Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja e SHBA në Athinë vizitë në Kryeministri, historiani: Ja kush ishte biznesmeni që e shoqëronte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ambasadorja e SHBA në Athinë vizitë në Kryeministri, historiani: Ja kush ishte biznesmeni që e shoqëronte
Lajmi i funditPolitike

Ambasadorja e SHBA në Athinë vizitë në Kryeministri, historiani: Ja kush ishte biznesmeni që e shoqëronte

Published: March 15, 2026
Shpërndaje

Vizita e papritur në Tiranë e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama ka ngritur pikëpyetje dhe diskutime në media, pasi takimi u zhvillua pa njoftim paraprak zyrtar.

Ambasadorja mbërriti në Kryeministri në një vizitë të konsideruar nga disa media si “misterioze”, ndërsa nuk pati deklaratë të detajuar nga institucionet për arsyen e takimit.

Vizita u bë publike vetëm pasi u publikuan pamje të mbërritjes së saj në zyrën e kreut të qeverisë.

- Publicitet -

Historiani i njohur Arben Llalla, ka zbuluar se në prapaskenë të këtij takimi është emri i biznesmenit grek, Aleksandër Eksarku, shkruan Vox News.

Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë vizitë misterioze në

Historiani Arben Llalla

Ai është një nga figurat e njohura të sektorit të infrastrukturës dhe energjisë në Greqi dhe drejton kompani që operojnë në projekte të mëdha në Ballkan.

“Exarchos” mund të ketë pasur rol në organizimin ose ndërmjetësimin e takimit, për shkak të interesave të kompanive të tij në projekte infrastrukturore dhe energjetike në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë vizitë misterioze në

Aleksandër Eksarku

Megjithatë, për këtë pretendim nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga institucionet shqiptare apo amerikane.

Takimi mes Ramës dhe Guilfoyle është lidhur me projekte strategjike energjetike në rajon, përfshirë diskutimet për infrastrukturën e gazit dhe investime të mundshme në sektorin energjetik në Ballkan.

Pavarësisht interesit të madh mediatik, detajet e plota të këtij takimi mbeten ende të paqarta, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë një sqarim të plotë mbi qëllimin e vizitës së ambasadores amerikane në Tiranë.

Media greke e lidhin takimin e ambasadores amerikane me kryeministrin Rama, me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon.

“Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë.

Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri.

Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

Raportimi thekson se zhvillimi i infrastrukturës për LNG është kthyer në një çështje strategjike, veçanërisht pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve të Evropës për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Media greke vërejnë gjithashtu se diskutimet për një projekt të mundshëm LNG në Shqipëri vijnë në një moment kur Greqia synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit, përmes projekteve si terminalet LNG dhe rrjetet e interkoneksionit.

Çfarë është terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror?

Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG).

Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese.

Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.

Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit.

Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Kronikani says:
    March 15, 2026 at 4:35 pm

    Historiani i njohur Arben Llalla?! Hahahhahh. Ku ka vajtur gazetaria, se historise vari leshte. Nje tip qe ka mbaruar universitetin e Tetoves, qenka historian i njohur

    Reply
  • nastradini says:
    March 15, 2026 at 5:05 pm

    O gazeta DITA:

    PO KU I GJENI KETO LLOGJE BUDALLI QE SHKRUAJNE PA PIKEN E PERGJEGJESISE TEKNIKE KATUNARE DRIU ME PRE?

    Por cfare do te thoni me keto idiotesira qe nuka kane asnje vlere llogjike:

    “Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.”

    dhe pak me poshte idiotesia vazhdon me llogje te tjera budalli akoma me absurde:

    “Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz. Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit.”

