Dervishi, a nuk janë gjallë, duke lëvizur me lodrën Shqipëri në duar.

Tre vite e kusur ecejake, tek princi i Kurorës, për të investuar edhe në Shqipëri, bisedat e panumërta me Muhamet Al-Abar, pastaj takimet me komunitetin në Emiratet e Bashkuara.

Negociata të stërzgjatura, ku në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim deri në fund. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë. Do ta impaktojë 1.2-1.8 % GDP e Shqipërisë. Do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    November 24, 2022 at 12:10 pm

    Sulltanpiktori ka harruar se mandatin qeverises e ka marre per te na drejtuar nga Europa,e jo nga Lindja e Mesme.Si e shpjegon snullimin e kreduse nga BE per portin tregtare te Durresir!?

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    November 24, 2022 at 12:12 pm

    Ky investim i perngjan perzgjedhjes se, me mire te nje veze sot, se sa nje pule mot! Se kujt i intereson nje port jahktesh dhe c’perfitim, apo dwme, ka Shq., kete i gjati nuk e diskuton!

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    November 24, 2022 at 1:07 pm

    Te flasesh keshtu si ti me kete fodullek e arrogance sikur te ishje nje specialist i mbaruar i ekonomise e jo vetem e thjesht nje piktor medioket per fatin e portit te vetem e eficient e me te madh te vendit pa pyetur fare popullin nepermjet nje referendumi te domosdoshem do te thote qe ti je kthyer ne nje Diktator te Neveritshem fundi i te cileve dihet nga historia

    Reply
  • LEON says:
    November 24, 2022 at 1:15 pm

    Cfare eshte princi kurores,o shejtan idiot.Mos eshte Presidenti Amerikes?Kane kaluar 100 vjet,Nuk jane gjalle Caushet e Laberise,qe benin Ushtrine ne Arabistan.U shofsh o Arabistan/Djemte tane atje i mban.Jane bere beduinet helaqer te Harabise morracake,,qe hanin me duar si kafshe, Princa Kurore,,Rrofte Nafta!
    Ka shkuar shejtan idjoti ne Harabi,SE DO TE VJEDHE [PORTIN E DURRESIT.
    Tefteri Harabise nuk pyet per shkaterrimin e Ekonomise Shqiptare me asgjesimin e Portit te Durresit.
    Goxilla Lanes paraqitet si mbret i Shqiperise dhe po ju ofron Durresin sikur ja ka pjelle e ema.
    Hesapet ne Harabi behen si xhambazet ne pazarin e Rroskovecit..Ata nuk duan te dijne se ka kontrata ne vazhdim ne Ndertimin e Portit,,nuk duan te dijne se ka Kushtetute qe nuk lejon Asgjesimin e te vetmit Port tregtar te Shqiperise,.
    Ne Parlament mund ta miratoje,,Mund ta shese si Kullen e Sahatit te Tiranes,por ne kalaten N-1 te Portit do gjendet,,nje idjotHajdut i mbytur si Rasputini ne kanalin e Petersburgut.

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 24, 2022 at 1:43 pm

    Parakalimi i kadavres Shqiperi ishte domosdoshmeri kunder Rusis.

