Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori rus: “Të vjetrit dëgjojnë Çajkovskin, të rinjtë na kërkojnë bursa, rusofobia në Shqipëri mbetet e ulët”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ambasadori rus: “Të vjetrit dëgjojnë Çajkovskin, të rinjtë na kërkojnë bursa, rusofobia në Shqipëri mbetet e ulët”
Lajmi i funditPolitike

Ambasadori rus: “Të vjetrit dëgjojnë Çajkovskin, të rinjtë na kërkojnë bursa, rusofobia në Shqipëri mbetet e ulët”

Published: September 26, 2024
Shpërndaje

Konflkti i Rusisë me Ukrainën është reflektuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. Ambasadori rus në Tiranë, Alexey Anatolyevich Zaitsev, në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”, analizon ndryshimet që kanë pësuar raportet mes dy vendeve.

Sipas tij, dialogu normal politik dhe diplomatik me Tiranën ka ngecur dhe te shqiptarët përcillet kryesisht narrativa e Perëndimit në lidhje me konfliktin, që në këndvështrimin e ambasadës ka deformuar perceptimin e audiencës.

“…Përmes llogarive tona në rrjetet sociale, si dhe përmes mediave shqiptare në rastet kur ka një mundësi për të përcjellë këndvështrimin tonë tek audienca e padeformuar. Vërehet një rritje graduale e kërkesës nga shqiptarët e thjeshtë për pasqyrim objektiv të tablosë botërore…”

- Publicitet -

Sipas Ambasadës Ruse në Tiranë, në regjistrin konsullor të misionit diplomatik aktualisht janë rreth 400 persona, ndërsa numri real i qytetarëve rusë në Shqipëri është shumë më i lartë.

Zaitsev shprehet se ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, “rusofobia e përditshme nuk është aq e theksuar në Shqipëri, megjithëse Ambasada ka dijeni për raste kur shtetasve rusë u janë refuzuar shërbime bankare dhe të tjera këtu vetëm për shkak të kombësisë”.

Ftohja e marrëdhënieve me Tiranën zyrtare, që Zaitsev thekson se nuk e ka inciuar Rusia, ka sjellë pasojat e veta edhe në bashkëpunimin ekonomik.

Qarkullimi tregtar dypalësh, sipas tij, në vitin 2023 u ul ndjeshëm, duke arritur nivelin më të ulët të pesë viteve prej rreth 46 milionë dollarë, nga të cilat më shumë se 95% janë eksporte ruse.

Shqipëria vijon të importojë nga Rusia produkte si drithërat (rreth 23 milionë dollarë amerikanë gjatë 2023-shit), plehrat (16.5 milionë dollarë amerikanë), si dhe hekuri, çeliku dhe nafta.

Në një perspektivë më të gjerë, Zaitsev e sheh Ballkanin Perëndimor si shembullin më të qartë të “ambicieve neokoloniale të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, të cilat përdorin rajonin në lojërat e tyre gjeopolitike dhe promovojnë aktivisht ideologjinë e përqendrimit në NATO, e cila është e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe kërkojnë të nënshtrojnë elitat lokale, duke shkatërruar sovranitetin e shteteve ballkanike. Ka shumë shembuj për këtë”.

Duke u ndalur te Kosova, ai thotë se në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, “Uashingtoni dhe Brukseli kanë ndjekur të njëjtin qëllim – ta çojnë zgjidhjen përtej bazës së vetme ligjore – Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për ta detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Perëndimi po ushtron presion mbi Beogradin, duke spekuluar mbi temën e perspektivës evropiane, por zgjidhjet e imponuara janë jetëshkurtra”.

Hapja e bazës së re të NATO-s në Kuçovë, sipas Zaitsev çon vetëm në një “intensifikim të mëtejshëm të tensionit tashmë të paprecedentë ushtarako-politik në Evropë dhe një rritje të pakontrollueshme të rreziqeve të sigurisë”.

Duke iu referuar shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, ai thotë se në muajt e parë të konfliktit, në Shqipëri kanë mbërritur rreth 32 mijë shtetas ukrainas. Por më pas numri i tyre është ulur ndjeshëm. Ndërsa qeveria ka vendosur zgjatjen e lejes së qëndrimit për shtetasit ukrainas me një vit – deri në pranverën e vitit 2025, Zaitsev thotë se nuk ka asnjë masë specifike të autoriteteve ndaj meshkjuve ukrainas në moshë për shërbim ushtarak.

