I nderuar z.Kryeredaktor,
Ju dërgojmë një përgjigje të Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri A.A.Zaitsev ndaj artikullit të z. Sh.Vukaj “Këshillë modeste Ambasadorit rus, të publikuar në
gazetën “Dita” më 15 janar. Shpresojmë që redaksia e gazetës “Dita”, e cila ndan vlerat e demokracisë, lirisë së fjalës dhe aksesit të barabartë në informacion, të publikojë komentin e Ambasadorit rus në platformën e saj online dhe në versionin print.
Me respekt,
Ambasada e Rusisë në Shqipëri
—-
Përgjigja e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri A.A.Zaitsev ndaj publikimit antirus në gazetën “Dita”
I kushtuam vëmendje artikullit, të publikuar më 15 janar 2025 në gazetën “Dita”, me titull “Këshillë modeste ambasadorit rus” të ish-ambasadorit (1998-2001) të Shqipërisë në Rusi, Sh.Vukaj, që vuri në dukje gjoja përgatitjen e pamjaftueshme të kreut të misionit diplomatik rus në Shqipëri dhe njohuritë e tij të dobëta të historisë së marrëdhënieve ruso-shqiptare.
Autori i artikullit bëri këtë pseudokonkluzion bazuar në tezën e Ambasadorit rus për mungesën e arsyeve të thella për kontradiktat ekzistuese midis Rusisë dhe Shqipërisë. Sipas z. Sh.Vukaj, kjo deklaratë nuk korrespondon me realitetin. Si shembuj, ai sjell një sërë “faktesh” historike të të ashtuquajturës politikë “antishqiptare” e Rusisë. Në lidhje me këtë, do të doja të vëreja sa vijon.
Gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve të ekzistencës së kombeve dhe shteteve, ka pasur shumë luftëra dhe konflikte të armatosura mes tyre. Në këtë sfond, marrëdhëniet mes dy vendeve tona mund të konsiderohen të mira, nëse nisemi nga realiteti dhe jo nga përralla librash.
Rusia (BRSS) nuk ka luftuar asnjëherë me Shqipërinë dhe nuk e ka pushtuar atë, gjë që, meqë ra fjala, nuk mund të thuhet për shtete të tjera. Mirëpo, për këtë z. Vukaj hesht. A është kjo për shkak të koniunkturës politike?
Teza se Rusia gjithmonë ka “kundërshtuar me vendosmëri krijimin e një shteti të pavarur shqiptar” bie ndesh me faktet historike. Për shembull, pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, qeveria sovjetike, pikërisht në mbështetje të luftës së popullit shqiptar për pavarësi dhe të drejtën për të vendosur vetë fatin e tij në tokën e tij, publikoi, midis marrëveshjeve të tjera të fshehta, Traktatin e Londrës së 26 prillit 1915, i cili parashikonte ndarjen e Shqipërisë dhe vendosjen e Protektoratit të Romës.
Në vitet e pasluftës (1945-1961), pikërisht BRSS ndihmoi republikën e re socialiste të krijonte bazën e industrisë, ushtrisë dhe flotës detare, dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qendrave shkencore, arsimore dhe kulturore në të gjithë vendin, si dhe në trajnimin e personelit të ri shqiptar.
Jo më pak e çuditshme është teza për pjesëmarrjen e disa “mercenarëve rusë” në proceset e brendshme shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të XX-të. Këta njerëz ishin individë privatë që emigruan nga Rusia Sovjetike. Ata vërtet morën pjesë në jetën shqiptare, por në anën e shqiptarëve dhe jo në interes të ndonjë shteti të tretë.
Ahmet Zogu, reparti i të cilit në dhjetor 1924 përfshinte oficerë rusë të bardhë, më vonë u bë presidenti dhe mbreti legjitim i Shqipërisë, i cili, meqë ra fjala, u hoq nga pushteti në 1939 me forcë si rezultat i pushtimit të Shqipërisë nga një shtet i huaj (e habitshme, por ky shtet nuk ishte BRSS/Rusi).
Profili i ulët i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është zgjedhja jonë. Përfshirja e Shqipërisë në listën e shteteve jomiqësore nga qeveria ruse ndodhi vetëm pasi Tirana zyrtare iu bashkua të gjitha sanksioneve të paligjshme të Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë, mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet e avionëve rusë, filloi të mbështesë vazhdimisht formate të ndryshme rusofobike të regjimit të Kievit dhe të marrë pozicione antiruse në arenën ndërkombëtare.
