Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarmante! Në një dekadë mbyllen 22% e shkollave 9-vjeçare publike në rang vendi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Alarmante! Në një dekadë mbyllen 22% e shkollave 9-vjeçare publike në rang vendi
EkonomiLajmi i fundit

Alarmante! Në një dekadë mbyllen 22% e shkollave 9-vjeçare publike në rang vendi

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre Në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013. Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël. Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

Arsimi Bazë përfshin: Arsimin Fillor (klasat 1-5) dhe Arsimin e Mesëm i Ulët (klasat 6 -9). Arsimi fillor përbëhet nga pesë klasa, nga klasa i deri në klasën V. Ndërsa arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga katër klasa, nga klasa VI deri në klasën IX. Mosha e nxënësve është 12-15 vjeç. Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.

- Publicitet -

Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm dhe tani po përballet me një tkurrje të fortë që nuk po ndikon në rritjen e cilësisë së nxënësve të mbetur. Vendi ynë shënoi rënien më të madhe globale në rezultatet e Testit global PISA 2022.

Mësuesit pohojnë se reformat e në arsim më vitet e fundit kanë rritur barrën rregullatore dhe ngarkesën e mësuesve që nuk ka lidhje në mënyrë të drepërdrejtë me mësimdhënien. Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive anë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.

Teksa niveli i mësuesve të rinj është më i dobët. Financimet e ulëta për arsimin dhe sidomos pagat e ulëta të mësuesve po çojnë gjithnjë e më shumë nxënës, studentë të dobët, në degët e mësuesisë, duke vënë në diskutim cilësinë e arsimit në vijim.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    August 30, 2024 at 6:57 am

    Po na catte menderen,u ndertuan aq e kaq shkolla te reja,.40% nxenes me pak,dmth,40% banore me pakShkoni merrni nxenes nga Bangladeshi!

    Reply
  • Detari says:
    August 30, 2024 at 7:28 am

    Veliaj nga irani ka ndertuar 10 shkolla ne jave si ka mundesi? Imagjino sa debil duhet te jesh te genjehesh nga qeveritaret rama-berisha dhe me keq akoma nga zagaret e tyre.

    Reply
  • info analitike says:
    August 30, 2024 at 8:19 am

    Pra Reforma e Arsimit rezultoi një dështim total duke i vënë përfundimisht kazmën arsimit. Ndërkohë Këndesi kryeministër vazhdon kakaris për samite, arritje e broçkulla pambarim. Tirana tashmë është e zënë poshtë nga pesha e betonit dhe kullave të larta. Qytetarët nuk kanë më një hapësirë të gjelbër ku të marrin frymë. Edhe ato pak hapësira të përbashkëta që nuk i ka zënë betoni i kanë zënë baret dhe restorantet. Ndërkohë që plehrat kapicë kutërbojnë në vapën e verës. Ama në media buçet propaganda me rritjen e numrit të turistëve po pa na thënë se sa të ardhura i kanë sjellë shtetit dhe sipërmarrësve vendas.
    Përfundimisht me këto mend e këto njerëz Shqipëria nuk do të bëhet kurrë!

    Reply
  • Humoristi says:
    August 30, 2024 at 8:42 am

    Mire u mbyllen se po braktisen zonat rurale!Qe shqtesimi te pasqyrohet sakte, duhet te jepet edhe evidencave e shkollave te reja ne qytete!

    Reply
  • Dauti says:
    August 30, 2024 at 3:00 pm

    Qe te kuptohet sa eshte manipuluar me censusin. Sa kane ikur nga Shqiperia ne kohen e Rames. Nje dite ai do i paguaje te gjitha, por Shqiperia po merr fund.

    Reply
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    August 30, 2024 at 3:08 pm

    Objektivi i Rilindjes : Ne mandatin e ardheshem Shqiperia te arrije ne numer banoresh aq sa Mali i Zi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?