Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.
Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje. Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.
Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë. Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.
E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë. Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”. Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr.
a.m/dita

Ndoshta emertimi Ukraina e Lire nuk i prish pune ambasades, sepse Rusia deklaroi qe nderhyn ne Ukraine per ta cliruar nga nazifikimi dhe militarizimi i dekades se fundit.
O Popul !Po t e mos i prishte pune ajo nuk do te ishte larguar ne nje vend tjeter,
Pore ajo nuk munde te duroje valvitjen e flamujve te Ukrahines se LIRE, pra syve te saj , ndaj dhe ka ikur.E turpshme per Rusin, Bashke me Ukrahinen cliruan gjysmem e Evropes nga Nazizmi e sot i kthehet vellait te vete dhe ben lufte me te !
Nuk e kuptoj perse politikanet shqiptare vihen ne gare per te treguar zellin per ti sherbyer dikujt qe shikon interesat e veta dhe jo te Shqiperise. Te njejten gje bene edhe me MEK-un me Iranin. Tani shteti i tere eshte ne kanal sepse u mor nje vendim i pamenduar mire vetem per te treguar zellshmerine ndaj nje pronari qe shikon interesat e veta. Cdo popull dhe komb duhet te shikoje interesat e veta. Presidenti i madh Trump me te drejte tha: “Le ta bejme Ameriken te Madhe serisht”. Perse jo “Le ta bejme Shqiperine per veten tone”? E cfare na duhej ne te strehonim kundershtaret e perbetuar te Iranit. Sot Shqiperia eshte ne rrezik per sulme gjakatare nga agjentet e Iranit. E njejta gje, me zellin e madh per t’i bere karshillek nje superfuqie qe te zhduk me 4-5 predha me rreze te gjate. Sa idiot duhet te jesh t’i thuash nje shteti gjigand dhe te fuqishem jam kunder teje: “Cfare do te me besh”? Spiunet ee tyre erdhen te identifikojne objekte qe mund te bombardohen. Shikoni nje komb i vogel si Zvicra (me 9 milion banore) qe e ka mire me te gjithe shtetet. Perse? Sepse dine te bejne politike te zgjuar. Kesjtu eshte kur politiken e bejne njerez nga rruga, pa njohuri per artin e politikes, drejtimit te shtetit, dhe artin e diplomacise. Kur do te vije ajo dite qe shqiptaret te udhehiqen nga burra me mend dhe me strategji afatgjata, dhe jo me pasionet dhe emocinet e politikaneve te radhes.
Liaaaaa mër kokshpull! Kush ta ka fajin se nuk a kupton ironinë e popullit?
flamujt e simbolet e ukrahines valeviten ne shqiperi njesoj si dhe te shume vendeve te tjera si turqia serbia,greqia etj .. vetem simbolet tona kobetare nuk duken kerkund./ edhe me keq akoma
nuk lejohet as perkujtimi i te masakruarve prej badave te pushtuesve si psh rasti hormoves, eh shte oshtet me hengsh bycen o shtet pe leshi
Ukraina nuk e njeh Kosoven.
Emerto rrugen ku ndodhet Ambasada Greke me Emrin: Cameria e Lire.Cfare te pengon?
Ma vend te dobet se Shqiperija nuk e gjen ne Bote ,pos mos te ishte Ukraina ne lufte me Rusine Ukraines nuk i interesonte populli Shqiptare sikur e beri Hrushovi vet nji Ukrainas e izolloj Shqiperine totalisht nga Evropa lindore mos e teproni ore Injoranta.
Rruga quhet Donika Kastrioti, keshtu e keni akoma nese hyni nga krahu i zyrave te Kuvendit. Këto butaforite rilindjote jane sa per te bere ca reklama bajate.
Nje ndryshim emri i rruges qe ishte i pa nevojshem fare? Ça lidhje me be koto veprime te panevojshme? Dhe me u be pale me nje dhe armik me tjetrin??? Ju dogj barkubUkraines per ne dhe per Kosoven? Budallalleqe shqiptare