Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohej për atentat me snajper në burgun e Vaqarrit, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohej për atentat me snajper në burgun e Vaqarrit, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin
AktualitetKronike

Akuzohej për atentat me snajper në burgun e Vaqarrit, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Ergys Kolaverin, i cili akuzohej për atentat me snajper në burgun e Vaqarrit.

Kolaveri akuzohej se tentoi të viste me snajper Gazmir Dacin, i dënuar në burgun e Vaqarrit.

Ngjarja ndodhi në 2016. Kolaveri ishte i dyshuar si personi që donte të vriste Dacin për shkak të hasmërisë që kishin. Atë kohë Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin akuzohej se do të vriste Gazmir Dacin.

- Publicitet -

Në 2017 Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Kolaverin me 20 vite burg për tentativë vrasje, por në 2020 u la i liri, ndërsa sot u shpall i pafajshëm përfundimisht.

I lirë është lënë dhe Enea Caka, i cili kishte apeluar vendimin për arrestimin e tij për veprën e moskallëzimit të krimit.

Hasmëria e familjeve Kolaveri dhe Daci, akuza e pretenduar për Ergys Kolaverin

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin.

Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq.

Pikërish për ngjarjen në 2016 u akuzua Kolaveri se donte të vriste Dacin për shkak të Hasmërisë që kishin. Atë kohë Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin.

Vendimi i Gjykatës së Apelit: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në  orën 16:31, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. I akuzuar për këtë ngjarje është i pandehuri me iniciale E.K., i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,  për motive gjakmarrje kundër shtetasit me iniciale G.D.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur  me çështjen penale me të pandehur E.K, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mësipërme, të parashikuar nga nenet 78/a-22, 88/1, 278/1, 279/2 të K.Penal, si dhe ndaj të pandehurit E.C, i akuzuar për kryerjen e verës penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuar nga neni 300/1 të K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr. 106, datë 08.11.2017 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, e parashikuar nga neni 78/a e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 23 dhe 49 të këtij Kodi, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje”, e parashikuar nga neni 88, paragrafi I parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 4 (katër) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e parashikuar nga neni 278, paragrafi I parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 4 (katër) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehuri K për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 1 (një) vit burgim.
  5. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit K, me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehuri C për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, si dhe në lidhje me nenet 49 të këtij Kodi, me 1 (një) vit burgim.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së dënimit dhënë ndaj të pandehurit E.K dhe dënimin e tij përfundimisht me 30 vjet burgim.

Gjithashtu është ushtruar ankim edhe nga i pandehuri E.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa më poshtë:

-Deklarimin si të pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprën penale të  “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri E.C ka paraqitur ankim,  i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajshëm.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 39 datë  26.03.2018 ka  vendosur:

  • Konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda dhe prishjen e vendimit nr. 106 datë 08.11.2017 të kësaj gjykate.
  • Dërgimin e çështjes që i përket të pandehurit K dhe E.C, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi,  ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë Gjykatë.

Gjykata e Lartë, Kolegji Penal me vendimin nr. 00-2018-312 datë 12.09.2018 ka vendosur:

  • Dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë që ka kompetencë lëndore për gjykimin e çështjes.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 01 date 23.12.2019 ka vendosur:

  • Shpalljen e moskompetences lendore te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Dërgimin e çështjes penale Nr. 9/102 regjistrimi, datë 04/10/2018 që i përket të pandehurit K, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga Nenet 78/a dhe 22, 88/1, 278/1 dhe 179/2 te Kodit Penal, si dhe ndaj te pandehurit E.C, i akuzuar per vepren penale te parashikuar nga Neni 300 te Kodit Penal, Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente.

Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmëndura më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë  26.10.2022 vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda si me poshte:
  • Deklarimin e pafajshem te te pandehurit K per kryerjen e veprave penale te “Vrasje per gjakmarrje” mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78/a e 22 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Plagosja e rende me dashje”, parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.
  • Deklarimi i pafajshem te te pandehurit C per kryerjen e vepres penale te “Moskallezimit te krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
  • Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda per disponimet e tjera te tij.
  • Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit K nga qendrimi i tij nen masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, nese nuk mbahet per ndonje veper penale apo mase sigurimi tjeter.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?