Në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Zaitsev thotë se për shumë vite shqiptarët janë “tërhequr nga hunda”, kjo sepse BE vë gjithmonë të parat interesat e veta strategjike.

“… Sipas mendimit tonë, dinamika e integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojë të përcaktohet nga Brukseli, në radhë të parë nga objektivat e tij strategjikë. Dhe këtu interesat e perëndimorëve dhe shqiptarëve nuk përkojnë gjithmonë. Për shembull, në sfondin e stagnimit të procesit integrues të Shqipërisë, e cila prej dhjetë vitesh po kryen të gjitha reformat në shkallë të gjerë që i janë përshkruar, në dhjetor 2023, për arsye thjesht politike, u mor vendimi për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat ishin krejtësisht të papërgatitura për ta…”

Pavarësisht këtyre, sipas Zaitsev, ka diçka që nuk ka ndryshuar te raporti i shqiptarëve me Rusinë.

“…. Shumica e popullsisë së vendit, veçanërisht brezi i vjetër, mbetet i interesuar për kulturën ruse. Kështu, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe në ambiente të tjera mbahen koncerte muzikore në shtëpi të plota, gjatë të cilave muzikantë interpretojnë vepra të P.I Tchaikovsky, N.A. Rimsky-Korsakov dhe kompozitorëve të tjerë të famshëm. Repertori i trupave të baletit shqiptar përfshin prodhime të tilla si “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesi” etj…”

Sipas tij, i njëjtë mbetet edhe interesi për të mësuar gjuhën ruse.

“…. Ashtu si më parë, aplikantët shqiptarë janë ende duke u rekrutuar çdo vit për të marrë bursa nga Qeveria e Federatës Ruse për arsim falas në universitetet kryesore ruse…”

Mungesën e një force politike shqiptare që mbron normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, ambasadori rus e shpjegon me “frikën e rënies nën një breshëri kritikash dhe etiketimit si “agjent rus”.

Akuzat e hedhur herë pas here për financim të mediave apo përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje, ai i hedh poshtë si pretendime të pabazuara.

“…Vendi ynë akuzohet pa prova jo vetëm për financim të mediave të huaja dhe partive politike, por edhe për përpjekje për të ndikuar në proceset zgjedhore…”

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • intelektuali says:
    September 27, 2024 at 4:12 am

    AMBASADORI ALEKSEJ LEPURI (ZAITSEV) I PUTINIT KERKONTE KTHEJE KOHEN E QEPES TE TRAKTATIT TE VARSHAVES KUR ENVERI KISHTE MBJELLUR MURTAJEN E MORRIT TE KUQ BOLSHEVIK NE SHQYPNI

    Shpresat per kete ja jep cuni i Kristaqit, Killeri i Enverit qe ka mbaruar studimet ne Rusi dhe cuni i tij qe ka mbushur shtetin ne cdo qelize me spiuna te Sigurimit madje edhe Presidentin, Like Floririn eemeroi me doren e vet duke ditur se kishte qene spiun me dosje i Sigurimit kounist, pasraj shkoi dhe pagoi nje spiun te Sigurimit per te korruptuar FBI duke i falur fushate naftes kriinelit komunist, Deripaska, vegel dhe bedel i Putinit qedonte te punesonte vajzen ruse ne FBI me ane te Mc. Gonigal.

    EDI RAMA ESHTE SHPRESA E SERBISE DHE E RUSISE PER ASGJESIMIN E PAVARESISE SE KOSOVES

    Kete me fjale te kamufluara deklarojne LEPURAT e Putinit ne Tirane shiko emisionin TV ne TCH “Rrethi Katror” ku behet hapur propagande ruse putiniste dhe antisemite qe te kuptosh se ku i ka shpresat Putini ne Ballkanin Perendimor

    Reply
  • demo says:
    September 27, 2024 at 4:45 am

    Te respektosh kulturen e Aristokrateve ruse dhe te denosh ekspansionin shovinist sllavo-rus,jane dy gjera te ndara.

    Reply
  • Moni says:
    September 27, 2024 at 5:29 am

    Mendesi aparatciku….Cajkovskin e degjon tere bota, o xhaje! Kush vlereson kulturen nuk kapet pas dogmave raciste dhe shoviniste. Nuk e di sa e larte na qenka perqindja e te rinive qe duan bursa per ne vendin tend, por besoj qe mbetet nje shifer modeste. Gjithsesi, kuptohet qe e ke/keni goxha te veshtire te perceptoni faktin se sot te gjithe jane te lire te studiojne a punojne ku t’ju teket, ne USA, Rusi, Burundi etj nuk ka ndonje cudi ne kete mes. Jetojme ne globalizem. Shendet

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    September 27, 2024 at 6:20 am

    Sakte Demo…..

