Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Albin Kurti në gijotinë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Albin Kurti në gijotinë!
AnalizaLajmi i funditopinion

Albin Kurti në gijotinë!

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Nga Agim Vinca – Prishtinë

Botuar në DITA

Tashmë mund të thuhet lirisht se demonizimi i Albin Kurtit është bërë sport nacional ndër shqiptarë. Ngado që të sillesh, kudo që të shkosh, nuk dëgjon gjë tjetër veçse sharje e mallkime për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, tani në detyrë, Albin Kurtin.

- Publicitet -

Lëshon radion, ndez televizorin, hap kompjuterin, merr në dorë celularin, kudo i njëjti avaz!

Akuza nga më të rëndat shqiptohen për çdo natë në ekran, në Prishtinë, por edhe në Tiranë, ku jo rrallë ftohen në studio njerëz që për Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës flasin me gjuhën e rrugës.

Albin Kurti është i vetmi kryeministër në botë që shahet edhe gjatë transmetimit të ndeshjeve futbollistike!

Disa media në Kosovë mezi presin që dikush, qoftë edhe ndonjë anonimus, të postojë ndonjë fjalë kundër Albinit në fejsbuk për t’i bërë vend sa çel e mëshel sytë në mediumin e tyre.

Askush nuk ia konteston askujt të drejtën që për Albin Kurtin dhe qeverinë që e kryeson ai, sikurse edhe për subjektin politik që e drejton (Lëvizjen Vetëvendosje!) të ketë mendim kritik dhe ta shprehë atë lirisht kudo e në çdo kohë. Por nuk duhet shumë mend për të konstatuar se këtu, fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë për kritikë, por për fushatë, madje jo thjesht fushatë, por linç.

Dhe kjo fushatë linçuese zhvillohet horizontalisht dhe vertikalisht, nga Prishtina në Tiranë, via Shkup, Tetovë, Strugë e Elbasan dhe nga maja e kupolës e deri në bazë. Nga lart rri e vështron Vëllai i Madh, karizmatik, që modelin Kurti e sheh si rrezik.

Është e pamundur të numërohen të gjitha akuzat që i bëhen Albin Kurtit, por po përmendim vetëm disa nga ato që dëgjohen më shpesh: “mashtrues”, “njeri i Serbisë”, “agjent i Rusisë”, “antiamerikan”; “stalinist”, “maoist”, “fundamentalist”, “populist”; “komunist”; “kundërshtar i UÇK-së”; “përçarës i shqiptarëve të Maqedonisë dhe të luginës së Preshevës”; “prishës i marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës”, e sa e sa gjepura të tjera, që s’i rrok mendja e shëndoshë.

Disa e quajnë edhe ardhacak (“njeri nga Mali i Zi”), edhe pse Albini ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, ku edhe jeton. (Babai i tij, një burrë i nderuar, ka ardhur në Kosovë, si shumë të tjerë, nga një fshat shqiptar në Mal të Zi dhe kjo është e gjitha).

Nuk ka mbetur gjë pa u thënë për të, nuk ka mbetur sharje e fyerje që nuk i është bërë. Edhe kur ia ul rrogën vetes Albin Kurti e shkel ligjin!

Fushatë kundër Albin Kurtit zhvillohet edhe në Serbi, e edhe nga militantët e Vuçiqit në “Kosovë e Metohi”, por kjo s’është temë e këtij shkrimi.

Veç një gjë nuk e kuptoj dhe nuk di si ta shpjegoj: si ka mundësi që i njëjti njeri të jetë shqiptari më i urryer në Serbi dhe njëkohësisht edhe njeriu më i urryer në Shqiptari?!

Në Beograd quhet “njeri që i urren serbët”, “terrorist” dhe “shiptar”, kurse në Prishtinë, Shkup e Tiranë, natyrisht në qarqe të caktuara, “njeri që lufton për pushtet”, ”karrierist” dhe “antikombëtar”!

Kur i dëgjon aleatët, e quajnë “të pavendosur” e “frikacak”, kur ndodh të mos i dëgjojë për ndonjë çështje si puna e targave dhe e dinarit, e shpallin “antiamerikan” dhe “antiperëndimor”.

Hip se të vrava, zbrit se të vrava!

Gazetarë, analistë, reporterë, moderatorë, drejtues OJQ-sh, politikanë, ish-politikanë, kryetarë komunash, kryetarë partish, deputetë, ish-deputetë, biznesmenë, oligarkë, ish-anëtarë të VV-së, një lukuni e tërë, s’lënë gjë pa thënë për njeriun që në krye të këtij vendi ka ardhur me verdiktin e popullit, në zgjedhje të lira e të rregullta, të njohura edhe nga rivalët e tij politikë, të cilët duket se pikërisht kjo gjë i tërbon.

Flasin për keqqeverisje, për borde e punësime, për shpenzime e privilegje; s’lënë gjë pa thënë ata që kur ishin vetë në pushtet s’lanë gjë pa bërë!

Nuk mungojnë as akuzat për korrupsion! Kërkojnë burgosjen e Albinit për “hajni”, ata që s’ia dinë skajin pasurisë… Kur kapobanda thërret: “Kapeni hajnin!” edhe qorri e di sa është sahati: në ç’gjendje është katandisur morali, etika dhe politika.

E ritheksojmë: askush nuk është kundër kritikës, si asaj që vjen nga opozita, ashtu edhe nga shoqëria civile dhe media, por kjo për të cilën po flasim s’është kritikë, por propagandë që ka për qëllim diskreditimin e kundërshtarit politik, i cili trajtohet si armik!

Është shumë e rëndë akuza që i bëhet në vazhdimësi Kryeministrit të Kosovës se ai qenka kundër UÇK-së, se paska qenë dikur dhe vazhduaka të jetë edhe sot, sado që faktet flasin ndryshe.

