Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Greenfield: Vota e Shqipërisë në KS po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Greenfield: Vota e Shqipërisë në KS po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës!
BoteKryesore

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Greenfield: Vota e Shqipërisë në KS po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës!

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Në intervistën që Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield dhe ambasadori shqiptar Ferit Hoxha dhanë në Opinion, ata folën edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në OKB për çështjen e Ukrainës.

Ambasadori Hoxha tha se të jesh bashkëpenëmbajtës do të thotë të jesh në ballë të një çështjeje. “Pra, bashkëpenëmbajtja për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara na bën propozuesit e parë për gjithçka që do të ose mund të ndodhë në Këshill”, tha Ambasadori.

Ndërsa Ambasadorja Thomas-Greenfield, tha se vota e Shqipërisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës dhe shtoi se zëri i ambasadorit shqiptar si bashkëpenëmbajtës është po aq i fortë sa zëri i saj.

- Publicitet -

Blendi Fevziu: Sigurisht, të jemi pak më të hapur. Dakord, bashkëpunojmë, jemi miq të ngushtë, por Amerika është Amerikë. Shqipëria si vend i vogël mund të ndihmojë me disa gjëra, por vërtet, keni nevojë për ndihmën tonë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota…

Blendi Fevziu: Me të vërtetë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota në Këshillin e Sigurimit dhe çdo votë ka rëndësi. Dhe vota e Shqipërisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës. Dhe kur jemi në Asamblenë e Përgjithshme, secila votë është e barabartë. Pra, po, mund të jetë vend i vogël, por është një vend i vogël që mban më shumë peshë.

Blendi Fevziu: Jeni e kënaqur me ambasadorin tonë në Kombet e Bashkuara?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund të isha më e lumtur se sa jam me ambasadorin tuaj në OKB dhe me vendin tuaj në përgjithësi. Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm, një partneritet vërtet i fortë që kemi kur punojmë për çështjet, qoftë kur merremi me situatën në Ukrainë, kur merremi me sulmin e fundit nga iranianët kundër sistemit tuaj kibernetik, po punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë dhe është një partneritet që do të mbetet gjithnjë i fortë.

Blendi Fevziu: Normalisht në fund të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, do ju pyes, a ngelët të kënaqur me Shqipërinë? Sepse tani jemi në mes të mandatit. Por, po pyes Ambasadorin, çfarë do të thotë për ju të jesh bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara në OKB?

Ambasadori Hoxha: Faleminderit Blendi që e bëtë këtë pyetje sepse është shumë e lehtë për t’u shpjeguar. Të jesh bashkëpenëmbajtës praktikisht do të thotë të mbash penën, pra të shkruash variantin e parë, të propozosh ose…

Blendi Fevziu: Të shkruash me dy duar…

Ambasadori Hoxha: Ndonjëherë, në kompjuter, po. Por do të thotë të jesh në ballë të një çështjeje. Pra, bashkëpenëmbajtja për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara na bën propozuesit e parë për gjithçka që do të ose mund të ndodhë në Këshill. Dhe jemi të parët që thërrasim mbledhje. Jemi të parët që propozojmë dokumente si projekt-rezoluta. Jemi të parët të propozojmë ndonjë deklaratë të përbashkët…

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Dhe negociojmë bashkë edhe me anëtarë të tjerë. Pra, zëri i tij është po aq i fortë sa zëri im si bashkëpenëmbajtës, sepse po negociojmë me partnerët tanë për të siguruar mbështetjen e tyre për rezolutat që hartojmë.

Blendi Fevziu: Në Kombet e Bashkuara.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vlora says:
    November 8, 2022 at 11:17 pm

    Ambasadori i tanishem i Shqiperise ne OKB, u emerua aty si shperblim per faljen e detit Greqise. Ne ate kohe, z. Ferid Hoxha, ne mos gaboj, ishte sekretar i pergjithshem i ministrise se jashtme dhe anetar i grupit te punes per detin.
    Te besh cfare thote Amerika eshte nje gje, ndersa te mbrosh te drejtat e atdheut tend perballe hijenen Greqi eshte gje tjeter.

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 11:53 pm

    Vota e Shqiperise vlen sa vita e Amerikes.Por vota e Amerikes nuk vlen sa vota e Shqiperise.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 9, 2022 at 6:59 pm

    1.
    Zonja Greenfield po na respekton per “Qendrimin e Shqiperis”.
    Keto nuk jane “fjale boshe”, sepse jane “pika referimi”, per ne, Shqiptaret.

    2.
    I sherbejne mbrojtjes te interesave te kombit.
    Nuk ka komb pa njerez, pra ne te gjithe do jemi perfituse.
    Me te sigurte, me kushte ekonomike e politike me te favoreshme.

    3.
    Do kemi me shume oprtunitete qe po ti perdorim dhe justifikojme,
    me nje “Pune Dinjitoze”, qe eshte “karakteristike per popullin tone”,
    do hecim perpara.

    4.
    Vetem ato qe duan si shperblim “Racione te Majme me Pak Pune”
    mund te jene te konfuzuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?