Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, PD i çon në SPAK: Shkelje që dënohet me 3 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, PD i çon në SPAK: Shkelje që dënohet me 3 vite burg
Lajmi i funditPolitike

Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, PD i çon në SPAK: Shkelje që dënohet me 3 vite burg

Published: October 27, 2024
Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në Nju Jork, duke akuzuar ambasadorët shqiptarë që shërbejnë në selitë diplomatike jashtë vendit se janë bërë një me Partinë Socialiste duke iu bashkuar këtyre aktiviteteve politike.

Bardhi e shoqëron reagimin e tij me një kolazh fotosh, ku shihen Ambasadorët e Shqipërisë, në Athinë, Romë, Pragë, Kombet e Bashkuara etj… duke marrë pjesë në takimet e thirrura nga kryeministri Rama ose drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla.

Numri dy i PD-së shprehet se “aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë”.

- Publicitet -

Bardhi vijon më tej duke akuzuar të Majtët në pushtet se trupën diplomatike po e shfrytëzojnë si trupë elektorale në prag të zgjedhjeve të 2025, ku për herë të parë diaspora do të ketë të drejtën e votës, me procesin që do të kryhet përmes postës.

“Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje. Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë”, nënvizon Bardhi.

Kreu i Grupit të PD shprehet se “sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE”.

“Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.  Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen”, shkruan Bardhi.

Në vijim të reagimit të tij, Bardhi kërkon që për të ashtëquajturin skandal sipas tij, të reagojë me urgjencë Presidenti Bajram Begaj, duke mbajtur qëndrim distancues nga veprimet e Trupës Diplomatike shqiptare të dekretuar prej tij.

Madje Bardhi i kërkon Begajt që të ndëshkohet sipas ligjit secili prej ambasadorëve apo konsujve shqiptarë që kanë organizuar ose marrë pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste.

“I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.  Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë për që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.”

Sipas Bardhit “ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore””.

“Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike”, thekson kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në përfundim të reagimit të tij, Bardhi bën me dije se PD ka nisur përgaitjen e një kallëzimi penal që do t’ia dorëzojë Prokurorisë së Posaçme për rastin në fjalë, duke akuzuar kryeministrin Rama, ministrin Balla dhe të gjithë ambasadorët që i janë bashkuar takimeve të tyre jashtë kufijve të vendit.

“Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike. Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • capi says:
    October 27, 2024 at 4:12 pm

    E bete qe bete perse nuk shtove nje paragraf per burimet dhe transparencen financiare. S’bete nje gje te sakte, apo kete pjese sju interson, se lojen e financimit doni ta luani vet kur te vije fushata.

    Reply
  • Pensionisti says:
    October 27, 2024 at 4:13 pm

    Ore caro mio!?Ku ka ambasador ne bote qe nuk ndjek dhe mban pergjegjes per mbretin,sulltanin,carin presidentin,kryeministrin,ministrin e jashtem ku ai eshte adinter fuqiplote nga memedheu!?Pse duhet denoncuar per burg,kur ai po ben punen e tije ligjore!?Me te tilla denoncime as katundaret nuk u ndjekin nga pas,per keto dogmatizma komuniste.Ne pensionistet jemi te zhgenjyer nga premtimet e pambajtura te sulltanpiktorit ne vitin2024.Per katundare e mamutha te korrupsionit nuk u vime nga pas!

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 5:26 pm

    Pensionist.
    Ka disa ligje per keto pune.
    I shkrepet ambasadorit shqiptar ne greqi te shkoje ne nje kazino ne amerike.
    Justifiko parate .E ben nga xhepi nuk te trazojne ,por te trazojne se populli te paguan te punosh ne Greqi .
    Ne ke pushimet shko ku te duash,por fut doren ne xhep.
    Keshtu ,pensionist .Ambasadoret shqiptare me stafin e tyre ne takimin me Edi Ramen ne fushaten e PS jane koke e kembe brenda.
    Po shqiperia u be nje mut se me ligj do te kete me shume brenda se jashte.
    Nje gje te mire te beje KLSH,t’u ngarkoje shenzimet deri ne qindarken e fundit sic bejne gjykatat amerikane per persona zyrtare qe abuzojne me parate e taxapaguesve.