Në vitet nëntëdhjetë Albini ishte sekretar i përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, Adem Demaçit, dorë e djathtë e “Bacës”, i cili nuk do të mund të funksiononte, sidomos në raport me botën, pa shërbimet e djaloshit flokëgjatë, që e zotëronte në mënyrë perfekte anglishten dhe teknologjinë, e kjo do të thotë se ai u bë edhe vetë pjesë e luftës, për çka edhe u dënua me 12 vjet burg si “terrorist”.

Ne e dimë mirë kush ka deponuar në Hagë kundër UÇK-së, përveç Serbisë, vite me radhë. Edhe ata që e drejtojnë gishtin kah VV-ja, shumica syresh, e dinë, por e bëjnë me qëllim.

Shpif shpif se diçka do të mbesë!

Askush si Albini nuk i nderon dëshmorët; familjen Jashari dhe familjet e tjera të dëshmorëve; përpjekjet e pareshtura të atdhetarëve të të gjithë brezave, nga viti 1912 e deri më sot; ish-të burgosurit politikë, që e kaluan rininë burgjeve dhe të gjithë ata veprimtarë, intelektualë e të tjerë që kontribuan në çfarëdo mënyre për lirinë e Kosovës dhe për kauzën kombëtare.

Por, kot. Argumentet nuk vlejnë kur urrejtja e errëson arsyen.

Albin Kurti është fajtor kujdestar për gjithçka që ndodh në Kosovë. Ai, askush tjetër. I ka fituar zgjedhjet, por nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe konstituuar Kuvendin. Pas shumë seancash, votimesh, çvotimesh, akuzash e kundërakuzash, më në fund zgjidhet kryetari i Kuvendit, por jo edhe të pesë nënkryetarët. Puna ka ngecur te përfaqësuesi i komunitetit serb që duhet të vihet në këtë pozitë.

Përse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk e votuan deputetin Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit, njeriun që e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij, por kërkojnë që ai të jetë patjetër nga radhët e Listës Serbe, e cila e hap fushatën për zgjedhjet lokale me himnin e Serbisë dhe me sloganin “për çlirim nga Albin Kurti”?!

Duan ta vazhdojnë bllokadën, me pretendimin se po mbrojnë Kushtetutën, duke fajësuar përsëri shkaktarin e të gjitha të këqijave që i paskëshin rënë mbi kokë Kosovës dhe mohuesin e të gjitha të arriturave të saj, Albin Kurtin.

Janë po ata që e shkarkuan në mars të 2020-s, në kulmin e pandemisë, me 61 vota (vota e fundit, e 61-ta, e siguruar me angazhimin personal të Presidentit dhe të ish-Kryeministrit, në orët e vona të natës) dhe është po ajo mendësi: “Do t’ia nxijmë jetën!”.

E kanë krahasuar me Hugo Çavezin, me Fidel Kastron, me Musolinin, me Hitlerin, me Kim Jong Unin, me Putinin, me dreqin e të birin… E kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë “mashtrues”, që premtoi bashkimin kombëtar e s’po e bën dot (prite, o Zot!); që premtoi se hajnat do t’i fuste në burg, por ata vazhdojnë të jenë të lirë (thuase kjo është punë e qeverisë e jo e prokurorisë); që doli i gjallë nga burgjet e Serbisë e çkamos tjetër.
Marrëzia arrin deri aty sa të thonë se edhe fakultetin e paskësh kryer me intervenime!

Nuk është pa të meta Qeveria Kurti; disa nga ministrat lënë për të dëshiruar; mjaft nga premtimet nuk janë përmbushur, jo vetëm për mungesë të vullnetit politik, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat i ra në hise ta drejtonte Republikën e Kosovës liderit të Vetëvendosjes.

Në fillim pandemia, që u menaxhua mirë, pastaj lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i drejtë kundruall saj; obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë dhe qëndrimi tolerant i BE-së ndaj Beogradit zyrtar, madje edhe pas sulmeve terroriste si ai në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc, gjithnjë me pretekstin e largimit të Serbisë nga prehri i Rusisë.

Për të gjitha këto probleme duhet të flitet në mënyrë racionale, e jo me turr, zjarrmi e mësymje.

Kurrgjë mos pastë bërë kjo qeveri, e ka ndryshuar dukshëm gjendjen në Veri, duke e shtrirë autoritetin e shtetit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës, betejë që ende nuk ka përfunduar dhe që kërkon angazhimin e të gjithëve.

Vërtet i ndaloi referendumet që mbante Serbia më parë në Kosovë dhe nuk e formoi Asociacionin, të cilin ia lanë në derë pararendësit, por nuk u ka cenuar asnjë të drejtë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilëve u drejtohet pa kompleks edhe në gjuhën e tyre.

Vendimi i Departamentit të Shtetit për “pezullimin e dialogut strategjik”, i bërë publik nga e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, i dha impuls të ri luftës politike në Kosovë dhe fushatës kundër “shkaktarit të bllokadës”. Natyrisht se ky vendim nuk është një lajm i mirë për Kosovën dhe duhet të na brengosë të gjithëve, por askush nuk duhet t’i gëzohet rikthimit të skenarit të emisarit të dekoruar në Beograd nga mandati i parë i Presidentit Tramp.

Ende pa u përhapur mirë lajmi, shpërtheu cunami: “Ja ku na solli!”.

I kuptoj politikanët që luftojnë për pushtet, por nuk e kuptoj ish-politikanin Ben Blushi, i cili, tani në rolin e shkrimtarit, lëshon fetvanë kundër Albin Kurtit, sepse nuk mund të quhet ndryshe artikulli i tij, ku ai e quan Vetëvendosjen “sekt”, kurse elektoratin kosovar “insekt”!

Ajatollahët e Iranit e falën dikur shkrimtarin “heretik” Salman Ruzhdi, por ai mbeti pa një sy!
Ne këtij tonit duam t’ia nxjerrim që të dy!

