Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
BoteLajmi i fundit

Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Published: August 28, 2026
Shpërndaje

Një grup kongresmenësh dypartiakë në SHBA kanë ndërmarrë një nismë të fortë ligjvënëse duke i dërguar një paralajmërim të prerë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Projektligji i prezantuar nga anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kërkon vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e vizave për individët që minojnë proceset demokratike, paqen dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.

Gazeta The Hill shkruan se, reagimet dypartiake kundër Vuçiçit bien në kontrast të thellë me marrëdhënien përgjithësisht të ngrohtë që udhëheqësi serb prej shumë kohësh ka ndarë me Presidentin Trump.

- Publicitet -

Pavarësisht se Donald Trump e cilëson marrëveshjen e vitit 2020 mes Serbisë e Kosovës si arritje kyçe paqeruajtëse dhe Aleksandër Vuçiç pretendon mbështetjen e serbëve ndaj tij, nisma e re e kongresmenëve amerikanë godet drejtpërdrejt udhëheqësin serb.

Ky projektligj shërben si një mesazh i fortë solidariteti me protestat dyvjeçare të studentëve kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit shtetëror, të cilat u ndezën pas tragjedisë hekurudhore të nëntorit 2024 ku humbën jetën 16 persona.

“Nën Presidentin Vuçiç, Serbia është larguar qëllimisht nga Sundimi i Ligjit dhe është afruar më shumë me armiqtë e lirisë si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran.Pavarësisht protestave të përhapura kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiçit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, tha Wilson në një deklaratë për The Hill, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.

Projektligji i prezantuar nga kongresmenët amerikanë Keating dhe Wilson e bën të qartë se demokracia, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duhet të mbeten shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi.

Përveç kësaj, nisma vjen në një kohë dyshimesh mbi zgjedhjet e paralajmëruara për në tetor, pasi raportet ndërkombëtare si Freedom House vijojnë ta rendisin Serbinë si “pjesërisht të lirë” për shkak të gërryerjes së të drejtave civile dhe presionit ndaj medias e opozitës. Në këtë kuadër, legjislacioni i ri vë në dyshim edhe ecurinë e “dialogut strategjik” të nisur së fundmi mes dy vendeve, pavarësisht kontakteve të Vuçiçit me rrethin e afërt të Donald Trump.

Kongresmenët i kërkojnë Departamentit të Shtetit që certifikimi i këtij dialogu të kushtëzohet me përparimin e Serbisë në katër fusha kyçe: ndërprerjen e ndikimit të fuqive rivale, garantimin e zgjedhjeve të lira, reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit e tubimit. Nëse këto kushte nuk plotësohen, projektligji kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dialogut strategjik dhe të të gjitha financimeve përkatëse nga Uashingtoni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
  • Në fron prej 35 vitesh, ndahet nga jeta monarku i Norvegjisë, Mbreti Harald
  • Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen, evakuohen banorët
  • Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh sot në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Komentet e Fundit

  1. Kontrovers on “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  2. E vërteta dhëmb on Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  3. fintechbase on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  4. durrsaku on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. durrsaku on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?