    Reply
  • ISUF BERISHA says:
    October 27, 2024 at 5:39 pm

    Në pushtetet e Salih Berishës ambasadorët merreshin me transportim droge kurse ambsadat punësonin edhe hajdutë kriminelë sot i pengon puna që merren me organizimet e mërgatës

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 6:22 pm

    Isuf Berisha ,sa klase ke?

    Reply
  • Spak says:
    October 27, 2024 at 9:38 pm

    Po ti, o mali,a nuk je nje idiot?

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 27, 2024 at 10:17 pm

    Edhe kur behet nje gje e mire siçe ishte takimi me Diaspore keta protestojen ! Ehaaa edhe uen c`fare po them! Keta kane protestuar edhe per nje pem kur eshte mbjellur e jo me per probleme te tilla !

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 11:35 pm

    Spak,perktheje fjale idiot sepse nuk kuptohesh.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    October 27, 2024 at 11:57 pm

    Gaz Bardhi nese do te tregoje kurajo te deklaroje nese eshte pederast apo jo.Pastaj te flase e te beje cte doje.

    Reply
  • Trapajani says:
    October 28, 2024 at 12:08 am

    O mali,,kur pyet edhe ti per shkollen,sa klas ke,,,po’ ti mer kokrra e cecenit qe kur flet sikur pjerdh nga bytha,sa klas shkolle ke,,,ta them une,,nga karlliqet qe njerr nga goja kety,,ti se ke mbaruar 7 vjecaren,,,

    Reply
  • ce says:
    October 28, 2024 at 5:05 am

    O mjeranet e vicidolit po ngelet duke qare e spiunuar ne dyert e Spakut o ju rafte Spaku kokes. Po pse nuk paska te drejte ambasadori te shoqeroje kryeministrin e vendit te tij apo shefin e tij direkt ministrin e jashtem ne nje takim jopartiak por gjitheperfshires pra diaspora pa dallim politik. O sa mjreane dhe te neveritshem jeni bere . E keni humbur toruan si Xhaferi simiten. E shihni se s’jua futi njeri ne pordhe ne Bruksel tani merreni me shpikje alla Baz gardhi . E ndjeni 6 muaj para goditjen apokaliptike qe ju pret ne maj 2025 dhe e shihni braktisjen totale qe ju ka bere populli shqiptar ne marrezine tuaj te pordhestave rrugore me molotov ne xhep duke kerkuar pushtetin me nje tufe rreth 200 femije rrugace , gangstere, drogmene, qe thyejne xhama e djegin reklama.
    Jeni ne gjendje te tmerruar , e kuptojme se jeni tmerruar dhe nga plagosja per vdekje e leshelise e cila e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj 2023 kur nuk mori asnje bashki dhe ju moret vetem 5 bashki te dores se dyte dhe te trete. Duroni 6 muaj jane dhe do e shihni pushtetin pas 2037.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 28, 2024 at 6:18 am

    O GAZI ZI:
    -Lërini shpifjet karagjoze se do ngeleni në KLLASË deri 2029..!
    -Nuk është DEKRETUAR data e zgjedhjeve nga Presidenti..o Gazi.!
    -Nuk u ndalohet AMBADADORVE në mbledhje pune me K.Ministrin e Vëndit o ditë ZI..!
    -E harrove Saliun President që bënte fushatë politike në 7 vite e KM.8 vite..!?
    -Si ka mundësi që Saliu nuk të ka shpifur SA $ HATXHOI RAMA ME “QEMALIN”,LAS GUSHIN” për Amerikë.!?
    -GAZI: A e nxore TI nga furgoni tënd vrasësin PAPLEKA-Tropojan që të vriste Dr. Xhuvanin në Elbasan 2021.?
    -GAZI:Kjo ishte arsyeja që shkove me Salinë si ZOG THIU.?
    -FLM DITA.

