Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohej si porositës i hedhjes në erë të pallatit në ndërtim në Shëngjin, Gjykata liron të arrestuarin. Prokuroria apelon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohej si porositës i hedhjes në erë të pallatit në ndërtim në Shëngjin, Gjykata liron të arrestuarin. Prokuroria apelon
AktualitetKronike

Akuzohej si porositës i hedhjes në erë të pallatit në ndërtim në Shëngjin, Gjykata liron të arrestuarin. Prokuroria apelon

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Nuk ka zgjatur shumë izolimi në paraburgim i një prej personave të grupit të dyshuar për hedhjen në erë me eksploziv të pallatit në ndërtim të një biznesmeni në Shëngjin tre vite më parë. 52-vjeçari nga Tirana, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasëse në vitin 2020, u lirua nga qelia. Zef Kola, i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit, u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, e dhënë në rrethana e shkaqe të çuditshme. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët, doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit, me pretendimin se ka prova që implikojnë Zef Kolën në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg. 52-vjeçari u arrestua më 28 shkurt nga Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në sulmin ndaj godinës në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e “Ranës së Hedhur”, në konflikt të dukshëm pronësie. Ndaj tij janë ngritur akuzat “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “kanosja”, “prishja e qetësisë publike” dhe “mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”. Nga hetimet e kryera nën drejtimim e prokurorit Françesk Ganaj, rezulton se 52-vjeçari Zef Kola ka porositur dy të rinj nga Fushë-Kruja që të vendosin lëndën plasëse në objektin në ndërtim, në dy raste brenda 3 javëve. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronësinë e truallit ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Si autorë janë të ndaluar Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, të dënuar përkatësisht me 4 dhe 2 vite heqje lirie, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Biznesmeni Gjoka dëshmoi se pronën e kishte blerë dhe nuk kishte konflikte, por pronësia mbetet shkaku kryesor, teksa të dënuarit duket se nuk kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?