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
35 Comments
  • FATMIR BERBERI says:
    September 22, 2025 at 11:41 pm

    Agim
    Shume gjera nuk i kupton ti,se me siguri je simpatizant i tij.Te siguroj une qe Albini i meriton te gjitha epitetet,sepse gjithmone ka vepruar vetem me trurin e tij,pa u keshilluar me strukturat e tij ,me aleatet,por edhe me politikanet shqiptare,ne gjithe viset ku banojne !
    Dhe ne vent qe ti bente nder kombit,beri te kunderten.
    Dhe mos harrojme se erdhi ne pushtet me slloganin,per bashkimin KOMBETAR.
    Une personalisht e urrej me shume ,per qendrimin qe ka mbajtur ndaj UCK dhe ndaj udheheqsave te saj,qe sakrifikuan jeten e tyre ,per lirine e popullit te KOSOVES dhe tani vuajne ne burgjet e padrejtesise.

    Reply
  • demo says:
    September 22, 2025 at 11:54 pm

    Ja ku e gjeta nje vella qe mendon si une.
    Cfare duan kundershtaret e Albin Kurtit ne Kosove?Duan ti falin Associacionet Serbise?Duan te copetojne Kosoven?
    Mitrovicen,Fushe Kosoven t`ja bashkojne Serbise?Duan te fusin Dinarin monedhe shteterore,qe te behet Kosova Zi e ma Zi si Shqiperia ne 47 kur barazoi lekun me Dinarin leter bythe dhe gjithe malli,prodhimi,Bageti e katandi e shqiptareve shkuan ne Jugosllavi????U deshen 10 vjet vaporra me grure nga BRSS dhe 10 vjet vaporra me grure nga Kina qe Shqiperia te shpallte fundin e krizes se Urise ne vitin 1969.Prandaj Albin Kurti nuk u be qole Loqja i Bashkim Vllazerimit Open Ballkan te Edi Rames,.Prandaj mbyllen Ato Posta te shperndarjes Dinarit leter bythe per pensionet e serbeve,qe ne syte e Nderkombetareve duken si Krim financiar Antihumanitar,kunder popullsise serbe.
    Albin Kurti po ben Shtet.Askush nga qeverite e PDK,LDK,PAAK nuk do kishte vendeosmerine te ndiqte bandat e Radoicicit,Te cbllokonte Rruget dhe ndertonte Urat mbi Iber.As Uren nuk e kalonin dot pa KFORIN.Armiqte shqiptare te Albin Kurtit ne Kosove jane me te rrezikshmit.ane si Haxhi Qomili dhe Esad pasha qe ju verviten Shtetit foshnje ne shpergenj te Ismail Qemalit.Doni ta mbysni?
    Sa per armiqte e Tiranes keta jane Divizioni VS,Ketyre perplasi deren e Kosoves surratit.Te rrezikshem ishin ne 44 se ishin 70 mije morracake te armatosur te Serbise.Sot jane pa arme.S`kane me as gure zalli,se edhe zallishtet i rropen per kulla Turistike.Ju ka hyre zgropulla pasurimit sa hap e mbyll syte,.Po shesin edhe porte aeroporte,det e kufij,Sazan e Bistrice.Edhe eshtrat e te vdekurve.
    Halli eshte ne Kosove ku qorr hidhnaket nuk po kuptojne se po shembin shtepine e perbashket,
    Or Lumiri Abdixhiku nuk behet mire me Kosoven Grenellua,t`ja shtrosh me flori,se ka marre dore ne Beograd!
    Jemi te paarmatosur.

    Reply
  • DOKLEATI says:
    September 23, 2025 at 2:57 am

    E kishin pyetur Fishtën:
    përse po shkruan vetëm për Maësinë dhe jo për Anën e Malit?
    Përgjegja ishte: për Anamalasit nuk kam çka të shkruaj.

    Reply
  • Iso says:
    September 23, 2025 at 4:37 am

    O vince! Ti thua perse flasin per malpinin kudo,po ta them une:1-sepse malpini tha do bashkoj Shqiperine me Kosoven dhe kur u be k/m edhe nje flamur i vogel Shqiptare qe e kishte ne zyre e hoqi.2-krijoi parti ne Shqiperi per te percare Shqiptaret por mori ndoc rrokun ne sume dhe iku.3-i percau Shqiptaret e Maqedonise duke sjellur si k/m nje antishqiptare.4-me politiken e tij antiperendimore e futi Kosoven nen embargo nga EU dhe ngriu mardhenjet me Ameriken.PS: edhe sali vuku thoshte,Kosova,Kosova por naften ja jepte serbit,luftetaret e uck -es i fuste ne burg ose i eliminonte,i quante terrorista.malpini zajednica,zajednica por po ja kalon Kosoven serbise po qendroi k/m, megjithse ata qe e votojne ate sharlatan e duan bashkim -vllazerim-Nderzimin.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 23, 2025 at 6:28 am

    Sikur kete analizë ta shkruante ndonje injorant do e kuptoja, por kur e shkruan nje intelektual i rangut te Agimit, ta them te verteten nuk mund ta kuptoj.
    Me Albinin Kosova po e humb shansin e saj, tha dje diplomati i larte amerikan, Jonathan Moore.

    Reply
  • vezhguesi says:
    September 23, 2025 at 6:42 am

    Ngado qe sorollatet Gim Vinca deshiron te degjoje mallkime per Albin Kurtin e kjo i duket se eshte fryme mbarekombetare neper gjithe trojet shqiptare.
    Por edhe ne qofte i vertete vetem gjysma e perceptimit Gimces per Albinin, prape kjo do tregonte vecse ate qe Albini me se paku nuk eshte Diktator se vetem Diktatoret nuk i mallkon askush me gjallje.
    Agim Vinca e tjere mallkuesa te Albinit do benin mire te pergjigjeshin kesaj pyetje – a jeni per Asociacionin ku Serbet te komandojne brenda territorit Kosoves? Kaq!
    Pastaj le ti vazhdojne ato jargavitjet kunder Albinit se ashtu vecse zvogelohen perdite.