    Reply
  • injoranti says:
    October 28, 2024 at 7:25 am

    O Ethem trapi, me fal qe po te ofendoj sepse nuk jam mesuar te ofendoj njeri por ti e meriton sepse duke dasht te mbrosh Ramen tregohesh me injorant se sa mund te jesh ne realitet. Rama nuk ka shkuar ne Amerike si K/M por si kryetar i PS-es gje qe nuk eshte pune shteterore ( ti kete e di shume mire ) por injoron veten me menyren se si e mbron. TRAP.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    October 28, 2024 at 7:36 am

    Po pse ti ce kete e quan nje tur te kryeministrit apo nje tur te kryetarit te PS ? Sipas mendimit tim Rama ka shkuar si kryetar i PS per tu bere thirrje diaspores qe te votojne PS dhe duhet te shkoje me fondet e PS dhe jo te shtetit. Nuk kane asnje te drejte pushtetaret te bejne punen e partise dhe te pguhen ne shtet me taksat e mija qe e urrej kete parti por i bindem ligjeve te qeverise. Qeveria nuk eshte parti por nje organ i pa varur qe i sherben Shqiperise dhe popullit shqiptar.

    Reply
  • Mal Berisha mëkëmbësi cjapit Sali says:
    October 28, 2024 at 7:54 am

    Ankohen te banda kriminale,pyesni ambasadorin malok mal Berisha,besniku i partisë ML Mustafaj,po keni dhe Nesho buzë jarga,Keta duhet t’i dinë standartet e ambasadorëve dhe jo gazpedo

    Reply
  • Ligjerisht says:
    October 28, 2024 at 8:35 am

    Ligji edhe ketu ne Shqiperi ashtu si ne tere vendet tjera nuk e lejon Ambasadorin te marre pjese ne aktivitete partie.
    Ky eshte Ligji e ky ligj eshte shkel nga Edi Rama ne ate takim atje ne Amerike e jo vetem. Kjo eshte e vertete e provuar e c’faredo avokatie mbrojtese e justifikuese nuk i ka asnje vlere. Dhe kur shkel ligjin Kryeministri, nuk ekziston zbatimi Ligjit askund tjeter.

    Reply
  • Ethem Lalaj(jo anonim) says:
    October 28, 2024 at 8:58 am

    VO:
    -Sipas komentuesit “Injoranti”.E.Rama për të shkuar në takim me DIASPORËN NË AMERIKË duhet të NDAJEJ NË 2 PJESË,SI KM E KR.I PS.
    Ne e dimë që NON GRATA ka shumë KONE që i shkojnë pasë për të bërë ham..ham..ndaj Ai Nastradin rri në ballkonin 8 se pandeh se E DO POPULLI,Si dikur Enveri në 46 vite.
    -O ditë zi: Nuk ka ZOG THIU të ndaloi E.Ramën të bëj takime me Shqipëtarët në të gjithë BOTËN DEMOKRATIKE.Pasi do dilte 1 SUPERMADHOR ti thoshte se në SALLË NUK FUTEJ DOT SE SALIU KA DËRGUAR DISA IDIOT PËR TA NDALUAR.
    -Mekënse pseudonimin ANONIM e ke “Idiot”e meriton kokë e këmbë.
    -Unë nuk jam ANONIM,por ish KOLONEL,ME 17 VITE SHKOLLË,2 AKADEMI USHTARAKE.. QË SALI/KRIMINELI MË HODHI NË RRUGË 1992,DUKE KATAPULTUAR SPIUNIN E UDB-GAZIDEDE,SERVILIN K.KAROLI & ME NË 1996 MË FUTËN NË BURG 12 ORË(duke mos më lën të kryeja nevojat personale të cilat i mblodha në gazetë) PËR TË MË VJEDHUR VOTAT,PËR TË SIGURUAR SALI/KRIMI MBI 100 DEPUTET..ME TË CILËT BËRI ÇFAR DESHI..1997,98,08,09,011..DERISA AMERIKA E FUTI NË LISTËN E ZEZË PËRJETSISHT-FAMILJARISHT E ME HA-LE-TËT.
    -Tashmë shkrimtarët do të shkruajë..”EPOKA 34 VJEÇARE BERISHISTE PARA GJYQIT TË HISTORISË.”!
    -RROFTË SHQIPËRIA,POSHT ANONIMËT E B..LËPIRSAVE ANTI-SHQIPËTAR..!

