Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha gjatë seancës së përbashkët mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë se PD do ta shihte Serbinë nëpërmjet syve të Kosovës.
“Partia Demokratike është e percaktuar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t’u zgjidhur ne dialog, por në çdo rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj.
Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letër”, u shpreh Alibeaj,
Mes të tjerash ai theksoi edhe kundërshtimin e PD-së ndaj projektit ‘Open Balkan’ projekt i cili sipas tij së fundmi nga Parlamenti Evropian u vlerësua si papërputhshëm.
Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë”, shtoi Alibeaj.
j.l./ dita

Ke fol si nacionalist i vertete..Edvini le ta prese me dy pale saze delegacionin e Kosoves,,
Eshte sqoke,qe glasat i ben ne Shqiperi dhe vezet ne Beograd.
Kushdo shikon me syte e tij,
Degjon me veshet e tij,
Proceson informacionin me trurin e tij.
Por ne gjera madhore si interesat e Shqiptareve,
Ne Shqiperi , Kosove, ………
Kerkohet te arrihet nje emerus i perbashket.
Kjo eshte e mundur, ku percaktojme,
Atë pjese te “Interesit te perbashket”,
Që mund te realizohet.