    Reply
  • Skami says:
    November 24, 2022 at 1:50 pm

    USHTON PARLAMENTI
    NGA BRITMAT E CARIT
    SLEJON TI PREK KUSH
    FIJET E PAZARIT

    TRIDHJETE HERE I GJORI
    PRINCIN E TAKOI
    ME PARATE TONA
    ERDHI EDHE SHKOI

    RRIHTE TE SHUMONTE
    PARATE E VETA
    O METE PER VETE
    KESHTU E KA JETA

    EDHE KA TE DREJTE
    NE VOTEN I DHAME
    U NISEM PER MIRE
    NE FAKT VETEN VRAME

    RRI E BEJ CUDI
    KU E GJETI VALLE
    GJITHE KETE KURAJO
    CARI YNE ME PALLE

    MENDON MADHERIA
    U BE DETI KOS
    SULUNI O BURRA
    SE GATI U SOS

    SEC ME KUJTON SALEN
    ILIRIN E BASHEN
    GJITHE MASKARENJTE
    QE ZULLUMIN TRASHEN

    TE GJITHE DO TI VJELLIN
    THA I URTI MOTI
    PATJETER DO VEJE
    HAKA TEK I ZOTI

    Reply
  • Mali says:
    November 24, 2022 at 2:01 pm

    TE PAKTEN VETEM NJE HERE TREGOHU I SINQERTE ME NE HUMBENOT QE TE VOTUAM TI O LARTMADHERI
    NA THUAJ NGA KJO AFERA E PORTIT
    SA DO TE JETE FITIMI YT

    Reply
  • Aldrin says:
    November 24, 2022 at 4:00 pm

    Shqiptareve u calon gomari nga veshet. Pastrimi i ndryshkut dhe bojatisja qenkan pune me e veshtire per Piktorin Bojaxhi sesa shkaterrimi i gjithe Portit.
    Eshte si puna e sterilizmit, behej ne kazane dhe zjenin. Dhe, fshatari i Rexhepajt erdhi nga kakerdhite dhe kashta me bajga tju tregonte doktoreve te Tiranes se zjerja nuk duhej bere ne autoklava, po ne PPPte e Ramutit. Dhe ikin cdo vit 400 milione euro per kete pune. Pastaj u jep udhezime doktoreve te mos operojne paciente, se nuk del buxheti.
    Dhe puna e Portit, fajin e ka ndryshku. Qamet i madh te lesh anijet ne uje. I ze ndryshku. Po ne vend te bojes, Ramuti do ti heqi fare.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 24, 2022 at 4:02 pm

    Ore, ka mundesi te mblidhemi te gjithe ne Parlament dhe te mos e leme kete kermen ta votoje kete projekt antishqiptar?
    Llafet jane kot. Duhet vepruar konkretisht. Do zene me dru publik si puna e Gadafit. I ka ardhur koha dhe po iken. Sa me shpejt para se te beje gjemen ky maskara

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 4:09 pm

    Pse nuk e japim te gjithe territorin e Shqiperise me koncesion ? Do ishte e vetmja menyre per te ndaluar emigrimin masiv qe po ndodh.

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 24, 2022 at 6:23 pm

    Shqiperia eshte CIRKO-KOLON. Shqiperia eshte IMAGJINARE.

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 24, 2022 at 6:24 pm

    Urdhrat e CIRKO-KOLONIZATORIT duhen zbatuar.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 24, 2022 at 7:18 pm

    Degjojeni fjalimin ,e keni ne internet ,se flet tamam per sojin tuaj!!
    Nuk ka shitje toke ,ne fitim Shteti esht partner me 33% dhe taksat vilen komplet! Hidhuni ,perdridhuni si te doni si gjeni dot klecka dhe pike.
    Indinjimi dhe zemerimi juaj s’ka te beje me ARSYETIMIN po vetem me ate qe s’ju bjen asnje thele korrupsioni ose rryshfeti se ndryshe eshte i pashpjegushem ky reagim!
    Aaa po, mbase dikush nga ju do kishte nje lloj justifikimi po te ishte pasardhes i Esat Toptanit ,megjithse edhe ky s’shkon…!

    Reply
  • koli says:
    November 24, 2022 at 7:50 pm

    Te qenka vrare bytha ne jet privat te paguar nga varferia e shqiptareve.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 25, 2022 at 6:53 am

    Koli,Koli,me vine n’men leksionet ne Mikrobiologie kur shof si perputhen komenti me pseudenimin !

    Reply
  • mirel says:
    November 28, 2022 at 7:12 pm

    Kush punon shperblehet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?