    Reply
  • Ethem Lalaj(jo anonim) says:
    October 28, 2024 at 9:07 am

    VO:
    -Sipas komentuesit “Injoranti”.E.Rama për të shkuar në takim me DIASPORËN NË AMERIKË duhet të NDAHEJ NË 2 PJESË,SI KM E KR.I PS.!
    -Ne e dimë që NON GRATA ka shumë KONE që i shkojnë pasë për të bërë ham..ham..ndaj Ai Nastradin rri në ballkonin 8 se pandeh se E DO POPULLI,Si dikur Enveri në 46 vite.
    -O ditë zi: Nuk ka ZOG THIU të ndaloi E.Ramën të bëj takime me Shqipëtarët në të gjithë BOTËN DEMOKRATIKE.Pasi do dilte 1 SUPERMADHOR ti thoshte se në SALLË NUK FUTEJ DOT SE SALIU KA DËRGUAR DISA IDIOT PËR TA NDALUAR.!
    -Mekënse pseudonimin ANONIM e ke “Idiot”e meriton kokë e këmbë,duke ofenduar vehten.!
    -Unë nuk jam ANONIM,por ish KOLONEL,ME 17 VITE SHKOLLË,2 AKADEMI USHTARAKE.. QË SALI/KRIMINELI MË HODHI NË RRUGË 1992,DUKE KATAPULTUAR SPIUNIN E UDB-GAZIDEDE,SERVILIN K.KAROLI & NË 1996 MË FUTËN NË BURG 12 ORË(duke mos më lën të kryeja nevojat personale të cilat i mblodha në gazetë) PËR TË MË VJEDHUR VOTAT,soç dihet tashmë.PËR TË SIGURUAR SALI/KRIMI MBI 120 DEPUTET..ME TË CILËT BËRI ÇFAR DESHI..1997,98,08,09,011..DERISA AMERIKA E FUTI NË LISTËN E ZEZË PËRJETSISHT-FAMILJARISHT E ME HA-LE-TËT-KËRMA.
    -Tashmë shkrimtarët do të shkruajë..”EPOKA 34 VJEÇARE BERISHISTE PARA GJYQIT TË HISTORISË.”!
    • Pasi Saliu në 34 vite nuk bëri ASNJË LIBËR PASI NUK KA BËR ASGJË POZITIVE.Edhe për futjen në NATA E VIZAT..I FALI 350 KM DET,TOKË PËR VIRREZA,etj,etj GREQISE MONAKO-FASHISTE QË GJAKOSI POPULLIN ÇAM & KA NË FUQI LIGJIN E LUFTËS..! BOLL ME JU SOT.!
    -RROFTË SHQIPËRIA,POSHT ANONIMËT E B..LËPIRSAVE ANTI-SHQIPËTAR..!

    Reply
  • mali says:
    October 28, 2024 at 11:55 am

    Shikoni si paraqet TV amerikan fushaten : Kamala…….
    Pra nuk I ve titull zv/p sepse eshte fushate partie dhe deklarojne edhe fondet e mbledhura nga populli per kete fushate.
    C’ne ambassador nga Greqia me stafin e tij te behet pjese e fushates zgjedhore dhe me madhja te lere detyren ne greqi dhe te shkoje ne Amerike.
    Prandaj zj.dita ndaini gjerat kur vihet perpara emrit fjala K/M dhe kur nuk vihet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?