Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzat për të vëllain, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi: Të presë me padurim SPAK-un
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Akuzat për të vëllain, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi: Të presë me padurim SPAK-un
Lajmi i funditPolitike

Akuzat për të vëllain, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi: Të presë me padurim SPAK-un

Published: April 3, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi, pasi akuzave të këtij të fundit ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë, për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë.

Reagimi i Kryeministrit:

Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht se, citoj, “interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te veprimtarise se tyre”.

- Publicitet -

Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur. Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar, siç priti me shumë durim, për plot muaj, radhën tek salloni i Blendi Fevziut për ta prezantuar këtë zbulim të ububushëm, çka tregon se nuk jemi përpara asnjë urgjence të posaçme përveç turravrapit të një shërbëtori ambicioz për të fituar besimin e padronit të ri.

Plus, të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time dhe nga ana tjetër, një interpelancë parlamentare, ku gënjeshtrat e thëna publikisht kthehen në pyetje për subjektin e tyre, do t’i njihte çdo gënjeshtari të drejtën e padëgjuar të kërkesës së llogarisë për gënjeshtrat e tij, ndërkohë që rregulli elementar i kësaj bote qëkur njeriu i dalë nga shpella u organizua shoqërisht, e do që gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.

Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë, që unë të ul përtokë çmimin e kohës së nevojshme për punët e mëdha e të vogla që kam detyrë të ndjek si i zgjedhur i popullit në drejtimin e vendit, për t’u angazhuar në një ndërveprim verbal me një shkelës mendjelehtë të ligjit e të çdo zakoni të mirë të këtij vendi, një kallzues i sapokallzuar për kallzim publikisht të rremë dhe për çfarë?! Tamam për çështjen për të cilën kam fituar një gjyq për shpifje, me një vendim fajësie për padronin e vjetër të Gazmend B, shtetasin Lulëzim B, siç kam fituar deri më tash edhe 11 gjyqe për shpifje (10 të tjera janë në proces) për të tjera sajesa të ngjashme me të tjerë shërbëtorë të zellshëm si ky dhe me vetë padronin e ri të tij, një tjetër B, ku e ku më famëkeq se sa B-ja i mëparshëm, aspak rastësisht i vetmi ish-president e kryeministër në historinë e Europës, i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

(Vetëm kush e di se si i zvarrisin proceset për shpifje, se ç’raporte mjekësore paraqesin avokatët e tyre kur s’paraqiten, se ç’broçkulla për padijeninë e klientëve të tyre nxjerrin si justifikime, se ç’përpjekje bëjnë para gjykatës për t’ia lënë politikës fajin që ua nxorri gjuhën jashtë kontrollit këtyre gjasmepolitikanësh, e kupton deri në fund se me ç’lehtësi të patregueshme tallen tërë ditën e perëndisë me hallexhinjtë që i votojnë e i dëgjojnë! Gjithësesi padia nr.22 po bëhet gati të shkojë në gjykatë edhe për këtë B-në e B-së së B-së dhe për taksiratin e avokatëve të tij, të cilët do të duhet të marrin të tjera raporte mjekësore, e të japin e marrin me këmbë e me duar përpara gjykatës, për ta vonuar pa e shmangur dot në fund fare shpalljen e fajësisë së klientit të tyre para ligjit, për serinë e shpifjeve në adresën time si mbulues provash, korruptues prokurorësh dhe mbrojtës i një trafikanti droge brenda familjes, ndërkohë që sigurisht, kryesorja në këtë histori paturpësie publike, mbetet patjetër fjala e SPAK-ut lidhur me trafikantin e zbuluar prej këtij njeriu të mbetur në tentativë.)

Dhe meqë jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, po e mbyll me fjalët e Kuranit, që thotë se kush shpif është edhe më i dënueshëm se sa vrasësi dhe i paralajmëron flakët e ferrit për shpifësit, më të tmerrshme se për çdo mëkatar tjetër. Sepse të godasësh tjetrin me fjalë të pavërteta është njësoj si të hash mishin e vëllait të vdekur, thotë Libri i Shenjtë i këtij Muaji të Madhërishëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    April 3, 2024 at 8:03 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Pa shtet,’Zot’ e informacion
    kemi plot tridhjete e tre VJET
    Kjo e ashtuquajtu dikur ‘Dita’
    na perrallis per EDvinin ‘MBRET’!?

