Ambasada italiane në Moskë, në një deklaratë që “ngarkuar” në faqen e saj, i referohet tensionit gjithnjë në rritje me Rusinë dhe u kërkon qytetarëve italianë të vlerësojnë nëse prania e tyre në këtë vend është absolutisht e nevojshme.
“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare dhe vështirësitë në rritje për lidhjet ajrore dhe rrugore, në lidhje me daljen nga Rusia, këshillojmë bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Rusi të vendosin nëse qëndrimi i tyre është i nevojshëm dhe në të kundërt të largohen nga vendi’.
a.m/dita
