Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt.
“Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik”, deklaroi Rama referuar hetimeve ndaj zyratëve dhe personazheve të krimit.
Kreu i qeverisë theksoi se i kanë hyrë detit në këmbë me reformën në drejtësi, ndërsa iu drejtuar qytetarit “mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”.
Ai shtoi se drejtësinë e pavarur nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.
“Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
Ke parë gjëra të kundërta me këtë. Ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film jo, në realitet këtu dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu ti presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, janë provokuar vrasjen 4000 njerëzve duke nxitur popullin të fusin lekët në piramida. Vinin me armë edhe me ato murtajat që mbahen në krah këtu para Kryeministrisë për të marrë pushtetin, ca honxho bondo që sot duan të bëjmë Shqipërinë madhështore. Dhe s’ke parë prokuror ti thërrasë këta, deri para pak ditësh.
Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di ti që ai ka qenë prokuror në detyrë në vitet që flas, por atij nuk ia ke dëgjuar emrin, prokuror i përkushtuar, i ndershëm, por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë e ti thotë si i vrave 4 veta sepse nuk e kishte shpatën. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që hajde t’ju pyes çfarë ndodhi u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor të thoshte ‘është një lavire”. Më përfytyron dot mua që të dal dhe të them që kush vjen këtu poshtë dritares do ta vras dhe më përfytyron dot që ta vras vërtet. Më përfytyron dot që të dalë Dumani e të çojë letra për të thirrur dhe unë të dal në Tv dhe të them ai është lavire.
Është e paimagjinueshme sepse ky që shihni këtu, bashkë me PS, e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët nuk e kanë parë që nga 1912. Sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë.
Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Këtë drejtësi e solli PS, me mua në krye. Do apo s’do, dhe nëse e hodhëm këtë hap e i hymë detit në këmbë, mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”, tha Rama.
j.l./ dita
E dije o e dije po skishe bythe ta anulloje as ti as ai shpellari tjeter.
MIRE MORE Z. RAMA POR E KERECENOVE PER SEKUESTRIMIN E TELEFONIT TEND. ” TE MOS GUXOJNE TE ME MARRIN TELEFONIN TIM “.
E GJITHE KLASA POLITIKE DHE QEVERITARE E MBAS VITEVE 1994 ESHTE E ZHYTUR NE KORRUPSION DHE KRIM TE ORGANIZUAR.SHIKONI VILAT,MAKINAT SHKOLLAT E FEMIJEVE TE CILAT NUK PERBALLOHEN KURRE ME TE ARDHURAT ZYRTARE.
Besoj se Altin Dumani i ka gati provat e Gerdecit ne ate kohe me dy prokurore te tjere, por s’ia vuri kush ne pulle ne ate kohe ,sepse kendonte si gjeli maje plehut Sala ne ate kohe, bashke me kete malukatin Edi Ramen qe i ledhatonte krahun Sales, ani se ishin vrare dhjetra gerdecas dhe ishte shuar nje fshat i tere.
Tani te mos na bejne p0rdhe si njeri dhe tjetri sikur nuk ka ndodhur asgje. Madje as qe i ka hyre gjemb ne kembe Zenit te Sales, ndersa dy tregtaret amerikane e bene denimin. Nuk ka se cfare ben Altin Dumani me dy horrat ne fuqi!
HA-HA-HA! ALTIN DUMANI MERITON RESPEKT SE RASI NE BURG LALI ERIN E RILINDJES QE E BENTE TIRANEN TE SHKONTE PERPARA ME VRAP. SI MUND T’I BESOSH KETIJ MASHTRUESI PATALOGJIK?
Po nga ana tjeter gangsteri Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin dhe SPAK-ORURAK e tij ku dhjesin te gjithe hetuesit e Enverit, sepse kane mbyllur me 7 dryna ne kasaforte ceshtjen Mc. Gonigal per te akuzuar kryeministrin faqezi shqyptar pse pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit per te korruptuar FBI. Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin, qe mbylli Xibraken e Olsi Rames me prokuroret kriminele te tij dhe me ndihmen e madhe te pjelles te Aranit Celes qe ky kryeminister faqezi e ka bere kryeprokuror, Edi Rama ka shume respekt edhe per Altin Dumanin, por edhe per kriminelen kryetare e GJKKO, Irena Gjoka qe rasen ne burg me urdher te tij direkt nga emisioni TV RONXHOPONXHON, Fredi Belerin e Himares qe akuzoi concubinen Olta Xhacka si hajdute grabiqare te pronave ne Himare dhe qe fitoi zgjedhjet me votat e lira te himarioteve, kunder deshires se gangsterit Edi Rama, i cilli sajoi me urgjence me Altin Dumanin nje proces rezil putinist me akuza te stisura enveriste, duke perdorur deshmitare te paguar nga policia mafioze e Rilindjes, Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin se i ka hyre frika ne bark se mos fillon te hetoje seriozisht dosjen e Call-Centar te Amant Josifit me Olsi Ramen qe grabiten miliarda euro nga pensionistet evropiane, Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin se nuk kujtohet ta pyese: “Pse i dhe licence noteri krimineles Natasha Xhacka dhe pse emerove kriminelen Pranvera Strakosha ne post te larte ne dogana, kur e dije qe keto femra te pacipa jane ne kerkim nderkombetar per trafik femijesh shqyptare per organe ne Greqi dhe te dyja kriminelet jane te denuara edhe ne Greqi edhe ne Shqypni me vendim Gjykate te formes se prere?” Edi Rama ka respekt per Altin Dumanin se ja ka futur me gjume ariu pet hajnine e tij makaber me inceneratoret sepse e di qe ka firmosur dhjetra VKM per inceneratorin e Tiranes qe nuk ekziston, Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin se ben shurren ne breke nga amerikanet ne SPAK qe mund ta pyesin: “Si ja fale ti o gangster Portin e Durresit Alabarit te Allahut Akbar, apo si i fale gjeneralit mafioz Lisi dhjetra hektare toke ne bregdet? Edi Rama ka shume respekt per Altin Dumanin se eshte nje Kryeprokuror i Posacem katunar dru me pre qe parate e droges te kullat prej betoni i duken si “krime intelektuale” me veshtiresi te larte per t’u zbuluar, dhe se hajnia e Profesoreshes Belinda Balluku te tuneli i Llogarase i duket sikur ta kishte shpikur inteligjenca artificiale e Elon Musk ne SHBA qe edhe sikur te ngrihej nga varri Albert Einstein nuk do ta kishte zbuluar dot,
EDI RAMA KA SHUME RESPEKT PER ALTIN DUMANIN SE NUK GUXON TE PERMENDE DERIPASKEN, OLIGARKUN E PUTINIT, TE CILLIT EDI RAMA I FALI FUSHA NAFTE NE SHQYPNI SIKUR T’I KISHTE PRONA TE KRISTAQIT,
prandaj:
Rrofte e kjofte Altin Dumani se zgjedhjet e 11 majit i kemi ne xhep!