Z. Sh.Vukaj është i ndjeshëm edhe ndaj qëndrimit të Rusisë në lidhje me konfliktet në territorin e ish-Jugosllavisë. Theksoj: qëndrimi ynë është të respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe, në veçanti, rezolutën nr.1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Agresioni i NATO-s kundër Jugosllavisë në mars 1999 u shoqërua, ndër të tjera, me goditje me raketa dhe bombardime të objekteve civile. Rezultati i tij tragjik janë mijëra fate të shkatërruara, si dhe një goditje dërrmuese ndaj sistemit të së drejtës ndërkombëtare dhe themeleve të sigurisë në Evropë dhe në botë.
Duke u ndjerë i pandëshkueshëm, blloku i Atlantikut të Veriut kreu më pas një sërë operacionesh ushtarake kundër shteteve të tjera, gjë që çoi në viktima të shumta, migrim të konsiderueshëm, përfshirë në vendet e BE-së, kaos, kolaps dhe varfërim, përhapje të armëve që ushqejnë terroristët dhe ekstremistët.
Këtë do të ishte mirë që z.Sh.Vukaj të ekspozonte. Pikërisht kjo temë ka një diapazon të gjerë dhe të denjë për artikull.
Në fund të fundit, z. Sh.Vukaj, duke punuar si ambasador shqiptar në Moskë në vitet 1998-2001, nëse nuk pajtohej me qëndrimin rus, kishte çdo mundësi t’i përcillte Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe popullit rus vizionin e tij për situatën në Ballkan. Të gjitha dyert ishin të hapura. Ai nuk kishte asnjë kufizim në kontaktet me politikanët, zyrtarët apo publikun rus, gjë që nuk mund të thuhet për diplomatët rusë, të cilët punojnë sot në Tiranë.

—–
Replika i është dërguar me email kryeredaktorit të gazetës DITA, Adrian Thano. Shkrimi për të cilin Ambasadori Zaitsev replikon, është botuar në faqen e parë të gazetës DITA në numrin e datës 15 janar, ndërsa online mund të lexohet KËTU. Titulli i brendshëm “Përgjigja e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri A.A.Zaitsev ndaj publikimit antirus në gazetën “Dita” është vendosur nga vetë Ambasada.
Bla bla bla …per fat te keq realiteti flet ndryshe z.ambasador .Realiteti eshte qe ju jeni investitori dhe mbeshtetesi kryesor i nje prej shteteve qe na kane demtuar historikisht si popull, Serbise . Eshte e vertete qe ne periudhen komunizmit, deri ne vitet 60-te , maredheniet mes nesh (mes popujve) ,ishin ngrohtesisht , egzemplare . Por popujt ,gati gjithmone nuk jane qeverite e tyre. …Nje gje eshte e sigurte z ambasador, qe populli shqiptar nuk ka sulmuar apo demtuar kurre ne historine e tij nje popull tjeter. Ne jemi demtuar materialisht,
kryesisht nga gjitonet tane dhe nga ana diplomatike apo lobuese nga shume shtete te tjera qe skane pasur lidhje me ne ,por qe kane vendosur ne menyre arbitrare per fatin tone tragjik.
Shkrimi nuk përputhet me ngjarjet historike. Lexoni shkrimin e Hitrov, Konsullit rus në Manastir, shkruar në vitin 1868 se çfarë thotë për shqiptarët dhe si i këshillon fqinjët sllavo-ortodoksë. Po kështu lexoni Prof. Shelijçev shkruar në librin e tij, botuar në vitin 1931. Kur u caktuan kufijtë e Shqipërisë, në vitin 1913, përfaqsuesi rus ishte mbrotësi i vëndeve fqinje dhe kryesori që ndikoi në lënjen jashtë të më shumë se gjysma e territoreve dhe popullsisë shqiptare. Po të mos ishte kjo padrejtësi, sot nuk do të kishim këto probleme si në Kosovë, ashtu dhe në Maqedoni, apo Mal të Zi. Marrëdhënjet diplomatike u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Krushovi në vitin 1961, me shpresën se do të gjunjëzonin Shqipërinë. Ka edhe të tjera, që tregon se asnjëherë nuk e keni patur sinqerisht miqësinë me ne. Shkrimi i z. Vukaj është i saktë dhe nuk ka asnjë shtrëmbërim.
