Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aleatët e ish-presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve përshkallëzojnë luftën kundër prokurorit demokrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aleatët e ish-presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve përshkallëzojnë luftën kundër prokurorit demokrat
AktualitetBote

Aleatët e ish-presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve përshkallëzojnë luftën kundër prokurorit demokrat

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Republikanët e indinjuar me aktakuzën ndaj Donald Trump po përshkallëzojnë betejën ndaj prokurorit që ngriti akuzë penale ndaj ish- presidentit. Ata po përpiqen që ta vënë në pozitë të vështirë prokurorin Alvin Bragg duke e paraqitur në mënyrë të rreme qytetin e Nju Jorkut, ku ai shërben, si një vend të mbizotëruar nga krimi.

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga ligjvënësi republikan nga Ohajo Jim Jordan, po zhvillon një seancë dëgjimore të hënën në Nju Jork, pranë zyrave të Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

 

- Publicitet -

Shumica republikane e komisionit thotë se takimi është shqyrtim i politikave të demokratëve që ata thonë se janë “pro krimit, kundër viktimave”. Anëtari tjetër republikan i komisionit, Andy Biggs, ligjvënës nga Arizona, shkroi në rrjetin social Twitter se prokurori Bragg “e ka kthyer qytetin e Nju Jorkut në një “shesh plehrash” dhe se “mungesa e ligjit është plotësisht jashtë kontrollit”.

Demokratët thonë se seanca synon të përforcojë zemërimin e konservatorëve ndaj zotit Bragg, prokurorit të parë afrikano-amerikan në Manhatan. Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut i kanë kërkuar ligjvënësit Jordan që të anulojë seancën.

“Ky është një kontribut për fushatën e zotit Trump”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, demokrati Eric Adams për televizionin amerikan CNN të premten.

“Është me të vërtetë për të ardhur keq që të përdoren paratë e taksapaguesve për të bërë teatër”.

Seanca dëgjimore e së hënës është pjesë e përpjekjeve disajavore të zotit Jordan për të përdorur fuqitë e tij në Kongres për të mbrojtur ish- presidentin Trump nga ajo që ai thotë se është një ndjekje e motivuar politikisht.

Ligjvënësi Jordan i ka dërguar letra prokurorit Alvin Bragg duke i kërkuar dëshmi dhe dokumente me pretendimin se zyra e tij është objekt i mbikqyrjes nga Kongresi pasi merr grante federale. Zoti Jordan i çoi thirrje për të dalë para Komisionit ish-prokurorit Mark Pomerantz, i cili më parë kishte mbikqyrur hetimin mbi zotin Trump.

Bragg e paditi ligjvënësin Jordan javën e kaluar në përpjekje për të bllokuar thirrjen, duke e quajtur atë një “sulm të paskrupullt dhe antikushtetues” dhe një “fushatë të hapur për ta frikësuar” atë në lidhje me çështjen e ish-Presidentit Trump. Për këtë një gjykatës federal caktoi një seancë fillestare për të mërkurën.

Sulmi ndaj qytetit të Nju Jorkut lidhur me krimin dhe udhëheqësve të tij kryesisht demokratë, është një taktikë e vjetër për politikanët që përfaqësojnë zonat rurale dhe periferike. Është një goditje që mund të ketë ndikim tek disa, megjithëse në realitet shkalla e krimit të dhunshëm të qytetit mbetet nën mesataren e SHBA-së.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  • Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese
  • Masivitet nga MAGA dhe mesazhe të papritura: Pse fjalimet e Trumpit në fushatën e mes-mandatit po duken si tur lamtumire
  • Gjermani, protestat e rinisë për krizën e kostos së jetesës shpërthejnë në dhunë
  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness

Komentet e Fundit

  1. Lumi Vlorës on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  2. labi on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  3. Parruca on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  4. demo on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  5. PKSh on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?