Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzë për trafik droge, Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të ukrainasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzë për trafik droge, Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të ukrainasit
AktualitetKronike

Akuzë për trafik droge, Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të ukrainasit

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës i dha dritën jeshile ekstradimit në Gjermani të një 33-vjeçari të shumëkërkuar si trafikant droge, i arrestuar në Rinas në mars të këtij viti, teksa maskohej si refugjat ukrainas.

Samet Durmus, alias Rizvan Farkandinov, do të vihet në dispozicion të drejtësisë gjermane, e cila ka lëshuar dy urdhra-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Referuar akteve të përcjella nga pala gjermane, rezulton se Durmus ose Farkandinov ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale, që kishte për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në Gjermani në vitin 2002. Ai dyshohet të jetë përfshirë në 36 episode kriminale. Masat e sigurisë “arrest në burg” janë caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shtutgartit, i pari në vitin 2021 dhe i dyti në maj 2022, pas prangosjes së tij në Shqipëri.

Për të dy urdhrat, pala shqiptare ka lejuar ekstradimin e tij. Në seancën e fundit gjyqësore, Durmus ka shprehur pëlqim për ekstradimin, duke kërkuar të ishte sa më shpejt pranë familjes së tij në Gjermani.

- Publicitet -

33-vjeçari i lindur në Krime u arrestua teksa po kalonte tranzit në Rinas drejt Gjermanisë. Ndonëse paraqiti para autoriteteve dokumente me identitetin fals ukrainas Rizvan Farkandiov, ai u tradhtua nga gjurmët e gishtave, që rezultuan të njëjta me ato të Durmus, i kërkuar ndërkombëtarisht.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?