Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet se mashtronte biznesmenët për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është vetë e sëmurë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohet se mashtronte biznesmenët për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është vetë e sëmurë
Kronike

Akuzohet se mashtronte biznesmenët për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është vetë e sëmurë

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

Një tjetër ish-zyrtare ka lënë qelitë e paraburgimit me masë lehtësuese të drejtësisë, nën rrethana e faktorë familjarë. Gjykata bëhet me dije se ka zbutur masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, në arrest shtëpiak, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe njëkohësisht për shkak të gjendjes shëndetësore.

Vjola Sterjo u arrestua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda” dhe një dëm total nga ky aktivitet i paligjshëm, që shkonte deri në 344 mijë euro përgjatë dy viteve të fundit.

Për gjendjen shëndetësore është pretenduar edhe momentin e ndalimit, por atëherë gjykata nuk e mori parasysh, duke e lënë në paraburgim. 39-vjeçarja ish-punonjëse në administratë, u vu në pranga pas denoncimit që bënë disa qytetarë të dëmtuar, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec, me premtimin për t’u dhënë leje shfrytëzuese për resortë turistike. Sterjo nuk ka pranuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka mashtruar njeri.

- Publicitet -

Sipas hetimeve paraprake dhe denoncimit, Sterjo arriti të mashtrojë bizneset, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë, deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në prova, gjykata e la fillimisht në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë, ku edhe jeton. Por pak ditë më parë gjykata e zbuti masën, pas kërkesës së avokatit mbrojtës. Qytetarët rrëfyen edhe skemën se si ish-zyrtarja i mashtronte duke marrë përqindjen për çdo fond financimi që u premtonte.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?