Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja e BE i dorëzon Ballukut raportin e KE për Shqipërinë: Shqetësim liria e fjalës, duhet progres
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ambasadorja e BE i dorëzon Ballukut raportin e KE për Shqipërinë: Shqetësim liria e fjalës, duhet progres
KryesorePolitike

Ambasadorja e BE i dorëzon Ballukut raportin e KE për Shqipërinë: Shqetësim liria e fjalës, duhet progres

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

 

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann një ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, tha se vendi ynë me nisjen e procesit të negociatave “do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm”.

“Duhet udhëheqje e fortë politike për të dhënë ato reforma që duhen për të ecur në procesin e negociimit”, tha ambasadorja, teksa theksoi se raporti ka ngritur shqetësim për lirinë e fjalës dhe se fushata e baltosjes dhe kërcënimit të gazetarëve nuk është përmirësuar.

- Publicitet -

“Realiteti i ri gjeopolitik, lufta e Rusisë, i ka afruar më shumë BE dhe shtetet e BP e ka kërkuar solidaritet. Zgjerimin e BE e ka vendosur në krye të agjendës evropianë. Lufta ka treguar se anëtarësimi është spirancë e fortë për begatinë e paqen e sigurinë.

Çështja e parë themelore është që në një kontekst sfidues. Shqipëria ka mbajtur qëndrim shumë të qartë për rolin e saj si partnere e besueshme e BE. Roli tejet i rëndësishëm në KS të OKB.

Çështja e dytë themelore, 19 korrik e konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë që u çelën negociatat për anëtarësim.

Jemi në fazë të re të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Raporti jep një vlerësim të drejtë për gjendjen ku është vendi, fushat ku duhet bërë më shumë dhe ofron udhëzime për hapat që duhen ndjekur.

Shqipëria ka rastin të arrijë vendet të tjera  dhe do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm. Duhet udhëheqje e fortë politike për të dhënë ato reforma që duhen për të ecur në procesin e negocimit.

Raporti vë në dukje vendimin e Kuvendit për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, dhe ndryshimet në strukturën e integrimit me kryenegociatoren, i bën thirrje qeverisë që të fokusohet fort në avancimin e agjendës së reformave me opozitën dhe gjithë shoqërinë.

Në fushën e sundimit të ligjit, raporti vë në dukje se fusha kyçe kërkojnë vëmendje të veçantë si rritja e eficiencës së sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe trajnimin e magjistratëve.

Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillim i një bilanci të fortë. Tani më e rëndësishme që Shqipëria ka nisur negociatat.

Liria e fjalës në raport ngrihet si shqetësim,  pavarësia e medias e cilësia e gazetarisë pengohen nga një gërshetim interesash potike e keqinformimi shfaqet here pas here.

Në raport vihet re se atmosfera e fushatave të baltosjes e akteve të frikësimit të gazetarëve nuk është përmirësuar e ne do e ndjekim nga afër.

Veprimet ë tjera duhen për fuqizimin e mbrojtjes së të dhënave.

Mos harrojmë se reformat për të cilat bëhet fjalë janë për arsye që Shqipëria të arrijë standartet e BE e përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne me kersheri presim bashkepunimin me qeverine shqiptare”, tha ambasadorja e BE.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Km says:
    October 13, 2022 at 3:58 pm

    Zonja ambasadore. Ne vendi tend, nese nje gazetar ben thirrje ‘rrembeni armet”, cdo te ndodhte? Kjo si DHE shpifjet, lajmet e rreme, akuzat e pabazuara qe hyne ne kategorine”fyerje per shkak te detyres”apo prekje e dinjitetit te personit, Mos valle Jane e drejte e gazetarit per te llapur? E pra, nje pjese e shtypit DHE mediave Jane mbushur plot DHE asnje pengese nuk Kane patur. A nuk eshte tolerance ndaj ketyre gazetareve te pacipe fakti qe nuk denoncohen?A jemi keshtu te “barabarte Para ligjit? Shkurt, jeni ju we mbeshtesni padrejtesine.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 13, 2022 at 5:48 pm

    o KerMe, e drejta e gazetarit eshte detyre te llapi
    Denonconi Sportelistet e PPPve, koncesioneve dhe Ndertuesit e RRugeve qe grabisin miliarda nga Buxheti i shtetit, pastaj ne fund, per llogje, merruni dhe me llafe fshati,
    He moj dhiare e Ramutit, se paske mesuar tolerancen ti..dhe ligjin
    Copa kermash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?