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2025 at 6:56 am

    Nuk eshte Albin Kurti AntiEuropian.Eshte Europa Antishqiptare.Kurti i qendroi deri ne Themel PROCESIT TE BERLINIT Europian.Eshte Rama dhe Vucic qe shkuan kunder Europes dhe themeluan Open Balkan.
    Eshte Vucic Antieuropian,qe saboton embargon Europiane ndaj Rusise.Furnizohet me nafte gaz nga Rusia.Merr pjese ne organizatat EEkonomike ushtarake te Moskes dhe Pekinit BRISKU e cfare jane Paradat e Forces AntiNATO ne sheshin e kuq dhe Tien An Men.Por Europa e toleron si nxenesin e llastuar dhe i bie kokes:-Si morem Ne ment e Amerikes dhe bombarduam Serbine Tone te dashur.Qe Kurti te behet Europian duhet te fale Mitrovicen.Gracanicen,Pejen,Prizrenin.
    Se Europianet flasin per procese,per Kapituj,per Samite.Por nuk kane harruar,qe LAKMIA ESHTE TOKE.
    SERBIA KERKON TOKE.EUROPA DAROVIT SERBINE ME TOKE.Te tjerat jane lloqe..
    Kete nuk e pranon Albin Kurti. Ketu i ka hasur sharra ne goxhde me Albin Kurtin.
    LDK,PDK,PAA dorzohen,Albin Kurti nuk dorzohet.
    Kamarjerja mbretit,E bukra Diella Veneziane vete ja dergon Europes ne Tepsi Associacionet. Me ngjyra me bojna.
    Veronika ka ardhe konti Ciano.Dil e priteee!

    Reply
  • fery says:
    September 23, 2025 at 6:56 am

    Ata qe e shajne Albin Kurtin jane po ata te cilet dje e ngriten deri ne kup te qiellit Albinin dhe Vjosen dhe keshtu LDK e prune ne 12% te votuesve nga elektorati i saje i madh prej 48 % ..!
    Tashe VV ka 48 % dhe ajo duhet te bie si LDK ne 12 % prandaj ne kater anet Kurti duhet te shahet sikur dikur Osmani qe u lavderua nga te njejtit gazetar,analist e media,dhe keshtu pasi LDK-se e bene shkrumb e hi ,
    duhet te shksterrohet edhe VV dhe ne fund PDK, me aleaten e saje natyrore AAK ,te mbeten ne skenen politike te kosoves pa konkurence dhe pa u shqetesue nga askushe

    Reply
  • find the difference says:
    September 23, 2025 at 7:05 am

    Qeverite e Tiranes e Prishtines ti krahasojme jo ne bythlepirjen e kryeministrave te tyre ndaj te huajve (ketu Ed Rama eshte superior jo vetem ndaj Albin Kurtit por tere kryeministrave ballkanike:)
    Qeverite perkatese ti krahasojme ne aspektin e sherbeses qe u bejne qytetareve te saj –
    Ne Tiranen e nderkombetaristit Rama ka uje 5 ore ne dite per shqiptaret.
    Ne Prishtinen e “antikombetaristit” Kurti ka uje 20 ore ne dite per kosovaret. (tabela me gjithe kryeqytetet e tjera ballkanike me 24 ore uje ne dite u dha nga TV Klan)
    Tani gjejeni vete se ku duhet te jene mallkimet e qytetareve per kryeministrin e tyre, ne Tirane a ne Prishtine.

    Reply
  • 3D says:
    September 23, 2025 at 7:14 am

    Nuk ka asgjë për tu çuditur edhe befasuar i nderuari z.A.Vinca duhet ta merni në konsideratë thënjen lapidare të K.Marx për nivelin e ngritjes të ndërgjegjëjes së njerëzve çoftë edhe kvazi intelektualëve ,mercenarëve …

    Reply
  • Kadiu says:
    September 23, 2025 at 9:26 am

    Nje analize e sak, parimore dhe me vlera kombetare.
    Duke lexuar komentet e mesiperme me cudisin dy vleresime te ashpra, diamterialsit te kunderta. Por kjo eshte e keqe e madhe e pergjithshme ne shoqerine tone. Vleresime kontradiktore per te njejtin persone, per te njejten problematike. Jetojme ne demokraci, dhe liria eshte e gjithkujt te mendojne e flasin. Por jo pa moral, pa logjike dhe pa principe.
    Fundja, Albini eshte patriot i vertete, besnik e luftetar i ceshtjes kombetare. Kur pothuaj gjithe politikanet e tjere shqiptare, ne trojet shqiptare, jane jahna te vertet, kopuke, qe kane shitur interesat tona kombetare.

    Reply
  • katarakti says:
    September 23, 2025 at 10:44 am

    Albini ka bërë shumë punë të mira në Kosovë. Pa dyshim ai është patriot. Dhe nuk e shet Kosovën apo pjesë të saj se ashtu i thonë të huajt. Ai hëngri shumë “shkopinj” nga ndërkombëtarët se nuk pranoi Zajednicën, që krijonte një shtet serb brenda Kosovës. Ndërsa opozita bythëlëpirëse LDK, PDK, AAK etj ishte gati për tu shtrirë barkas; Por nacionalizmi i Albinit ka krijuar shumë armiqësi edhe në Tiranë dhe Prishtinë. Thuhet sikur Albin Kurti nuk e dashka UCK-në! Por unë kujtoj shprehjen e vitit 1998: “2 000 veta po luftojnë, 2 milionë rrinë dhe vështrojnë”! Që do të thotë se edhe shumica e popullit të Kosovës nuk e mbështeste luftën e UCK-së. u interesonte më shumë pasoshi serb me të cilin kërkonin azil në Europë. etj etj;
    Por për mua albini gaboi rëndë kur nuk pranoi kompromis për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. O Albulena Haxhiun o rashë dhe vdiqa. Edhe ai që nuk ka zgjedhur përfaqësuesin serb si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës është njeri i Kurtit! Këtu unë nuk kuptoj asgjë. Ndofta Kurti meqë nuk ka shumicën për të formuar qeverinë përdor këto marifete për të mbetur në pushtet. Por ai duhet ta kuptojë se politika është edhe kompromis. Për të tjerat jam dakord me Agim Vincën.