Rusia duhet të herë dorë nga pretendimi se trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik. Kështu ka arsyetuar edhe një gjykatës i Kushtetuese ruse, Konstantin Aranovsky përmes një opinioni shtuar një vendimi të disa viteve me parë për dëmshpërblimin e fëmijëve të viktimave të represionit Stalinist.
Rusia nuk e bart sistemin legal sovjetik në kuptim të ligjit, por zëvendëson një shtet të dikurshëm të krijuar ilegalisht, duke bërë llogaritë me pasojat e aktiviteteve të tij, përfshirë represionin politik. Kjo e bën trashëgiminë – me transferimin të Rusia tëe angazhimeve të regjimit komunist sovjetik në represion dhe akte terroriste – të diskutueshme
Mendimi i tij ka provokuar disa reagime. Agjencia shtetërore TASS citon gjykatën të jetë shprehur se askush nuk ndalon njeri të shprehë opinionet e veta, por në këtë rast opinioni i gjykatësit nuk ka peshë ligjore. Edhe zyra e Presidentit rus i ka cilësuar mendimet e gjykatësit si personale dhe sipas zëdhënësit të Putin, Dimitry Peskov
Rusia është ligjërisht dhe praktikisht shtet pasardhës i Bashkimit Sovjetik
Një tjetër shtet që operon thuajse në të njëjtën hulli është Turqia e cila pretendon se trashëgon Perandorinë Osmane, por refuzon të njohë përgjegjësitë historike që rrjedhin nga veprimet politike të saj.
AMBASADOR I RUSISE, PER SHQIPTARET E ISHJUGOSLLAVISE, RUSIA ISHTE DHE ESHTE ENDE KUNDER PAVARESISE
SE SHTETIT KOSOVE NE BREZA SHQIPTARE AUTOKTONE, QE ISHIN NEN DIKTATUREN SERBE, DHE NE SPASTRIM ETNIK.
AMBASADOR I RUSISE, PER TERRITORE KU S’KA VETEM RUS, PAS 1990 TRANSNISTRI, CHECHENI, GJEORGJI, UKRAINE,
(GADISHULLI KRIMESE, LUGANSK, DONETSK) … … KENI NDERHYRE USHTARAKISHT DHE ATY DONI “VETEVENDOSJE”.
* PSE NUK E NJIHNI ENDE SHTETIN E KOSOVES ??
* PSE VEPRONI ME 2 (DY) FYTYRA TE NDRYSHME ??
MADJE,
NE KRAHASIM ME PUSHTIMET TUAJA PAS 1990, PER SHTETIN KOSOVA ESHTE SHPREHUR GJYKATA NDERKOMBETARE.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Hisashi Owada (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë):
Me 10 vota pro dhe 4 kundër Gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.
Rusia nuk e ka pushtuar ose luftuar zyrtarisht rirekt Shqiperine, por eshte pergjegjese direkte per me te shmuten e fatkeqesive qe i kane ndodhur kombit tone.
Z. Ambasador ben loje fjalesh.shqiptaret i njohin armiqte. Rusia eshte ne krye te listes.
______________________________________________________________
Nje mendimin qe “vertetesia e te cilit” mund te verifikohet ke vit.
_______________________________________________________________
Ne se rast se nje marreveshje e qendrushme do arrihet per Ukrainen
ndermjet Amerikes si drejtuse e Natos dhe Rusise do kemi keto tre
variante:
1. Ne se Russia do mare nga Ukraina territoret ku rojne vetem Ruse
atehere besoj se ATO do e njohin Kosoven si shtetit te pavarur ,
por do kerkojne qe pjesa ku rojne serbet ti kalojne Serbise.
2. Ne qofte se lufta vazhdojn dhe Rusia do mare teritore te tjera,
ku rojne Ruse dhe Ukrainas, atehere nuk do kene kurajon te
kerkojne qe ti kthehet Serbis, pjesa ku rojne serbe.
3. Nese Rusia e humb luften, AJO nuk do e njohe Kosoven.
MINORITETE KA PASUR DHE DO TE KETE ME NDARJEN/ORGANIZIMIN SHTETEROR AKTUAL NE EUROPE DHE NE BOTE.
1-Shteti Rus, nuk ka asnje arsye qe te jete ai trashegimtar i ish-shtetit BRSS.
2-Ne territoret e ish-shtetit BRSS qe Rusia ka okupuar ushtarakisht pas 1990 ka moldave, ka chechene, ka gjeorgjiane,
ka ukrainas, ka rus.