    Keto teza jane kaq absurde sa te fyejne inteligjencen, sepse ne radhe te pare ne Igumenice te Greqise ekziston dhe punon normalisht nje terminal i ngjashem te gazit te lenget metan (gaz natyror), ja cfare shkruan interneti:

    “Terminali i LNG-së në qytetin grek të Aleksandropolis, në të cilin operatori bullgar i gazit Bulgartransgaz ka 20% të aksioneve, është tashmë funksional. Kjo u njoftua të martën nga operatori i objektit, Gastrade. Terminali do të lejojë furnizime me LNG (gaz metan i lenget) në Bullgari, Greqi, Rumani, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë në verilindje dhe në Hungari dhe Sllovaki në veriperëndim. Është çelësi për zgjerimin e mundësive për furnizime me gaz nga burime të ndryshme në vendet e rajonit, të cilat deri vonë vareshin kryesisht nga gazi natyror rus. Objekti ka një kapacitet prej 5.5 miliardë metrash kub në vit. Terminali i LNG-së në Aleksandropolis përbëhet nga një strukturë lundruese për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, një tubacion nënujor dhe tokësor që lidh strukturën me sistemin TAP dhe sistemin kombëtar grek të transmetimit të gazit. Struktura u projektua, u ndërtua dhe u operua nga kompania Gastrade. Aksionarët e saj janë operatori bullgar i transmetimit të gazit Bulgartransgaz (me 20%), furnizuesi shtetëror grek i gazit DEPA, kompania greke e transmetimit të gazit DESFA, kompania greke e transportit detar të LNG-së Gaslog dhe Elmina Kopeluzou, e cila është ndër themelueset e kompanisë. Ndërtimi i terminalit filloi në vitin 2022. Sasitë nga terminali mund të sigurojnë furnizime me gaz natyror për Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për Moldavinë dhe Ukrainën në lindje, si dhe për Hungarinë dhe Sllovakinë në veriperëndim. Problem eshte kostoja e larte e gazit te lenget metan, nekrahasim me gazin qe vjen nga pellgu i Kaspikut, por terminali do t’i lejojë vendeve te rajonit të importojnë gaz natyror nga burime të ndryshme. Kjo është me rëndësi kyçe pasi Rusia ndaloi furnizimet me gaz natyror në vitin 2022. Terminali është i lidhur me ndërlidhësin TAP. Ai hyri në funksion pas vitesh vonesash në vitin 2022. Kjo lidhje e detyruar eshte e nevojshme për të zëvendësuar plotësisht importet nga Rusia. Çfarë do të ndryshojë lidhja e gazit me Greqinë? Kompania shtetërore bullgare e gazit Bulgargaz ka një kapacitet të rezervuar prej 1 miliard metrash kub në vit për një periudhë prej 10 vitesh, domethënë deri në vitin 2034 qe krijon siguri ne funksionimin e sistemit te furnizimit me gaz te vendeve te rajoni ne situate krize, megjithe cmimin e larte te gazit te lenget meta. Kompania bullgare e gazit tha se përfshirja e gazit natyror të lëngshëm nga Aleksandropolis në përzierjen energjetike “garanton plotësisht sigurinë e furnizimeve me gaz për sezonin dimëror”.

    KU ESHTE SHQYPNIA PA PORTE DHE PA RRJET SHPERNDARJE NE KETE SKEME GAZI NATYROR?

    Reply
  • Vl says:
    March 15, 2026 at 5:07 pm

    Ore mire e kini ju me keto projekte. Po keto qe dalin ne shtyp pa u then nga qeveria sikur nuk me pelqejn. Si sazani doli ne gazeten new-york tims pa ditur as gje populli yn s’y pa trembur qe te rruan rakin.

