Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Alpinisti gjen thesarin romak të varrosur prej 2 mijë vitesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Alpinisti gjen thesarin romak të varrosur prej 2 mijë vitesh
AktualitetHistoriKuriozitete

FOTO: Alpinisti gjen thesarin romak të varrosur prej 2 mijë vitesh

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Një alpinist vullnetar shkoi për një shëtitje nëpër pjesën e sapopastruar të një pylli në Livorno, Itali, në nëntor 2021. Duke ecur poshtë shpatit, vuri re një shkëlqim të shndritshëm midis gjetheve, sipas një njoftimi për media të 14 prillit nga Mbikëqyrja e Arkeologjisë.

Duke parë më afër, alpinisti kuptoi se kishte hasur në disa monedha me pamje të lashtë. Autoritetet lokale arkeologjike u thirrën për të hetuar. Arkeologët gërmuan zonën dhe zbuluan 175 monedha të lashta romake.

Monedhat e argjendit datojnë më shumë se 2000 vjet, raportoi “Il Tirreno”. Fotot tregojnë disqe të vogla argjendi të konsumuara. Shumica e monedhave u gjetën të grupuara së bashku, disa të tjera u gjetën të shpërndara në zonë. Asnjë objekt tjetër nuk u zbulua.

- Publicitet -

“Monedhat janë fshehur padyshim”, tha për LiveScience, Lorella Alderighi, arkeologja që hetoi gjetjen. “Ato ishin dhe janë një thesar. Mënyra më e lehtë për të fshehur dikur gjërat me vlerë ishte t’i varrosje nën tokë, larg zonave të populluara, ku askush nuk mund t’i gjente, veç atij që kishte informacionin e duhur. Kur ai vdes pa e trashëguar këtë informacion, rrethanat dhe koha e zbulimit të thesareve bëhet krejt rastësore”.

“Monedhat më të vjetra ishin rreth vitit 157 para Krishtit, më të rejat nga viti 82 pas Krishtit” –  tha Shoqata Numizmatike Hungareze në një postim në Facebook.

Monedhat më të reja korrespondojnë me “një periudhë historike shumë të trazuar” për perandorinë e lashtë Romake. Perandoria ishte në mes të luftës së saj të parë civile në shkallë të gjerë.

“Këto monedha mund të kenë qenë kursimet e një ushtaraku që kthehej në shtëpi pas shërbimit”, tha Alderighi, “ose mund të jenë fshehur nga një tregtar i pasur që është ndier i kërcënuar”.

Monedhat së shpejti do të ekspozohen në Muzeun e Historisë Natyrore të Mesdheut në Provincën e Livornos. Livorno është rreth 200 milje në veriperëndim të Romës, përgjatë bregut të Detit Mesdhe.

a.q. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?