3-PO TROJET SHQIPTARE QE KANE MBET BRENDA SERBISE ENDE SOT, MADJE, JANE TROJE ME SHQIPTAR AUTOKTONE.
Nuk jane ne trojet e tyre te ardhur, si psh minoritetet ne Shqiperi.
Bre Bre Bre- Po ky mo çë na shet peralla me mbret mo. Bre Bre Bre që kur mo u bë Shqipnia çifliku i Rusisë që ndihmonë me çdo llojë munyrë mo Yugosllavinë edhe Sërbinë kundër popullit Shqiptar? Po të na thotë pakë pakëmo sa ushtarë Rusë edhe sa monicione, aeropllanë apo anije mo Ruse kanë vrarë popullin Shqiptarë në Kosovë mo? O Dita si e lëni mo këtë Kopuk, këtë qafir të shkruajë mo në gazetën tuaj mo? Si ju la Edvini mo? Po e keni pyetur Shefin mo me këtë Qafir? Po jeni në Terezi mo Dita?
Debati me ambasadorin rus eshte debati me pa vlere qe mund te zhvillohet.
Rusia eshte sponsorizuesi dhe mbeshtetesi i kombit serb dhe interesave serbe ne Ballkan. Lidhjet jane gjenetike, kulturore, fetare etj. Serbia e ka rikonfirmuar reciprocitetin.
Shqiptaret jane ne anen tjeter te ketyre interesave.
Cili eshte qellimi i debatit qe hap Vukaj? Te sqaroje pse Rusia i do serbet dhe Serbine dhe nuk do shqiptaret dhe Shqiperine?!
Muhabet kot fare.
E paska thene filoeuropiani.Ky debat shto uje e shto miell,behet qe Shaqiri mos harrohet qe 3 vjet ka qene ish ambasador ne Rusi dhe dic di per Rusine.
Se mos ka dhe faj Rusia. Bankieret e internacionales, Rusine e vertete e c’montuan qe ne 1917-en me Revolucionin Bolshevik. Qe atehere nuk ka pasur me Rusi. Thjesht ka Globaliste Internacionaliste Ruse.
Demo , kujdes kur ndërton shprehjet , se pastaj të dalin në kundërshtim me njëra tjetrën . Jo për gjë po , meqenëse e heq veten “shumë të ditur” . Shaqir Vukaj , sot mund të konsiderohet ISH AMBASADOR , ndërsa në ato 3 vjet ishte AMBASADOR dhe jo ISH .
Qartesisht te gjitha komentet nga i njejti person, ashiqare fare, jeni qesharak, komentet lejohen vetem kur ju leverdis juve. Gazeta leshi
Une, intelektuali do ta kundershtoja ne nje plan fare tjeter repliken e ambasadorit rusne Tirane:
BRSS ISHTE FAJTORI KRYESOR QE URDHEROI ENVER PEDERASTIN TE IMPLEMENTONTE MURTAJEN E MORRIT TE KUQ BOLSHEVIK TE STALINIT NE SHQYPNI DHE QE I TRANSFORMOI SHQYPTARET SI NJE FIS SPIUNESH FANATIKE, KILLERA VRASTARE SI KANIBALE KOMUNISTE PREJ AFRIKE ZULU.
njashtu:
Sic veproi me te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, me burgjet stainishte, me kampet e internim-perqendrimit te tipit GULAG, me Sigurimin e shtetit alla KGB sovjetike, me planet 5 vjecare te Partise dhe me fabrikat e uzinat sovjetike qe prodhonin vetem humbje ne shtet. Nuk ka pse te mburret ambasadori sovjetik me ndihmat ekonomike te Stalinit dhe BRSS pas luftes se ato u levruan vetem pasi Enveri refuzoi ndihmat e Planit Marshall nga SHBA. Ne vitin 1989 ra Muri i Berlinit kur u zgerlaq sistemi komunist kudo ne Bote, kur ekonomia e perqendruar sovjetike ne BRRS kapitulloi perpara sistemit ekonomik kapitalist perendimor, Jugosllavia e Titos dhe Serbia e Millosheviqit nuk ishin para 1990 MIQ te BRSS, perkundrazi konsideroheshin nga Moska si renegate dhe tradhetare te m-l dhe Internacionales Komuniste qe akuzoheshin si sherbetore te Imperializmit Amerikan. Nga ana tjeter masakra e Budapestit ne 1956 dhe e Prages ne vitin 1968 treguan per barbarizmat e papara te ushareve sovjetike te Ushtrise se Kuqe ne vendet qe nuk pranonin te ishin vasale te nje shteti satrap komunist si BRSS.
