Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amnistia fiskale, KE ka rezerva: Do dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Amnistia fiskale, KE ka rezerva: Do dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave
EkonomiKryesore

Amnistia fiskale, KE ka rezerva: Do dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Ndryshimet në projektligjin e amnistisë fiskale kanë nxitur një reagim negativ nga Komisioni Evropian ku thuhet se do të dobësonte kontrollet e vendit kundër pastrimit të parave.

Reagimi është bërë pas Takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë

Në projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. Në faqen zyrtare të BE-së nënvizohet si problem pasi rezidentët jotatimorë, do të importonin para për të përfituar nga amnistia.

- Publicitet -

‘Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Kjo do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për anëtarët e BE-së. Shtetet dhe partnerët e tjerë dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin.’- thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Për sa i përket tatimeve, Komisioni mirëpriti faktin që Shqipëria është juridiksioni i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD-së dhe ka përmirësuar shpejtësinë e rimbursimit të TVSH-së, por shprehu keqardhje që miratimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave është vonuar.

Çfarë është amnistia fiskale:

Amnistia fiskale është një vendim legjislativ i një qeverie ose një parlamenti për të falur ose për të anuluar të gjithë detyrimet e prapambetura, kryesisht me natyrë fiskale që individët apo institucione të ndryshme kanë në raport me pagesat që nuk kanë kryer dhe mos të jenë inkorrekt me sistemin fiskal të vendit. Në natyrën e tyre amnistitë janë të pjesshme ose të plota. Të pjesshme janë kur nënkuptojnë disa sektor ose disa kategori biznesesh ose individësh dhe janë të plota kur aplikohen në shkallë të gjerë pa bërë dallim politik, social apo ekonomik.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrin says:
    July 5, 2022 at 8:59 pm

    Ligjeron parate e paligjshme. Lum si kriminelet e shtetit, deputete dhe ministra. Ata kane cte deklarojne

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 6, 2022 at 3:32 am

    Pastrimi I parave ne Shqiperi?
    Ke demton ky fenomen me shume.Demton Europen.Ndersa Shqiperia,ne kete gjendje,meketo para te zeza qe vijne nga jashte saj,mer pak oksigjen qe i duet per mbijetese.Europa qe nga Franca deri tek Bullgaria e mban vetem per vehte,oksigjenin e perbashket.Larja demton ata dhe le ta beje Edi pak,derisa Europa,ja mohon shqiptareve.Kosoves Shqiperise,MK etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?