    Reply
  • intelektuali says:
    September 27, 2024 at 7:32 am

    Fare e pasakte:

    Njesoj si Enveri ne Shqypni pasi masakroi familjen e Carit Romanov, aristokratet dhe intelektualet ruse i vrau dhe i masakroi Lenini me banden e tij vrastare te MORRIT te Kuq bolshevik me urdher nga Kaiseri i Gjermanise pasi kishte humbur luften me Romanovin e Rusise ishte Kaiseri gjerman qe i mbushi nje valixhe me para kriminelit komunist Lenin ishte Kaiseri i Gjermanise qe e hypi ne tren sifilitikun komunist Vladimir Ilic Lenin per te realizuar Revolucionin e Tetorit qe vrau mbi 30 milion ruse dhe ukrainas gjate 1923-1933, kultura e aristokracise ruse u zevendesua me kulturen e Partise Bolshevike qe bente thirrje per Internacionalen Komuniste dhe qe i beri ruset sovjetike fanatike si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, njashtu sic kane mbetur deri me sot kriminela, killera dhe vrastare

    qe;

    PER DASHURINE JAPIN JETEN, POR PER PARTINE JAPIN DASHURINE

    He mo bole fanatike te Enverit kush i ka shkruar keto vargje mbreselenese te fanatizmit komunist?

    Reply
  • mali says:
    September 27, 2024 at 9:19 am

    Shikoni si I josh te rinjte te shkojne per studime ne Rusi?
    Po te ishin kushte normale asgje te keqe.Sot kerkojne spiuna te rekrutuar nga rinia.
    Edi Rama u deconspirua si agjent serb e rus dhe sherbetor I shume zoterinjve.
    Asnje nuk I a ka nevojen vecse mafies se Von de……europiane.

    Reply
  • NKVD says:
    September 27, 2024 at 9:26 am

    Ky Ambasadori Marksist i Putinit duhet ta kishte perifrazuar ndryshe. Te vjetrit po i dergojme lart me SPUTNIK ku inkorporihen dhe bustera reaktive Phizer, kurse te rinjte po i robotizpjme me smartfona dhe AI-ne e Mira Muratit.

    Reply
  • Korrigjuesi says:
    September 27, 2024 at 11:49 am

    “Liberty and love
    These two I must have.
    For my love I’ll sacrifice
    My life.
    For liberty I’ll sacrifice
    My love.”
    ― Sandor Petofi

    (ska Parti ketu)

    Reply
  • Katiu says:
    September 27, 2024 at 3:09 pm

    “ Për dashurinë japin jetën , por për partinë japin dashurinë “

    Intelektuali i drejtohet publikut , hë mo , kush e ka shkruar këtë ?

    Edhe unë këtu hyjë në publik, prandajë po përgjigjem .
    Thënia e mësiperme është thënie e vetë intelektualit dhe e askujt tjetër .
    Sandër Petefi , poet dhe revolucionar i madh i shekullit të XlX ,që njihet si hungarez , por në fakt ka origjinë sërbe , ka shkruar :

    Për dashurinë jap jetën , por për lirinë jap dashurinë !

    Këtë , intelektuali ynë e përdhos , e kthen me kokëposhtë pęr të dalë atje ku do ai .

    Lenini për intelektualin është një njeri ordiner , kurse për malësorin Bajram Curri dhe për qindra milionë njerëz në botë , është një hazret .

    Kapitalistet, shtypësit dhe shfrytëzuesit e popujve dhe sherbëtoret e tyre , kanë të drejtë ta urrejnë Leninin – Leninin e madh , gjenialin Lenin !

    Reply
  • Edi says:
    September 27, 2024 at 7:42 pm

    Shqiptaret nuk kane asgje me popullin rus dhe kulturen e ruse te krijuar ne vite..!Admirimi per veprat e shkelqyera te shkrimtareve dhe kompozitoreve ruse me fame boterore nuk ngaterrohen me qendrimet e klikes putiniste qe drejton Rusine tash kaq vjet ,duke u bere rrezik i vazhdueshem dhe kercenim per paqen ne bote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?