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2025 at 10:54 am

    OK.Katarakti.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 23, 2025 at 1:03 pm

    Katarakti!
    Shqiptaret e Kosoves nuk kishin nevoje per pasaporte Jugosllave (serbe) sepse ne Perendim shkonin pa pasaportë.

    Reply
  • Astrit says:
    September 23, 2025 at 2:46 pm

    Të mbrojsh albin kurtin kur ai Kosovën e armiqësoj meAmerikën me perëndimin me Shqipërin,kur ai me gjithe analfabetizmin e tijë është vëne kundra UÇK, kundra atyre që ja mundësuan të jetë aty ku nuk duhet të jetë.Ramushi e ka përshkruar shumë mirë kush është Albinoja dhe ai e dëshmon vetë.Agimi e di mirë që D.Qosic ka thëne ; kur Kosova të hasmohet me Amerikën atëher do e marrim më lehtë..Agim Vinca ka ngrënë ndonjë çorbë të prishur nga albinoja dhe e ngre në qiell.Sa për asocuacionin ,është vdekja e Kosovës.Hashim Thaqi e lansoj korigjimin e kufive ku serbët në serbi shqiptarët dhe Lugina në Kosovë.Kjo është e vetmja zgjedhje e drejtë.Kujt i duen serbët në Kosovë kur ata kurrë nuk do integrohen dhe shqiptarët e Luginës që i shpërngul Serbia të mbesin jashtë .Dikur,shumë afër Lugina do mbesë pa shqiptarë dhe do jetë vonë për korigjim….

    Reply
  • enkelon says:
    September 23, 2025 at 3:00 pm

    Tejkalim akademik 😌

    Reply
  • tom says:
    September 23, 2025 at 3:30 pm

    Albini po ben nje gabim kapital, qe nuk po siguron jeten e tij e te familjes si gjithe hajdutet e tjere qe jane te nderuar ne gjithe trojet shqiptare, se kur te mos jete me ne pushtat do tallet me te ky popull mosmirenjohes.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2025 at 8:11 pm

    Profesori Agim Vinca:

    KJO ESHTE KESHTU SIC TREGONI JU, SEPSE NE MAJAT E SHTETIT SHQYPTAR KANE HYPUR XHELATET E ENVERIT DHE PINJOLLET E TYRE LAKMITARE

    Te ben pershtypje se edhe ne Prishtine edhe ne Tirane ata qe mallkojne papushim Albin Kurtin jane fansat e Enverit dhe njekohesisht “patriotet” e Hashim Thacit alias bedelet e Edi Rames per te justifikuar krimet e te dyve, njesoj sic kane justifikuar krimet e Enverit ne Shqypni dhe Kosove.

    PSE ENVERISTA E SULMOJNE PAPUSHIM ALBIN KURTIN?

    sepse:

    NUK DESHI TE NDAJE KOSOVEN ME VUCICIN SI “BYREKU NE TEPSI”

    njashtu:

    Sic deshi ta ndaje Hashim Thaci me yshtjen e Edi Rames per te shpetuar koken e vet nga akuzat per krime kunder njerezimit njashtu sic deshi ta shese Kosoven Enveri tek Tito qe ne Mukje 1943 per te konsoliduar pushtetin e tij absolut ne Shqypni. Albin Kurtin e akuzojne se e ka babane malazes, por babai i Albinit nuk ka varur ne litar asnje njeri, nuk e ka groposur vertikalisht poshte nje shtylle elektrike dhe nuk i ka prere koken askujt sic ka vepruar babai i Edi Rames me Havzi Nelen si nje KILLER mesjetar, Albin Kurti nuk ka vrare asnje njeri gjate jetes se tij, njashtu si Hashim Thaci qe ka urdheruar vrasjen e qindra shqyptareve, me nje plumb pas koke vetem sepse ishin simpatizante te LDK, Albin Kurti nuk eshte justifikuar se viktimat ishin “gabele tradhetare” sic justifikohen fansat “patriotike” te Hashim Thacit, Albin Kurtit nuk i kane dalle llafe se ka kryer trafik kriminal organesh njerezore te Shtepia e Verdhe ne Burrel dhe gjate mandateve te tij nuk eshte zbuluar asnje Klinike alla “MEDICUS” si Klinika Frankenshtajn e Hashim Thacit ne Prishtine, Albin Kurti nuk ka ndertuar me parate e krimit saraje sulltani si ato te Hashim Thacit ne kodrat e Prishtines, apo si bunkeret e Edi Rames ne Surrel te Tiranes, Albin Kurti nuk ka vjedhur qindra milione euro nga buxheti i shtetit me inceneratore fantazem fiktive, as me kompani 5D, as me sterilizime dhe tunele te Llogarase, Albin Kurti nuk e ka vellane BOS te Fabrikes se Kokaines ne Xibrake, as ministra kriminele te Enverit si Fatmir Xhafaj qe per te shpetuar vellane e tij drogaxhi ndryshoi ligjin ne Parlament, Albin Kurti nuk ka emeruar si kryetare te Ligjeve ne Parlament nje hajdute si Klotilda Bushka qe grabiti parate e taksapaguesve amerikane, Albin Kurti nuk perdor Drejtesine per te rasur ne burg Fredi Belerin e Himares me akuza te stisura si Drejtesia e Putinit ne Rusi, Albin Kurti nuk ka pas shpine nje prokurori si SPAK si uturak ku te dhjesi jashteqitjet e tij sic eshte SPAK-UTURAKU i Altin Dumanit ne Shqypni ku dhjet jashteqitjet e tij enveriste Edi Rama sa here i vjen per mbare. SPAK – u ose Gjykata e Posacme e Kosoves u krijua nga SHBA me vota unanime nga Parlamenti i Kosoves dhe menjehere arrestoi Presidentin Hashim Thaci ne detyre pa asnje hezitim me akuza per krime kunder njerezimit, Albin Kurti nuk tallet me viktimat e killerave te Hashimit dhe bandes se tij vrastare, sic tallet dhe gajaset karagjozi Edi Rama, Albin Kurti i nderpreu financimin avokateve te Hashim Thacit ne Hage, qe kane qene edhe avokatet e Millosheviqit dhe Arkanit, sepse respektoi familjaret e viktimave te Llapushnikut dhe te deshmitareve te krimeve te Hashimit qe u ekzekutuan kudo ne Bote pa asnje meshire njerezore. Albin Kurti nuk ka mallkuar asnje President te SHBA me urdher nga Sorrosi si “…Fatkeqesi dhe kercenim per Boten…” sic e mallkoi Edi Rama Presidentin amerikan Donald Trump direkt nga studio e CNN, Albin Kurti nuk ka paguar nje shef FBI per te demtuar opoziten ne Kosove, sic beri Edi Rama me Mc. Gonigal, as nuk i ka falur askujt pasuri natyrore, sic i fali Edi Rama fusha nafte Mc. Gonigalit dhe bedelit te tij Deripaska, nje oligark i Putinit ne Shqypni. Albin Kurti nuk i ka falur pasurite e Kosoves askujt sic i ka falur Edi Rama naften Bankers Petroleum me sekser ambasadorin amerikan te panerum Donald Lu per te kanabizuar Shqypnine, Albin Shkurti nuk i fal askujt asnje cope te Kosoves ashtu sic i ka falur Edi Rama Alabarit te Allahut Akbar Portin e Durresit apo Sazanin bashke me Zvernecin dhenderit te Trumpit per te shpetuar koken e tij nga ndeshkimi, njashtu sic donte te shiste te Vucici Mitrovicen dhe Trepcen bashke me Hashim Thacin ne terrin e nates pa asnje spjegim apo argument llogjik, vetem per te bere servilin e homos Richard Grenell apo per t’i puthur bythen ndonje bythqiri tjeter amerikan. Albin Kurti nuk do te pranonte asnjehere te depozitonte ne Kosove Armet Kimike Luftarake te Asadit, ashtu sic beri Edi Rama ne fillim te mandatit te tij per te bere servilin ndaj Obames dhe bedelit te tij John Kerry duke mashtruar se keto LHL te llahtarshme ishin “karamele bamiresie nga SHBA” Ne jeten e tij personale Albin Kurti nuk ka divorcuar 4 gra dhe nuk ka masakruar publikisht gruan qe ka divorcuar duke e akuzuar se ka mbetur shtatzene me babain e vet, sic ka beri Edi Rama me artisten Matilda Makoci duke mos njohur djalin e tij dhe nuk pranoi te paguante alimentet per vite me radhe. Albin Kurti ka lejuar shume gabime ne mandatet e tij, por ka qene kryeministri me i moralshem dhe me “patriotik” qe nga krijimi i shtetit te Kosoves qe ndoshta mund te krahasohet me Ibrahim Rugoven te cillin po keshtu enveristat e kane kritikuar papushim.

    PRANDAJ ENVERISTET E URREJNE ALBININ DHE KERKOJNE ELIMINIMIN E TIJ

    Reply
  • intelektuali says:
    September 23, 2025 at 10:05 pm

    AMERIKANET PO MESYJNE NE HAGE PER TE SHPETUAR HASHIMIN!

    Keto fjale u degjuan ne emisionin dallkauk enverist “Rrethi Katror” te Top Channel ne fillim nga fanatiku i Enverit, Mylaim Zeka qe cdo vit shkon dhe ve lule tek varri i Enverit ne Sharre, i pasuar nga dudumi tjeter fanatik Bledi Mane qe duket sikur Albin Kurti t’i kishte vrare familjen dhe Edi Rama i duket si Jezu Krishti ne Surrel. Drejtuesit te emisionit qe po keshtu eshte nje enverist i thekur dhe nuk le rast pa permendur per madheshtine e Enverit dhe Diktatures se tij, po keshtu eshte shpallur HASEM me Albin Kurtin dhe fans i Hashim Thacit dhe ne kete gjithe kete zallahi konspiracionisti antisemit Alfred Cako duket si PALO GJE kur lavderon Putinin per pushtimin e Krimese dhe Ukrainen,

    prandaj:

    intelektuali do te pyese gazetarin e Top Channel, Ben Blushin, pinjollin e Shuteriqeve qe njiheshin si spiune fanatike te Sigurimit:

    MIRE ALBIN KURTI, PO TI O BEN BLUSHI NE CILEN BANKE TE PUTINIT I KE FSHEHUR NE SOFJE PARATE E INCENERATOREVE QE GRABITET NE SHQYPNI?

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 23, 2025 at 10:26 pm

    Vetëm dy fjalë po të them o plehrë që e quan veten intelektual . TI DO PLUMBIN MU NË LULE TË BALLIT .

    Reply
  • TV says:
    September 24, 2025 at 12:09 am

    Agimi e ka të fiksuar atë konceptin e BABAIT TË KOMBIT.
    Ka pas dhe një xixë me Kadarenë për këtë.
    Me që nuk e heq dot nga koka, i paska vajtur mëndja ta bëjë Albinin “Baba të Kombit”, me gjithë ato cilësi që i vesh.
    Vinca nuk e kupton që askush nuk është kundër kontrollit të teritorit, por ne jemi KUNDËR MOSKORDINIMIT ME ALATËT, e SIDOMOS ME SHBAtë, ne shajmë për IZOLIMIN POLITIK, STRATEGIK dheDIPLOMATIK të Kosovës.
    Ne e shajmë që mban një Ministre idiote e të paftë si Kryediplomate, një dështim i vërtetë për zgjerimin e njohjeve dhe anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare.