SHQYPNIA PA KOMUNIZMIN STALINIST SOT DO TE ISHTE NJE ZVICER ME DET NE BALLKAN OSE TE PAKTEN SI LUXENBURGU I BEGATE.
prandaj:
Ambasador LEPURI (Zaitsev) te mos hedhi llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA si replike e gerdalles komuniste Shaqir Vukaj te stervitur nga KGB ne Rusi qe ngre ne qiell e levdon BABA Stalinin dhe pastaj gjasme kritikon me pupla Putinin qe eshte kopje e Hitlerit ne Rusi.
PO PSE TEK KETA GERDALLA KOMUNISTE SI SHAQIR VUKAJ E KENI SHPRESEN JU O AMBASADOR LEPURI I RUSISE?
Shenjat e Rusise I kemi akoma fabrika qe punojne akoma por shenja nga Bota perenimore nuk kemi akoma emigrim varferi vrasje vjedhje asnje fabrike
Fakte historike jane humbjet e territoreve dhe popullsise se shqiptareve AUTOKTONE, ne favor te orekseve te “KELYSHEVE te Rusise” … Serbia ne krye, e pra, pa ndihmen (e sidomos DESHIREN e inkurajimin) e mamase Rusi, kjo, NUK DO TE KISHTE NDODHUR KURRE.Cdo fitore ne lufte e Rusise Cariste ndaj Turqise otomane, perfundonte me TERRITORE e popullsi SHQIPTARE qe shqyheshin nga trungu shqiptar me DHIMBJE, e shkonin ne favor te rritjes se Serbise malit te zi e te tjereve . Montenegro, mali i zi, nje liliput shtet, sa nje mi, guxoi e rrembeu Shkodren…si ka mundesi?! E pra, Janina grekeve, Shkupi serbeve, e Shkodra… kelyshit me te vogel por me oreks te madh te Rusise. Nuk mbulohet dot DIELLI pervelues i fakteve HISTORIKE me shoshen tuaj pa fund z. Ambasador! Statujat e Leninit dhe sidomos Stalinit, shqiptaret i mbajten ne sheshe deri vone, edhe kur gjithe bota, ruset vete i kishin rrezuar. Kjo, dicka duhet t’ju thote z Ambasador. Shqiptaret e duan popullin rus. Ata shqiptare qe kane patur fatin te jetojne e te lidhin fatet me njerezit ruse, nuk flasin vecse mire. Ne duam te bashkjetojme ne paqe e harmoni, por politika e vjeter ruse ka zgjedhur prioritet serbet ne kurriz te shqiptareve, dhe fatkeqesisht JU, SOT, nuk distancoheni nga ato politika te vjetra por i justifikoni dhe i VAZHDONI. Kjo duhet ndryshuar, te tjerat jane fjale ne ere… te pa besueshme.Keshtu duke vepruar, jo vetem qe talleni me ne, por edhe me veten tuaj, me popullin e mire rus qe e do miqesine e vellazerine edhe me ne shqiptaret.
Mbiemrin e paska si snajperi sovjetik ì Stalingradit ne filmin”Armiku ke dera”, vetem se aktoret aty jane te famshmit e Hollivudit,pra Ambasadori Zaitsjev flet si i Rusise por e mendon si Perendimi. Hajde kopil hajde.hahaha
Plaget qe historia e ka hapur popullit dhe trojeve tona jane te shumta por nuk duhen harruar vitet \945 1991 siç thekson Zoti Ambasador, kur ndihma e BRSS, kryesisht e Rusise, iashin te gjtheaneshme per vendin tone. Politikisht, mjafton te vihet ne dukje ndihma e Informbyrose per rrezikun e pushtimit titist te vendit tone ne 1948. Nuk duhet harruar ndihma ushtarake ne luften per shpetimin e territoreve te jugut nga provokacionet greke etj. Nuk duhen harruar ndihma ekonomike dhe bursat qe iu dhane nga Rusia mijra studenteve shqiptare per te studiuar ne universitetet e Moskes, Leningradir etj. Nuk duhen harruar librat shkencore te matematikes, fizikes, kimise , biologjise etj. qe Rusia na i binte falas deri ne vitin 1986 . Nuk duhen harruar qindra pedagoge te njohur rus qe ndihmuan te ndertonim per here te pare shkollat e larta dhe Universitetin tone te Tiranes 1956. Jo te dashur komentues me BRSS e me Rusine jo çdo gje ishte negative. Mjerisht politika e sotme e gabuar imperiale e Putinit, me ultimatumet dhe agresionin ndaj Ukraines ka demtuar edhe marredheniet tona me Rusine. I uroje Zotit Zajcev pune te mbare ne vendin tone dhe te kete besim se populli shqiptar din te dalloje mikun dhe armikun, pavaresisht nga bashkimi i politikes shqiptare me sankcionet ndaj Federates Ruse.
