Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alibeaj prezanton Agron Kapllanin si kandidat në Mallakastër dhe i përgjigjet ashpër Berishës: Kush e votoi mamuthin e korrupsionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alibeaj prezanton Agron Kapllanin si kandidat në Mallakastër dhe i përgjigjet ashpër Berishës: Kush e votoi mamuthin e korrupsionit
AktualitetPolitike

Alibeaj prezanton Agron Kapllanin si kandidat në Mallakastër dhe i përgjigjet ashpër Berishës: Kush e votoi mamuthin e korrupsionit

Published: November 26, 2022
Shpërndaje

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj nisi prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas dështimit të negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët në PD, Alibeaj ka prezantuar në këtë mënyrë kandidatin e parë nga radhët e grupit të tij.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. 

- Publicitet -

E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj iu përgjigj nga Mallakastra edhe Sali Berishës i cili sot paradite gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.

“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shqiperi eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 26, 2022 at 4:38 pm

    CIRK ne CIRKO-KOLONI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona
  • Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. K R on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Vete iliri jam on A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  4. Mësuesi on Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  5. nastradini on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?