    Reply
  • Artan says:
    September 24, 2025 at 2:37 am

    Intelektuhale, Edi karuci vazhdon te kerkoje bole natyrore. Shfryhu ca dhe shiko se mos i hyn ne pune.

    Reply
  • Arsim says:
    September 24, 2025 at 6:42 am

    Kur të merrë në mbrojtje këtu në Shqipëri “intelektu alja” dhe në Kosovë ,BorbaSot ,dihet se kush je dhe kujt i shërben.Ti agim e dinë mirë,por bënë sikur nuk dinë gjë,i madhi Baca Adem e flaku albinin dhe nuk kontaktonte me të ,e kuptoj kush ishte,ashtu si shumica e shqiptarëve sot.Të mbrojsh albinin është të jeshë në anën e jugonostalgjikëve që kerkojnë kthimin e Serbis.

    Reply
  • Asd says:
    September 24, 2025 at 1:18 pm

    Albin Kurti eshte me siguri politikani me i ndershem mes shqiptareve, ndoshta edhe me patrioti, por me ece mes majash e ferrash, mes armiqsh te fuqishem dhe miqsh te rrezikshem nuk mjafton as ndershmeria dhe as patriotizmi. Duhen patjeter aleanca dhe votebesim. Votebesim nga te gjithe. Shembull i mire eshte Zelensky. Shikoni se cfare perpjekjesh te pandalshme ben per te fituar aleancat. E “peshtyne” ne shtepine e bardhe, por ai prape u ngjit, prape fitoi opinionin nderkombetar dhe e ka margjinalizuar Putinin politikisht si askush tjeter. Ndoshta i kerkojme Albinit nje kualitet qe ai nuk e ka. Ndaj edhe shume njerez ne Kosove dhe Shqiperi ndjehen te zhgenjyer.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 24, 2025 at 2:04 pm

    DERRAT E FERMES SE KAFSHEVE TE ENVERIT DHA PAPAGALLI I PARGES

    Nje histori e vertete nga: intelektuali

    Kur lexoj reagimin e DERRAVE te Fermes se Kafsheve te Enverit qe dine vetem te vrasin njerez jo ne lule te ballit sic mburren dhe levdohen xhelatet enveriste ne kete forum, por ne gjumin e nates sic vrau Enveri me Sillon Mehmetin, ose me nje plumb pas koke sic vrau Hashim Thaci me killerat e tij kundershtaret politike te LDK ne Pyllin e Llapushnikut dhe me vone ekzekutoi deshmitaret kudo ne Bote, njashtu sic vret Putini kundershtaret e tij politike me metoda akoma me te sofistikuara, sepse helbete gjithe KGB sovjetike e Stalinit punon per te, me vjen ne mendje nje histori krejt e vertete: Sic e kam vene ne dukje edhe me pare nga prinderit e mij kam trasheguar nje shtepi ne Parge te Greqise qe eshte nje qyteze turistike ne buze te Jonit, afer Igumenices dhe jo larg nga kufiri shqyptar. Kete vere te nxehte e kalova ne shtepine pargiote te prinderve te mij duke admiruar natyren e bukur dhe gjirin e mrekullueshem te Parges qe shpalosej nga Kalaja e Ali Pashes qe e kishte ngritur per nenen e tij. Parga gjithashtu eshte vendlindja e Vezirit te Madh te Sulejmanit te Madherishem, Ibrahim Aga qe ishte martuar me motren e Sulltanit Legjendar qe arriti me ushtrine e tij deri ne dyert e Vjenes pasi kishte nenshtruar gjysmen e Evropes dhe pothuaj gjithe Azine e Afriken. Kaq per historine “patriotike” sepse po te zgjatemi edhe gruaja e pare e Sulltan Sulejmanit ishte shqyptare e kulluar qe sipas Nolit ishte edhe nje grua mjaft e mencur dhe e urte qe jetoi me gjate se gjitha grate e tjera ziliqare te Sulltanit ne saje te mencurise se saj. Por le te kthehemi ne teme: Cdo dite ne mengjez kur zbrisja nga shtepia ime drejt gjirit te Parges per te pire kafen e sabahut kur kaloja prane nje hoteli degjoja: “Antikomunist i poshter, antikomunist i poshter, antikomunist i poshter.” Kjo me ngacmonte nervat: “Nga na mbiu ky enverist fanatik ketu ne kerrthize te Camerise te Greqise? Mirpo refreni enverist perseritej cdo dite si nje pllake gramafoni e vjeter qe me kujtonte zerin e Vace Zeles me “Valsin e Lumturise” te Avni Mules qe te linte pa tru fare nga zhurma e altoparlanteve sovjetike te cillet bucisnin ne cdo qoshe e burgut komunist dhe me ne fund vendosa te shikoj kush ishte ky fanatik enverist qe kishte mbire nga hici ne Pargen e Greqise. Mendja me thoshte se ishte ndonje cam i paguar nga regjimi hoxhist, por njemendje tjeter me thoshte se camet i masakroi me shume se Napoleon Zervas vete Enveri me urdherat tinzare dhe me moton e tij te preferuar: “CAM-CEK-CIFUT NE HELL!” Atehere cfare kishte bere vaki? Ja cfare kishte bere vaki: Hoteli kishte qene prone e nje komunisti grek qe kishte falimentuar dhe i kishte vene drynin hotelit, por qe kishte harruar papagallin e tij ne kafaz, te cilin e kishte stervitur te perseriste: “…Antikomunist i poshter, antikomunist i poshter, antikomunist i poshter…” qe gajaste shume turiste te huaj me zerin e tij me nje shqipe te paster, te cillet pyesnin: “Kete papagall e ka derguar Sigurimi nga Tirana per propagande komuniste, ha-ha-ha!”, por qe komunisti grek e kishte harruar ne hotelin e tij te falimentuar.

    prandaj:

    O profesori Agim Vinca:

    DERRAT E FERMES SE KAFSHEVE TE ENVERIT DHE PAPAGALLET E PARGES JANE ATA QE DUAN VDEKJEN E ALBIN KURTIT.

