Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion.
Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.
Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama. Nuk është një takim zyre, por një drekë pune tek vila qeveritare afër kryeministrisë.
Pas drekës me Ramën, Kurti ka në axhendë një takim edhe me opozitën, por ka shmangur zyrtarisht Berishën. Ai do takojë si përfaqësues të opozitës, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas informacioneve, në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakordësuar në Ohër me Serbinë në takimin disa orësh që u mbajt me 18 Mars.
Në marrëveshjen e arritur në Ohër, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.
Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.
j.l./ dita

Berisha dhe Euronews? Ka njeri te thote lidhjen midis tyre? Po Syri? Po News 24? Cfare lidhje ka Saliu me ta? Liria e shtypit nuk egziston? Kemi harruar Saliun! Kujtesa e shqiptarit e shkurter!
dreken ose darken do e haj ne lalez me sali kriminelin dhe ilir floririn
DASHTE PERENDIA
SHPORRET NJE EDVIN
E NA SJELL DHURATE
DHE NE NJE ALBIN
SALA E ILIRI
SI DREQI E I BIRI
RAMA E VELIA
BORDELLO SHQIPERIA
Radika , a nuk te ka shku menia nji here me ba analizat e ADN – se , . . . . me nxjerre merakun tand se ket tonin e kemi te qarte qi nuk te lidh asgja me shqiptaret ? !
Doli trapi e quajne radika
Flet me vjersha e poezira
Si nuk te bie pika
Te pelqen vetem trazira
Rabika!E vetmja zgjidhje e problemi shqiptar,pra edhe I Kosoves,eshte bashkimi.,”veteadministrim”,”vetemenazhim”,dhe c’do Berlin leshi eshte antishqiptare.Ka ardhur koha qe shqiptaret te bashkohen nen flamurin kuq e zi me zhgaben e zeze dykrenore.Rama,Saliu,Albini nuk kane pasur dhe as kane kete ne zemer kete ide .Shohim qe rrymat antishqiptare jane me te forta se shqiptaret e vertete.
Sipas Velise,bashkia eshte aneks I qeverise Rama. Cudira shqiptare!
Pak para marin akademiket nga taxat e popullit duke fjetur mbi mut atje ku jane por te marin edhe para te tjera nga taxapaguesit duke fjetur mbi mut ne bashki. Te lumte Veliaj,shkerdheje kete popull se bashku me Ramen.
Veliaj,te dinja djale te zgjuar por je duke shkelur kushtetuten.Bashkite ne te gjithe boten krijohen nga votat e komunitetit sepse I sherben komunitetit dhe jo qeverise dhe I jep llogari per c’do qindarke popullit te komunitetit.Po e shoh qe jeni te degraduar lidhur me transparencen dhe etjes per pushtet.
Kryeministri Al Bin “do takojë si përfaqësues të opozitës, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.” Hapu varr te futemi, lum moj Shqiperi per florinjte qe ke!
Po pse nuk thua Ram Al Muti qe shet Durresin nen masken e arapeve.
Radika, ky nuk eshte Aldrini origjinal. Eshte kurva Ramiste, nga keta te prurjes se Veliut me Akademi Baritore.
Rapsodite e tua i bien ne koke Ramut bushtres se Dule Vucicit