Shqipëria do të lidhë marrëveshje për energjinë me gjigantin spanjoll ENAGAS. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet në LIVE në Facebook vetë kreu i qeverisë nga Madridi ku tha se tashmë vendi ynë po investon në energji diellore.
Teksa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me disa kompani, kryeministri bëri me dije se ditën e nesërmen do të inaugurohet parku i parë diellor në rajon. Rama e vijoi fjalën e tij me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze të gazit spanjoll ENAGAS, duke shtuar se po vijon puna për të bërë diçka edhe me erën.
‘Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara.’- tha Rama.
Ndërkaq kreu i qeverisë, përbri videos së transmetuar shkroi se vendi ynë po tërheq çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA duke e shndërruar kështu vendin tonë në pikën më të rëndësishme për hyrjen e shpërndarjen e gazit për të gjithë rajonin.
‘Madrid – Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin’-shkroi Rama.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit mes dy kompanive, prezent ishte edhe ministrja e infrastrukturës. Balluku, teksa u ndal te rëndësia e gazit në vetvete duke e konsideruar si armën më të fortë të sigurisë, njoftoi se sasitë e para të gazit spanjoll do të mbërrinin në shtator.
‘Sot kemi firmosur një memorandum bashkëpunimi që i hap rrugën një të ardhme midis dy vendeve tona. Shqipëria është angazhuar të marrë pjesë dhe në investimet e gazit të lëngshëm. Duhet theksuar se tashmë energjia nuk është më një çështje komerciale, bëhet fjalë për sigurinë. Energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë. Puna intensive është lënë të nisë në fillim të shtatorit ku ENAGAS do të vijë në Shqipëri.’- tha Balluku.
Ky është projekti i dytë për gazin e lëngshëm natyror që Kryeministri nënshkruan me një kompani të huaj. Shqipëria firmosi marsin e vitit të kaluar një marrëveshje me SHBA i cili përfshinte konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.
a.m/dita
Unë , konsumator i rregullt i gazit, lumturohem me haberet e kryeministrit ton për gazin.
Kur mori sundimin e vëndit në 2013, se si ndodhi, bomblën që më parë e mbushja me 1000.0L të rinjë,, mbas fitorjes së shokut Rama në haleancë me shokun Ilir Muta, fillove ta mbushje me rreth 1200,0 L të rinjë.
Mbas haberit të lumtur që filloj funksionimi i TAP dhe me miljona metër kub gaz kalonin posht këmbëve të mija për në Itali duke fërshëllyer, bombla ime filloj të mbushej duke paguar 1500,0 L të rinjë dhe ………oh çfarë haberi tjetër i lumtur plot gaz e hare…….
një kompani amerikane do ta bëj Shqipërin një qëndër tranziti të gazit cilsor amerikan më i mirë se ai që ka kohë që kalon në TAP. dhe
bombla ime u tmerrua, filloj të mbushej duke paguar çmimin e kusarisë së të marrosurit kryekusarit Edi Rama 3000,0 L të rinjë.
Në qoftë se ky haber nga Spanja është serioz unë i lumtur me këtë haber të kusarit Edi Rama duhet të shes për skrap bombëlën se simbas ligjit të habereve të tij për gazin, bombla ime do të mbushet me pagesën 6000,0 L të rinjë, sa gjysma e pensionit tim dhe në epokën dixhitale të habereve të lumtura plot gaz të Edi Ramës
kam vendosur të përdor bajgat e thata të lopëve , si dikur, si burim energjie, dhe u a rekomndoj të gjithë shqipëtarëve bajgën e that simbas traditës, sepse po vijn rresht habere gazi nga kryeministri.
Na rroftë shoku Rama me haberet e lumtura plot gaz dhe hare për vehten e tij dhe patronazhistët kusar biznesmenë që tregëtojnë gazin dhe
sikurse ka ndodhur deri tani për çdo haber me gaz, shtërngim i lakut të ngritjes së çmëndur të çmimeve për fukarenjtë nga kryekusari që tani po vjedhn tani edhe me kallashnikovin e ngritjes së çmimeve në dor dhe po qëllon pa mëshirë me breshëri ngritje çmimesh, për të vrar një komb të tërë që
po shëndrrohet në një turmë pa identitet emigrantësh që rrojnë si njerz në dhe të huaj shumë më mirë se sa në vëndin e tyre që është bër mallkim nga kusari Edi Rama dhe biznesmenët e tij patronazhistë edhe ata derra të babëzitur të kusarisë që nuk bëjn biznes po vjedhin si të tërbuar popullin e tyre.