    Une per vete dua t’i them Albinit:

    Bere gabim qe i fute ne BE te levizin pa viza o Albin Fakiri se keta DERRA dhe PAPAGALLE, keto kafshe nuk kane ndjenja njerezore, sepse jane kafshe te Fermes se Kafsheve te Enverit si papagalli i komunistit grek ne Parge, nuk kane ndjenja, nuk kane shqisa, jane qorra dhe shurdhmemece, prandaj nuk dine te nxjerrin argumenta, keta duan vetem te vrasin, te ekzekutojne, te masakrojne, te groposin dhe te mos varrosin qe te mos zbulohen kurre krimet e tyre, keta jane gadi te mohojne cdo gje te shenjte, keta nuk njohin moralin elementar, keto monstra jane si:

    PAPAGALLI I PARGES I HARRUAR NGA TE GJITHE.

    Reply
  • Strugari says:
    September 24, 2025 at 2:09 pm

    Le te hidhen poshte te gjitha, por jo percarjen qe i beri faktorit shqiptar ne Maqedoni! Gje me antikombetate nuk e gjen dot?

    Reply
  • Bato says:
    September 24, 2025 at 2:16 pm

    Mallkuar qofte qe i coi mardhenjet me Shqiperine ne piken zero!

    Reply
  • Lazar says:
    September 24, 2025 at 2:33 pm

    Ti Bato ben sikur nuk e di qe i coi ballkani i hapur i Edi Rames me Vucicin ? Tere Populli kosoves eshte me Albinin

    Reply
  • Gezimi says:
    September 24, 2025 at 2:59 pm

    Nese Albin Kurti ka nje “gabim”, ai eshte : ka besuar vertete se Kosova eshte shtet i pavarur.
    Por ky “gabim” nuk mund ta coje ne gijotine…ajo i takon atyre palacove qe jane bere pale me Lista Serbe.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    September 24, 2025 at 11:29 pm

    Na doli e verteta,Intelektuali spiun grek.Shif ore se shefi jot grek e ka dhjere se ka pergju edhe opoziteñ greke,eshte bere muti mullar nga Parga ne Athine,dolen enveriste si papagalli.Paske edhe vile ne Parga he malaga te ka shperblu Greqia.Sa per Albin Kurtin te ngrere bithen e te ike se nuk eshte per ate pune.Vucici e ka ngrejt zerin ,do Kosoven,por te haje mut.

    Reply
  • Nik says:
    September 27, 2025 at 7:59 pm

    Të lumtë Z. Vinca, shkrim shumë i drejtë dhe me argumente! Me atë shkrimtaruc Blushin mos harxho asnje rresht se nuk ja vlen, ai është tregëtar parimesh, prandaj renditet nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Shkrimet tij kundër Kurtit apo sot kundër Palestinës dhe disa të tjera jane porositur me pagesë. Ky nuk vret me armë si ata vrasësit me pagesë por vret me fjalën në mënyrë të ngjashme me ata, e përbashkëta është pagesa!

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2025 at 10:15 pm

    Edi Rama:Ju mos u merrni fare me Serbine.Ju kosovaret vetem plotesoni Detyrat qe ju ka caktuar Evropa.Serbia kurre mos i befte Detyrat.Ju beni Associacionet,Copetojeni Kosoven,Le te qeverrisen Zajednicat nga Beogradi.lejoni serbet te paguhen dhe te paguajne me dinare,Te mbajene targa te Serbise,te mos paguajne drita dhe uje,Mos e kaloni Uren e Ibrit.Le ti vene edhe minat rezervuareve.Edhe se vrasin ndonje polic shqiptar,,Ju beni sikur s`ka ndodhur,Ecni perpara ne plotesimin e Detyrave te Evropes.Ata te poshtrit kurre mos e njohin Kosoven,.Se Ata do ngelin ne klase.Kurse Ju me detyra te kryera,me Kosoven copa copa ,me zorre neper kembe do merrni Diplomen Nxenes Shembullor” me Flete Lavderimi.
    Aaaaaaaaa kurva kurva 100 vjecare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ti nuk do leven kokes, Ti do kosoren kokes,qe te plasi daullja si shtame Kavaje.
    Deren e Kosoves kokes Edi Rames,,Albin Kurti..! Ky eshte me i rrezikshem se shkjete e Beogradit.

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2025 at 10:33 pm

    Aty mbahu Albin Kurti:Nje hap Serbia,Nje hap Kosova.Asnje hap Serbia,Anje Hap Kosova.
    Po te kishe marre Mente e Edi Rames me Open Balkan,kishte Hup Kosova ..Sot Edi Rama do i qante te 7 tat.
    Ashtu si vajton Hashin Thacin ne Hage,qe mori ment e Edi Rames dhe pranoi Gjykatat speciale kunder Kosoves.
    Edi Rama eshte Llahingaa,o Albin Kurti.
    Te qafte muma me Llahinga-thone kavajsit.
    Ky mezi pret ta qaje Kosoven me ligje,qe te mbahet ment si Vajtimtar.
    NE E DUAM KOSOVEN TE GJALLE.

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2025 at 10:55 pm

    Edvin,Edush,Dadush,.
    Me malokun bej cfare te dush
    Mund ta fusesh ne kaush
    Edhe LALIN karabush,
    Me Kosoven mos te lush
    Nuk eshte Trendy me brekush

    Reply
  • Kostandin says:
    September 29, 2025 at 9:29 am

    SHBA dhe BE gjthmon i kanë vënë sanksione,në medjat shqiptarofolëse shahet dhe kritikohet deri në përçarës i shqiptarisë…akoma doni ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?