    Tragjerdija e tere tragjedive
    ne kete vend dikur SHQIPERI
    Ish shteti kthyer ne bordello
    i tere agjenturave me ne krye RUSI!

    Or ju mender ‘gazetaruce’ pa tru
    te gjithe racave bastarde FEV ZI
    njE alabak i denuar bytheqiri Salianji
    drejton komisione Hetimi-SIGURI!?

    Or ju zagare ne sherbim te padroneve
    qe vazhdoni ti sherbeni Ramut EDVINIT
    Ndersa parlamenti i krim korrupsionit
    kthyer ne bordello te Salianj-ERVINIT!?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    April 3, 2024 at 8:25 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Pa shtet,’Zot’ e informacion
    kemi plot tridhjete e tre VJET
    Kjo e ashtuquajtu dikur ‘Dita’
    na perrallis per EDvinin ‘MBRET’!?

    Tragjerdija e tere tragjedive
    ne kete vend dikur SHQIPERI
    Ish shteti kthyer ne bordello
    i tere agjenturave me ne krye RUSI!

    Or ju mender ‘gazetaruce’ pa tru
    te gjithe racave bastarde FEV ZI
    njE alabak i denuar bytheqiri Salianji
    drejton komisione Hetimi-SIGURI!?

    Or ju zagare ne sherbim te padroneve
    qe vazhdoni ti sherbeni Ramut EDVINIT
    Ndersa parlamenti i krim korrupsionit
    kthyer ne bordello te Salianj-ERVINIT!?

    Pas tridhjet e tre vjetesh pa shtet
    sa shqiptare ngelur akoma HAJVANË
    Qe rilindjen e shtetit ne kete vend
    E presin nga vetem 11 D U M A N Ë!

    Njembedhjete Dumane te SPAK
    Ne antishtetin,krim-KORRUPSIONIT
    Jane thjesht pikeza uji te imagjinuara
    ne fundin e çpuar te K A Z O N I T!

    Kush s’kupton se tere istitucionet e antishtetit
    jane e kane qene kunder ‘reformes’ ne DREJTESI
    O ka lindur idjot, o eshte i inkriminuar
    ose eshte antishqiptar krriminel Sali-EDvin-LIKE FLORI!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 3, 2024 at 9:07 am

    OK,KM Ynë E.Rama,më i miri në 34 vite,Sipas A.Moisiut & Rexhep Qoses. -Më vjen keq që merresh me një Tuilet,b..lëpirës i Sb edhe,pse tashmë është DORASI & KËRKASI tij- NON GRATA për Korrupsion madhor..!
    -Në Artin Ushtarak dikur thuhej: MBROJTJA më e mirë është SULMI.Sot me SHPIFJE të dyja këto parime Salizmi & të tijët i kan përdorur & po i përdorin me sukses në saje të DREJTLSISL së kapur prej Sb 1992.. për të shpëtuar nga MARRËZIT e tyre në 34 vite,sipas parimit.”..Hani Ju dhe mos në ngacmonin mua.”
    -Gaz Bardhi duhej Hetuar,Gjykuar e dënuar që në 21 prill 2021 kur në Elbasan krijoi bandën e PD gjoja për të mbrojtur votën,pra SHTET BRËNDA SHTETIT dhe nxori nga furgoni Tij vrasësin Tropojanin PAPLEKA duke vrarë Dr.Pjerin Xuvanin.
    -Ju lutem: Mos kini shumë besim te SPAK+GJKKO për të ndëshkuar 360 gradë VIPAT që nga 1992,duke ju sekuestruar më parë PUSIN PËRRALKIRE.Kjo nuk do ndodhi kurrë,ndonse SHBA+BE këtë po kërkon.Banda e PD me Sb ka vjedhur mbi 500 ekonomi-350 mild.$ 1992-2013,ku vetëm dhëndrri Saliut+ Goca – Argita Malltezi kan mbi 30 pasuri,€,$ në Shqipëri e deri në Gjermani dhe Gjyqtarja Olldashi e dërgoi në Shtëpi Malltezin e Argitës,Juristen e Sb që “PJELL MAGJISTRAT” çdo vit për të mbrojtur familjen e korruptuar 100 %..NON GRATA.
    -Sa të jet Sb në Politikë & mbi dhe nuk do të ket STABILITET në Shqipëri.
    -Sa të jetë DREJTËSIA në koma,nuk do ket kurrë SHTET DEMOKRATIKË.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 3, 2024 at 9:11 am