Ambasadori bën detyrën . Nuk mund t’i vihet faj. Ato që thotë kanë ndodhur vërtet. Mardhënit Shqiptaro – Sovjetike kanë njohur ditë prosperiteti. Përveç se me para, kanë ndimuar edhe me “mëndje”. Në universitetet e Bashkimit Sovjetik kanë studiuar të gjithë ixhinjerët, teknikët, artistët, ushtarakët e të gjitha armëve. Me pak fjalë të gjithë ata që u bënë intelektualët e periudhës se pas çlirimit. Por duhet thënë se interesat shtetërore ndryshojnë në bazë të gjeopolitikës. Përgjatë historisë jo gjithmonë ka patur përputhje interesash midis dy shteteve tona. Çdokush e kupton që ne sot nuk mund të mbështesim kundërshtarët e Amerikës. Dhe meqë nuk mundemi s’kemi përse të vrasim mendjen se kush ka dhe kush nuk ka të drejtë.
Shkrimi i Shaqir Vukajt per ambasadorin rus ne Tirane eshte i plote dhe tregon qendrimet armiqesore historike te Rusise ndaj vendit tone. Pavaresisht nga nje periudhe e shkurter mbas L2B, ku BS “ndihmoi” Shqiperine per ta pasur ne influencen e tij, (si ngriti edhe nje baze ushtarake ne Pashaliman), si edhe te gjitha vendet e evropes lindore qe pushtoi mbas kesaj lufte.
Nje pasaktesi nga Vukaj kur thote se ambasadori rus nuk e njeh historine e maredhenieve tona. Une do te thosha qe ai e njeh ate shume mire por do beje papagallin e Putinit.
Do te shtoja nje detaj tjeter nga qendrimet super armiqesore te Rusise ndaj vendit tone. Ne kujtimet e botuara te ambasadorit frances ne Rusi, Maurice Paléologue ne nje takim me carin Nikolla II, ne 21 nëntor 1914, jo shumë kohë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Nikolla II ndau vizionin e tij për një rend të ri ballkanik:
Kostandinopoja duhet të bëhet një qytet neutral, me turqit të dëbuar nga Evropa. Ish territoret turke në kontinentin evropian duhet të shkojnë në Rusi dhe Bullgari.
“Trakia Perëndimore në vijën Enos-Midia duhet t’i jepet Bullgarisë,” ofroi perandori. “Pjesa tjetër, nga ajo linjë deri në brigjet e ngushticave, por duke përjashtuar rrethinat e Kostandinopojës, do t’i caktohej Rusisë.”
Nikolla e konsideroi të gjithë Gadishullin Ballkanik një sferë influencimi rus dhe planifikoi me besim ndryshime territoriale atje:
“Serbia duhet të aneksojë Bosnjën, Hercegovinën, Dalmacinë dhe Shqipërinë e Veriut.
Greqia duhet të ketë Shqipërinë e Jugut me përjashtim të Valonës, e cila duhet t’i caktohet Italisë.
Nëse Bullgaria sillet siç duhet, ajo duhet të marrë kompensim në Maqedoni nga Serbia”.
E tillë ishte politika perandorake ruse në kulmin e saj.
Keto synime u shkruan edhe ne Traktatin e fshehte te Londres, midis Anglise, Frances, Rusise dhe Italise ne 26 Prill 2015.
Ky traktat u be me qellim per te futur ne lufte Italine, si aleate e 3 fuqive te mesiperme ne L1B, ashtu si edhe ndodhi.
Rusi nuk ka patur kurre miq dhe as do te kete ndonje here. Ajo vetem kerkon te pushtoje territore te reja duke bere vetem armiq.