    Reply
  • Aldrin says:
    March 15, 2026 at 5:49 pm

    Tani dhe nje terminal Lundrues, se anijet lundruese te Kimetes nuk po vjedhin dhe aq shume.
    Na duhet te marrin dhe greket e Ramutit, Te mos i leme dhe ata pa u pasuruar me parate e qiptareve

    Reply
  • Remo says:
    March 15, 2026 at 8:38 pm

    Paska dalur te vere kujen turku Arben Llalla. Po nuk te iken Rama nga preheri i Erdogenit more mbeturine osmanllinjsh, jo! Sa per kete “Terminalin lundrues per gazin e lengshem natyror” ka dhene nje shpjegim te sakte pak dite me pare kur u dha lajmi i vizites se ambasadores, komentuesi @Nastradini …

    Reply
  • chp says:
    March 16, 2026 at 12:04 am

    Jam i shokuar jo vetem nga veshja ekstravagante e zonjes K.A.G…jo vetem nga qe zonja ne fjale eshte kritikuar fort operacjonet plastike te tepruara per nje dipllomate..jo vetem qe eshte martuar me 4 burra dhe eshte divorcuar dhe tani eshte “beqare”por me e renda eshte ardhja ne mes te nates..megjithate le te mos e ngacmojme te jeta private kete zonje gjysem portorikane gjysem irlandeze..Por me vjek keq se Rama i kthyer ne kufome politike i kercenuar nga Spaku dhe molotovet e Usaliut eshte gati tja kaloje dhe Esat Pashe Toptanit per te shpetuar…
    Ajo qe me ben pershtypje teper te madhe eshte fakti qe thuhet me siper se Rama ne vitin 2000 paska shkuar ne universitetin Harvard me burse greke si grekofon..eshte shume e rende..Nese ky fakt eshte i vertete eshte FATKEQESI KOMBETARE..por nese genjen Lalla ky i fundit duhet arrestuar…do mireprisja ndonje sqarim per Harvardin e palikarit Rame..ne vitin 2000 ??

    Reply
  • nastradini says:
    March 16, 2026 at 8:28 am

    vazhdon:

    I vetmi emision TV qe e trajtoi me vemendje te posacme kete ceshtje ENIGME te vizites se amabsadores MINIFUND amerikane ne Tirane ishte “Zone e Lire” e MCN TV me drejtues emisioni gazetarin Arian Cani, por me shume mangesira teknike dhe mosnjohje totale te rrjetit te shperndarjes se gazit natyror (metan) ne Ballkan, ne spjegimin e cunguar: Pse zbarkoi ne mes te nates ambasadorja amerikane e Greqise Kimberly me MINIFUND ne Tirane? Sepse argumenti qe ambasadorja plakaruqe 60 vjecare erdhi per nje puthje erotike me palloshin e Belindes, ky argument prej budalli nuk i mbush mendjen as dudumit me fanatik te Rilindjes enveriste. Gazeta DITA vazhdon t’i bjere qemones se Kimberly MINIFUNDI i Greqise erdhi per pune biznesi e yshtur nga biznesmeni grek Aleksandros Eksarku per te shitur gazin e lenget metan LNG amerikane ne rajon, qe eshte nje enderr e Donald Trump qe ne Presidencen e tij te Pare per ta bere Ameriken e Madhe, por ky argument bie ndesh me llogjiken elementare, sepse ne radhe te pare nje terminal i tille i gazit LNG ekziston dhe punon normalisht ne Alexandroupolis te Greqise, qe madje eshte lidhur me tubacionin TAP, vetem se sasite e gazit te lenget qe vjen me anije cisterna dhe futen pas gazifikimit ne sistemin TAP jane shume te vogla ne krahasim me sasine e gazit te Azerbaxhanit qe vjen nga pellgu i Kaspikut per shkak te cmimit te larte te gazit te lenget, i cili lengezohet ne nje proces te kushtueshem dhe pastaj avullohet perseri per t’u futur ne rrjetin normal te gazit metan te tubacionit TAP. Ursula fon der Leyen ishte ajo qe inaguroi me buje terminalin e gazit LNG ne Alexandroupolis me gjithe cmimin disa here me te larte se gazi i TAP nfa Azerbaxhani me argumentin: “Luftes ne Ukraine dhe Putinit nuk i dihet, le te kemi nje furnizmim te sigurt”, qe gezoi pa mase Presidentin Trump. Mirpo ketu lind pyetja: Ku do ta coje Edi Rama gazin e lenget si “frengu pulen” te anijeve cisterna pas procesit te gazifikimit? Sepse Shqypnia qe nga injoranca dhe babezia e pushtetit te korruptuar nuk fiton asnje takse tranziti per gazin e lire te Azerbaxhanit, nuk ka asnje rrjet shperndarje te gazit brenda vendit, madje nuk mund te furnizoje me gaz te lire nga TAP as TEC e Vlores qe ri si Permendore e Injorances ne Drejtimin e Shtetit, ku do ta coje Edi Rama dhe biznesmeni grek gazin e lenget si “frengu pulen” nga anijet cisterna ne stere? Ja po te mendojme qe do te ndertohet nje tubacion i ri gazi si TAP per ne Mal te Zi, qe nuk do te kaloje permes Alpeve dhe Bjeshkeve te Nemuna U-BU-BU, por gjate linjes se bregdetit, per te shkuar ne Kroaci dhe nga andej ne BE, por edhe ky argument qe u hodh ne emisionin “Zone e Lire” te MCN TV nga paneli debatues nuk ka vlera llogjike, sepse anijet cisterna mund te ankorojne direkt ne portet malazeze apo kroate, qe jane me te sigurta se portet imagjinare shqyptare dhe kesisoj kostot e transportit te gazit te lenget LNG do te uleshin ndjeshem dhe nuk do te kishte nevoje per investime me miliarda euro per te ndertuar nje tubacion budalla te ri ai ai TAP ne Shqypni, atehere:

    PSE ZBARKOI NE MES TE NATES AMBASADORJA AMERIKANE E ATHINES NE TIRANE?

    Argumentat e mesiperm perjashtojne versionin e biznesit me gazin e lenget si “frengu pulen” qe nuk e do askush aktualisht asnje nga vendet e BE (sasite e gazit LNG ne terminalin e Alexandroupolis qe injektohen ne TAP jane 2-3 % e gazit te lire, qe vjen nga Azerbaxhani) dhe perseri mbetet varur pyetja:

    PSE ZBARKOI NE MES TE NATES AMBASADORJA AMERIKANE E ATHINES NE TIRANE?

    Pergjigjen le ta jape SPAK.

    Reply
  • Mesuesi says:
    March 16, 2026 at 1:04 pm

    “Historiani” i panjohur “investigativ” nuk di te drejtshkruaje SHQIPEN.

    Reply
  • nastradini says:
    March 16, 2026 at 3:10 pm

    “…O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI…”

    Keshtu kane shkruar ne origjinal te paret tane, ndersa injoranti pa shkolle, homo-pederasti i Bimbashit Enver Hoxha i thonte Nexmjijes: “Hajde ne shkojme ne PILL per nje shetitje,

    ndersa mesuesit BAJGA te Enverit shkruanin:

    ME SHEQER, O ME SHEQER
    TE NA ROJE SHOKU ENVER!

    Reply
  • chp says:
    March 16, 2026 at 4:46 pm

    perseritje :
    Ajo qe me ben pershtypje teper te madhe eshte fakti qe thuhet me siper se Rama ne vitin 2000 paska shkuar ne universitetin Harvard me burse greke si grekofon..eshte shume e rende..Nese ky fakt eshte i vertete eshte FATKEQESI KOMBETARE..por nese genjen Lalla ky i fundit duhet arrestuar…do mireprisja ndonje sqarim per Harvardin e palikarit Rame..ne vitin 2000 ??
    Shenim;
    Nese dikush jep fakte te sakta per Ramen qe ne vitin 2000 ka studjuar ne Harvard me burse greke si grekofon ( qofte dhe per disa muaj si trajnim )do te paguaja shume..nese me jepni mundesi te dergoj parate (dollaret) sipas rregullave
    personin qe do vertetonte kete fakt do ta quaja jo vetem intelektual te vertete por dhe atdhetar
    faleminderit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?