    OK,KM Ynë E.Rama,më i miri në 34 vite,Sipas njëshave:A.Moisiut & Rexhep Qoses. -Më vjen keq që merresh me një Tuilet,b..lëpirës i Sb edhe,pse tashmë është DORASI & KËRKASI tij- NON GRATA për Korrupsion madhor..!
    -Në Artin Ushtarak dikur thuhej: MBROJTJA më e mirë është SULMI.Sot me SHPIFJE të dyja këto parime Salizmi & të tijët i kan përdorur & po i përdorin me sukses në saje të DREJTLSISË së kapur prej Sb 1992.. për të shpëtuar nga MARRËZIT e tyre në 34 vite,sipas parimit.”..Hani Ju dhe mos në ngacmonin mua.”
    -Gaz Bardhi duhej Hetuar,Gjykuar e dënuar që në 21 prill 2021 kur në Elbasan krijoi bandën e PD gjoja për të mbrojtur votën,pra SHTET BRËNDA SHTETIT dhe nxori nga furgoni Tij vrasësin Tropojanin PAPLEKA duke vrarë Dr.Pjerin Xuvanin,i pa hetuar mirë.
    -Ju lutem: Mos kini shumë besim te SPAK+GJKKO për të ndëshkuar 360 gradë VIPAT që nga 1992,duke ju sekuestruar më parë PUSIN PËRRALKIRE.Kjo nuk do ndodhi kurrë,ndonse SHBA+BE këtë po kërkon.Banda e PD me Sb ka vjedhur mbi 500 ekonomi-350 mild.$ 1992-2013,ku vetëm dhëndrri Saliut+ Goca – Argita Malltezi kan mbi 30 pasuri,€,$ në Shqipëri e deri në Gjermani dhe Gjyqtarja Olldashi e dërgoi në Shtëpi Malltezin e Argitës,Juristen e Sb që “PJELL MAGJISTRAT” çdo vit për të mbrojtur familjen e korruptuar 100 %..NON GRATA.
    -Sa të jet Sb në Politikë & mbi dhe.. nuk do të ket STABILITET në Shqipëri.
    -Sa të jetë DREJTËSIA në koma,nuk do ket kurrë SHTET DEMOKRATIKË..!

    Reply
  • 777 says:
    April 3, 2024 at 10:02 am

    Degjojeni se cfare llap ky kapterri i deges ushtarake Fier,si bythelepires i Rames,se ai nuk ha…mut kot!

    Reply
  • mali says:
    April 3, 2024 at 11:54 am

    Ky Olsi nuk eshte nen moshe dhe ne kujdestari te vellait te tij te madh Rama.
    Ne kete rast vellai I madh ngarkohet me pergjegjesi per zullumet e vellait te vogel sherxhi.
    Kjo tregon qe ky Bardhi dhe pasuesit e tij jane shterpe qe nuk pjellin me .

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    April 3, 2024 at 12:34 pm

    Po ti kapterr Ethemi a je byth lepires i Rames apo ke mendimin se Rama ka bythe me te mira

    Reply
  • mali says:
    April 3, 2024 at 1:58 pm

    O Ethem Lalaj, me duket se te ka zene gjumi mbi mut.Shkruaj ore dicka ndryshe.Pasuri kane te gjithe ,ore derdimen, dhe aq sa ti nuk e mer me mend.Mos shiko keto tre emrat:Rama,Iliri,Berisha.
    Pasanike te medhenj I ke edhe te PS-se me aleatet e saj ,edhe te PD-se me aleatet e saj.
    Keta tallin bythen me ty qe kujton se vertet keta bejne politike.Ata as e kane haberin kujt I thone politike.

    Reply
  • Albi says:
    April 3, 2024 at 4:17 pm

    Rama Edhe per mecgonigalin beri te njejten nuk pranoi interpweance, por e verteta doli se e kishte korruptuar madje per qellime djallzore.
    Edhe per vellain nuk pranon interpelance, pse valle…nese ska lidhje jep versonin tend ne kuvend sepse ta kerkon Kushtetuta Jo Batdhi.
    Tani pritet qe Rama te ndryshoje edhe rregulloren e Kuvendit per interpelancen siç beri me komisionet hetimore.

    Reply
  • Tironsi says:
    April 3, 2024 at 11:02 pm

    Cfar ka dash me thonë Kryeministri lur thotë Gazmend B

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?