Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit
AktualitetPolitike

Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Published: October 21, 2022
Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim po zhvillon një vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vizita vjen një ditë pas mesazhit të fortë që tha ambasadorja në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të ndalojnë.

Ajo shtoi se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara dhe po fillon të japë rezultate reale.

- Publicitet -

“Ata që e kundërshtojnë këtë ecje përpara, ata që nuk do të donin rezultate të prekshme, po i dyfishojnë përpjekjet e tyre. Ata do të donin ta tërhiqnin zvarrë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjyqtarët dhe prokurorët mund të bliheshin, apo kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë nuk e besonin se mund të ekzistonte drejtësia në gjykatë, se ata mund të kishin pushtetin, paratë, apo lidhjet për të ndërtuar një jetë për veten e tyre në këtë vend, për veten dhe fëmijët e tyre”, theksoi ambasadorja.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim deklaroi se “për një kohë të gjatë, mënyrat e vjetra kanë ngulmuar. Prandaj, të gjithëve ju, juve që doni të zvarritni Shqipërinë prapa në të kaluarën, ta zvarritni atë me shkelma e ulërima, me njerëzit që vuajnë, juve them: Ndalni. Ndalni. Kohës tuaj i ka ardhur fundi. Koha e të bërit telefonata, e të dërguarit emisarë, e të dërguarit dhurata, e kërcënimeve për të zbuluar sekrete të errta nga një e kaluar e shëmtuar, e premtimit të dhuratave, të cilat nëse pranoheshin, hidhnin bazat për një tjetër sekret të errët, për një tjetër të ardhme të errët. Ajo kohë ka marrë fund. Ju i shijuat privilegjet tuaja, ju e shijuat imunitetin tuaj, i mbushët xhepat tuaj, i mbushët xhepat e fëmijëve tuaj, të miqve tuaj! Ndalni – ka marrë fund! Koha juaj ka marrë fund!”

“Ka ardhur koha t’i lini njerëzit e zakonshëm të jetë të lirë, vërtetë të lirë. Ka ardhur koha që t’a lini popullin shqiptar të besojë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të qëndrojnë, se ekziston një e ardhme më e ndritur, se ka dënim për ata që kryejnë krime, se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Këtë duhet të bëjë Gjykata Kushtetuese dhe këtë është përpjekur të bëjë në vitet e fundit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, këtë duhet të bëjë çdo prokuror. Mjaft iu përgjigjët atyre telefonatave. Mjaft pranuat dhurata. Mjaft u frikësuat nga ato kërcënime. Lërini shqiptarët të marrin frymë. Lërini të jenë të lirë. Lëreni Shqipërinë të jetë e shkëlqyer”, nënvizoi Kim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?