Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet se vodhi 8 dyqane në 13 ditë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Akuzohet se vodhi 8 dyqane në 13 ditë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
AktualitetKronike

Akuzohet se vodhi 8 dyqane në 13 ditë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për më shumë se 8 vjedhje në kryeqytet. Klaudio Metaj siç duket edhe ne videon e shpërndarë nga blutë e kryeqytetit fillimisht thyen xhamin e derës së dyqanit celular me një gur të madh dhe më pas pa humbur kohë sulet në drejtim të vendit ku mbahen paratë e xhiros ditore.

Mban një kapele në kokë për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe çantë marsup. Mbush xhepat me para dhe më pas largohet, në kërkim të një tjetër dyqani. Të njëjten teknikë ai e përdor dhe në vjedhje të tjera që kryen.

Ai u arrestua nga policia në flagrancë në kuadër të operacionit “Break” pasi përmes kamerave të sigurisë u identifikua se në datën 19 qershor të këtij viti theu xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë dhe vodhi një aparat celular dhe një shumë parash.

- Publicitet -

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Break”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes me thyerje të një aparati celular dhe të një shume parash, në një dyqan.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 7 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për deklaratë të rreme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Break”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 19.07.2022, pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri”, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi K. M., gjatë 2 javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në disa subjekte të ndryshme.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i 7 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një biznes;

*Më datë 08.07.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se, në një subjekt, ka vjedhur një aparat celular në pronësi të shtetasit B. H.;

*Më datë 13.07.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se, në një dyqan syzesh, ka vjedhur me thyerje disa palë syze;

*Më datë 14.07.2022, në rrugën “Vaso Pasha”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Po me datë 14.07.2022, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur disa veshje;

*Më datë 15.07.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Më datë 17.07.2022, në rrugën “Muzakët”, dyshohet se, pasi ka thyer xhamin, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklarate e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit A. C., 33 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 20, 2022 at 2:31 pm

    Me shume permendet emri i Eshref Frasherit,qe ka qene bej dhe jo hajdut,,se emri i hajdutit,qe permendet vetem K.M..Duket sikur hajduti eshte Eshref Frasheri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?