Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga Shqipëria.
Në fjalën e tij që mbajti në panelin e Kongresit Kombëtar të Arsimit në Tiranë, ambasadori Alastair King-Smith foli për të rinjtë që udhëtojnë ilegalisht me gomone apo rrugë të tjera transporti ilegal drejt Britanisë së Madhe.
Ai u shpreh se këto janë mënyra të rrezikshme dhe të mos bien pre e shfrytëzimit nga kontrabandistët për pasurim të menjëhershëm.
Diplomati britanik bëri me dije se shumë shpejt Britania e Madhe do të financojë një program në Shqipëri për të nxitur mundësitë e punësimit të të rinjve dhe për t’u dhënë atyre aftësitë e tregut të punës.
“Shumë të rinj largohen nga Shqipëria. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistët, ne i nxisim që të ndalojnë. Premtimet e pasurisë së shpejtë janë gënjeshtra pasi do detyrohen të përfshihen në aktivitet kriminal dhe drogë, por këto kushte do bëhen edhe shumë të rrezikshme. Ju bëj thirrje të rinjve që mos të udhëtojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, varet nga arsimi dhe puna e palodhur. Nuk mjafton që të japim argumente intelektuale. Ndaj ne do lançojmë një program për të nxitur mundësitë e punësimit të të rinjve që t’u japim aftësitë që kërkon tregu i punës”, tha Alastair King-Smith.
Ambasadori i Britanisë së Madhe bëri thirrje edhe për krijimin e mundësive më të mira arsimore për fëmijët e zonave të thella.
“Këtu kemi komunitet në zona rurale malore të thella. Por kemi edhe komunitetet të disavantazhuara në qytete që përballen me rrethana të vështira, duke shkaktuar ose braktisjen e shkollës ose mosfrekuentimin e shpeshtë të saj. Të sigurohemi që ne ju japim fëmijëve kohën edhe mundësinë për të shkuar në shkollë”.
Ambasadori King-Smith foli edhe për bashkëpunimet në arsim mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
“Kemi rënë dakord që duhet të nxisim angazhimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe jam i lumtur teksa shoh këtë plan të realizuar. Shumë Universitete nga Britania e Madhe po zhvillojnë kurse këtu në Shqipëri. Së shpejti do realizojmë partneritet të ri në sistemin mjekësor me standarde britanike këtu në Shqipëri”, theksoi ambasadori i Britanisë.
o.j/dita

Kurse po…mund te behen shume por puna ku eshte e sa paguhet…duhet kapur demi nga briret..thote populli,,
Vendet ne Europe dhe bote kane ulur flamuret ne gjysem shtize, per te nderuar mbretereshen
e ndjere.
Shqiperia, kot them, pse nuk e ka bere edhe ajo, me aq shqiptare sa jetojne atje?!
https://metro.co.uk/2022/09/09/queen-death-flags-across-globe-flown-at-half-mast-in-tribute-17332962/amp/
Zoti Ambasador, largimi i te rinjve me jashte Shqiperise, me destinacion Europen, dhe se fundi drejt Anglise, eshte pasoja, ndersa shkaku eshte mbeshtetja qe i keni dhene qeveritareve te korruptuar, te cilet i kane lene keta te rinj pa nje te ardhme. Te marresh rruget duke rrezikuar jeten, zoti Ambasador, nuk eshte e lehte.
Zoti ambasador i UK:
PO KATUNARET E HASIT I NGRITEN PERMENDOREN MBETNESHES ELISABET RAHMET PASTE!
dhe:
i detyrojne femijet qe ne barkun e nenes te flasin anglisht, katunaret rufjane te Hasit kane hapur shkolla private ku mesohet vetem anglisht per nenat dhe sa dalin nga materniteti i hypin ne gomone me destinacion kushot e tyre ne Angli se gjuha shqipe e Naimit nuk ka ndezur asnje drite,
sepse:
PUNE, PUNE NATE E DITE
QE TE SHOHIM PAKEZ DRITE
Nuk pin uje me ne shtetin e Rilindjes Socialite Enveriste
Propaganda
robt ku ti kesh
Me sa duket “gomonet” kane mare qytetari edhe ne bote.Me siguri bosi e gomoneve ne afrike dhe france duhet te jete ndonje vlonjat.Keshtu eshte kapitalizmi :Rruget dhe mundesite per te bere para jane pa fund.Mund te haje koken ajo rruge qe ke zgjedhur,ky eshte risku yt qe ke zgjedhur.
Harova te them qe “gomonet”ecin edhe ne toke si rasti i politikes Edi Rames(Anarki politike te brendeshme e te jashtme).
Zotio ambasador,mos ua kerkoni ne shqiptareve te mos largohemi,por ju se pari duhet te njhihni realityetin kriminal te jetes ne Shqiperi,shkaktare te ciles jane qeverite,sidomos kjo e Ramesa,qe ju e vleresoni se paska plotesuar kushtet per te hapur negociatat!
Ju pyes:Cfare kushtesh paska plotesuar kjo qeveri kur shumica e shqiptareve nuk kane perfituar asgje qe nga viti 1990?
Pse nuk i kerkoni qeverise se cfare ka realizuar ketu nga MASHTRIMI I MADH,i 90-tes qe “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”?
A e shihni ju se qytetet shqiptare perfshi Tiranes jane vetem GETO si te Kalkutes,vetem se ju levisni ne bulevardin kryesor Rinas-Liqeni artificial dhe kujtoni se ashtu eshte e gjithe Tirana?
Ejani nje ore te shihni lagjen nr.14 te kryeqwytetit,sidomos bllokun Yzberisht ,prane KMY,prej 50 mije banoresh ku bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,lulushte ,parqer,fushe sporti,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,deri tek mungesa e plote e koshave te plehrave!
A e dini ju z.ambasador se ne Yzberisht banojne 4-5 mije femije dhe te rinj qe nuk klane asgje se ku te kalojne kohen e lire pervec vidiove me dhune dhe porno ne celulare?
Ja keshtu rinia behet kontigjent krimi ndersa Rama mburret se qenka shpallur Tirana kryeqyteti i rinise europiane!
Turp i madh!